Author: tirana

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin ka reaguar duke iu përgjigjur deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili ndër të tjera tha se Beogradi ka legalizuar termin ofendues “šiptari”. Vulin u shpreh se fjala “šiptari” nuk është ofenduese, se është një sinonim i fjalës “shqiptar”, dhe sipas tij, Kamberi duhet të ndalojë së mësuari serbët se si duhet të flasin. Në vijim të fjalës së tij, Vulin tha se sot kishte pritur t’ia thoshte në sy Kamberit, por ky i fundit nuk ishte në parlament. “Šiptari” ka të drejtë të flasë në gjuhën e…

Read More

Finem ka reaguar për herë të parë pasi u raportua se ishte përfshirë në një konflikt fizik me reperin nga Kosova, Don Xhon. Ai ka mohuar spekulimet se ka pasur një përleshje mes tyre, por nuk ka hezituar të thumbojë Don Xhonin duke thënë se nuk ka qenë nevoja për atë reagim që ka bërë, dhe grupit të të riut nga Kosova i ka ‘djegur vetë’. “Ja lajmi është fake, pse duhet me vazhdu me i nxjerr gjonat më gjatë, do me tregu që ke njerëz. Jo me u bo gangster me zor, ndoshta ti je or djalë. Atyre që…

Read More

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Roskovec në një tentativë grabitje. Policia njofton se rreth orës 20:20 persona të paidentifikuar shkuan për të vjedhur në banesën e A. Ç, rreth 65 vjeç, por janë pikasur nga pronari dhe kushëriri i tij. Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, A. Ç, rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Policia deklaron se janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë…

Read More

Gazetari Erjon Skëndaj rrëfeu një rast personal të humbjes së një njeriu të afërm nga Covid-19, dhe thotë se të dhënat e qeverisë për “janë të cunguara thellësisht”. Skëndaj tha se shifrat e të infektuarve dhe personave që ndërrojnë jetë nuk përputhen me atë çka vihet re në pjesën tjetër të botës. Ai tha në emisioni “RealStory” se qeveria nuk i raporton të gjithë pacientët me Covid që kurohen në spitale shtetërore, private, rajonale dhe shtëpi. Pjesë nga deklarata e gazetarit: Ne diskutojmë mbi të dhëna të cunguara thellësisht. Nuk raportohen as të shtruarit dhe as të vdekurit në spitale…

Read More

Një grup pune i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i përbërë nga ekspertë të imunizimit rekomandoi të mërkurën përdorimin e vaksinës AstraZeneca COVID-19 për të gjitha moshat, si dhe në rajone ku janë të përhapura llojet e ndryshme të virusit. Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të OBSH-së për imunizimin (SAGE) e bëri rekomandimin nga selia e agjencisë në Gjenevë. Paneli shqyrtoi vaksinën këtë javë pasi Afrika e Jugut ndaloi përdorimin e saj të dielën pasi një studim nga një universitet atje tregoi se ilaçi siguronte vetëm mbrojtje minimale nga varianti që u zbulua për herë të parë në atë vend. Paneli…

Read More

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha se shifrat janë rritur së fundmi dhe se kapacitetet shëndetësore janë në alert të plotë. Sipas saj grumbullimet pas festave të fundvitit dhe turizmi malor ka ndikuar negativisht në situatën e përgjithshme. Lidhur me grumbullimet mbi 10 veta Tomini tha sot në “Open” se shteti nuk mund të ndërhyjë në rast se grumbullimet janë në rreth familjar. Pyetje: Pse nuk funksionuan masat e mëparshme dhe pse u detyruam të kemi prapë masa shtesë? Tomini: Kjo është parë në vazhdimësi. Janë disa indikatorë që ndikojnë, rastet e reja, numri i viktimave dhe shtrimet në spitale. Kapacitetet…

Read More

Merkatoja dimërore e televizioneve duket se është finalizuar! Drejtuesi dhe autori i Fiks Fare, Filip Çakuli kalon këtë sezon në drejtimin e Portokalli. Çakuli do të zëvendësojë në Portokalli regjisorin Indrit Çobani, i cili edhe pse pati një sezon të shkëlqyer në Top Channel, nuk mundi dot ta vazhdonte për shkak të impenjimeve të shumta në Teatrin Kombëtar. Vendin e tij do ta zerë “veterani” Filip Çakuli, i cili krahas “Fiks Fare” do të merret edhe me premierën e të dielave. Në ndihmë të tij do të jetë edhe Denisa Haxhiaj, një bashkëpunëtore e ngushtë e Çakulit në Fiks. Ky…

Read More

Altin Basha, djali i xhaxhait të Lulzim Basha është bërë sot anëtari më i ri i Partisë Socialiste në njësinë nr. 8 në kryeqytet.Ai ka marrë prej kreut të PS së Tiranës Ervin Bushati edhe kartën e anëtarësisë. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ironizuar kreun e PD duke deklaruar se Basha nuk bën dot as votat e shtëpisë e jo më të qytetit. “S’të voton as gruaja, as lagjia, as rrugica madje – kur ju them unë që këta s’bëjnë dot as votat e shtëpisë, jo më të qytetit ku s’ngulën një gozhdë”, shkruan Veliaj në tëitter.Gjithashtu Veliaj ka…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përsëritur edhe njëherë apelin për respektimin e masave anti-COVID të bëra të ditura sot nga Komiteti i Ekspertëve. Manastirliu shkruan në një status në rrjetet sociale se zbatimi i masave në dy javët e ardhshme do të vendosë nëse do të ketë apo jo lehtësim. Ajo shton se zinxhirin e infeksionit mund ta këpusim vetëm përmes zinxhirit të solidaritetit. “Masat anti-COVID. Zbatimi i masave në dy javët e ardhshme do të vendosë nëse do të kemi shtrëngim të mëtejshëm të tyre, apo do të kemi lehtësim. Zinxhirin e infeksionit mund ta këpusim vetëm përmes…

Read More

Në Shqipëri, diplomatët amerikanë dhe ata europianë po i shtojnë thirrjet ndaj partive politike për të mos kandiduar në zgjedhjet e përgjithshme persona të inkriminuar. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, mori si shembull, që nuk duhet kandiduar, deputetin Tom Doshi, të cilit iu ndalua hyrja në SHBA. Studiues të politikës pohojnë se thirrjet e diplomatëve ndërkombëtarë po ndeshin në heshtjen e partive politike, të cilat sërish po përdorin në fushatë zgjedhore persona të inkriminuar. Dy ditë pasi ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Juri Kim, kërkoi publikisht të mos kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit deputeti Tom Doshi, duke kujtuar vendimin…

Read More

Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan ka thënë se një takim i ministrave të Jashtëm Arabë u mbajt të hënën në Kajro, ku një nga temat ishte edhe njohja reciproke ndërmjet Izraelit dhe Kosovës si dhe vendimi i Prishtinës për të hapur ambasadë në Jeruzalem Nabhan ka thënë se ky akt i Kosovës është shkelje, ndërsa shtoi se vendet islamike do të marrin masa ndaj Kosovës. Akti në vetvete është një shkelje e parimit që udhëzon vendet arabe dhe islamike, të cilat, si pjesa tjetër e botës, besojnë se Jerusalemi është qytet i pushtuar. Jerusalemi për shkak të faktit se…

Read More

Kryeqyteti ynë, Tirana, ka njohur gjatë tre muajve të fundit, nëntor, dhjetor, janar Një boom të frikshëm në përdorimin e drogërave . Ky është rezultati, në të cilin ka arritur qendra studimore “Fol”. Mosha e përdoruesve ndërkohë ka zbritur tek të miturit. Sipas kësaj qendre, zona e Selvisë, ku ne ndodhemi, zë vendin e parë, përsa u përket përdoruesve dhe shpërndarësve të drogës. “Ka prindërit lekë, u japin edhe fëmijëve, se po nuk ke, nuk e blen dot. Vetëm këtu ndodh që fëmijët ta pinë hashashin prapa shkollës. Po pse, si thoni ju nuk e dinë mësuesit, i plotfuqishmi i…

Read More