Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se po vijon puna përditë në kantieret e ndërtimit. Rama ka publikuar pamjet nga shkolla ‘Halit Çoka’ që po ndërtohet në Kamëz. “Shkolla “Halit Çoka” në Kamëz nga 3D në realitet, puna po vijon përditë në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti #PunëJoGjumë #SkaKohëPërPushim ***qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, shkruan Rama.
Author: tirana
I gjithë territori i vendit do të përfshihet nga reshje dëbore gjatë fundjavës. Meteoalb beri te ditur se reshjet do të prekin 95% të Shqipërisë dhe sasi në zonat veri-lindore dhe jug-lindore pritet të jetë 30-50 centimetër. Dëbora pritet të shoqërohen edhe me temperatura të ulta, rënia e të cilave do të fillojë nga e premtja dhe do të vijojë përgjatë të shtunës dhe të dielës si edhe në fillim të javës së ardhshme. Meteoalb njofton se reshje dëbore pritet të bien edhe në Tiranë dhe Durrës gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe orëve të para të së dielës. Pritet…
Reshjet e dendura kanë sjellë edhe përkeqësim të situatës së përmbytjeve në bashkinë e Shkodrës. Forcat e Armatosura kanë shtuar praninë në terren për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur dhe pushtetit lokal për të përballuar situatën. Trupat dhe mjetet e batalionit të I të këmbësorisë së Vaut të Dejës (b1k) evakuuan 2 familje në lagjen “Iliria” të qytetit të Shkodrës, të cilat u transportuan për t’u strehuar në konviktin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Gjithashtu, trupat dhe mjetet e b1k evakuuan rreth 150 krerë bagëti e imët nga lagjja e njohur si Livadhet pranë bregut të liqenit në qytetin…
Ka ndryshuar dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Shkodër, ku mbeti e vrarë një 12-vjeçare brenda në banesën e saj. Fillimisht u tha se e mitura kishte qëlluar veten e saj aksidentalisht me armë, por tashmë Policia e Shkodrës njofton se ka qenë vëllai i saj që e ka gjuajtur me armë. Vëllai i 12-vjeçares, që është po ashtu i mitur, e ka qëlluar të motrën aksidentalisht, ndërkohë që Policia ka arrestuar xhaxhain e dy fëmijëve, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Njoftimi i plotë i Policisë: Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e…
Pasditen e djeshme emisioni ‘Ftesë në 5’ nisi në një mënyrë tejet të pazakontë. Një ndër të ftuarat e këtij emisioni, Leonarda, vajza shqiptare që jeton prej vitesh në SHBA i ka bërë një kërkesë të papritur Bieta Sulos. “A ke ndonjë burrë për këtë vajzën time moj se më duket do më ngelë në shtëpi? Këta të Amerikës s’ bëjnë hajër. S’ thonë asnjë fjalë, veç duan të dinë a e ke vajzën në shtëpi” Mirëpo kjo ishte e gjitha një shaka nga ana e Leonadrës, e cila ironizoi ‘mamatë tipike shqiptare. Leonarda është bërë e njohur për të…
Memorie.al publikon disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit, (fondi i ish-komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhen ditarët sekretë të ish-kreut të Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha, të cilët i përkasin periudhës janar – shkurt të vitit 1961, kur konfliktet në mes udhëheqjes së lartë të PPSH-së dhe Moskës zyrtare, ishin acaruar së tepërmi, sidomos në prag të mbajtjes së Kongresit të IV-të të PPSH-së. Çfarë shkruan ish-udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste në ditarët e tij lidhur me vijën e re politike që po ndiqte kreu i Kremlinit, Nikita Hrushov, procesin e destalinizimit të Bashkimit Sovjetik,…
Aurela Basha, bashkëshortja e liderit demokrat, Lulzim Basha kohët e fundit është bërë shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë herë pas here imazhe me ndjekësit e saj. Mbrëmjen e sotme në llogarinë e saj në “Instagram”, ka postuar një foto të gatimit të radhës, teksa krahas shkruan” Bukë e lyer me gjalpë dhe marmalatë portokalli, e pjekur në furrë me vezë të rrahura”. Postimi nuk ka mbetur pa komente.“Po si ka mundësi që nuk shëndoshet ai burri jot, aman, si çibuk”, shkruhet në një koment, ndërsa merr një përgjigje nga një tjetër komentuese “hahaha, si Koçi, tamam sikur ka…
Reperi Finem, emri i vërtetë i të cilit është Klejdi Degjoni është ndaluar nga Policia e Tiranës pasi ishte ai që rrahu së bashku me shokët e tij këngëtarin e quajtur Santi. Burime zyrtare bënë me dije se materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit Doris Senka, Matteo Petaj dhe Malvin Dogjoni, banues në Tiranë. Ata akuzohen se janë konfliktuar me shtetasit Gianluca Shkoza, Mateo Caka dhe Klejdi Degjoni, banues në Tiranë. NJOFTIMI I POLICISE: Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale më datë 09. 02.2021, për një konflikt midis dy…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një parashikim të frikshëm për numrin e viktimave në vendin tonë si pasojë e pandemisë Covid-19. Berisha thekson se me këto ritme, mund të kemi 10-12 mijë viktima. Diskutimi: Së pari dua të bëj një sqarim, këto janë vdekje të tepërta që përfshijën vdekjet nga COVID dhe të gjitha shkaqet e tjera por sot treguesi i vdekjeve të tepërta është më i besueshmi për të ndjekur trajektoren e pandemisë. Çdo vend i botës ka tregues më të saktë, lindjet dhe vdekjet. Vdekjet nga COVID janë spitalore. Basha solli dokumentat që faktonin se numri i të…
Zv.kryeministri Erion Braçe ka përcjellë një mesazh për pronarët e klubeve dhe restoranteve në Tiranë, pas lajmërimit të shtrëngimit të masave. Me anë të një postimi në Twitter, Braçe tha se shtrëngimi i masave nga Komiteti Teknik është pasojë e shkeljeve që ata u kanë bërë rregullave të vendosura më parë. Sot është njoftuar se Shqipëria nga nesër do të mbyllet për dy javë, duke vendosur orën policore nga ora 20:00-06:00. Përveç orës policore, u është vënë kyçi edhe shkollave të mesme që janë cilësuar si zona me risk të lartë. View this post on Instagram A post shared by Erion Braçe…
Në Elbasan dyshohet për tre raste me mutacionin britanik. Burime për gazetarin Aldo Kozarja bëjnë me dije se tamponët e marrë janë dërguar në Gjermani dhe gjatë javës pritet përgjigja. Rezultati i tamponëve do të zbulojë nëse ka mbërritur apo jo varianti britanik i koronavirusit në vendin tonë. Prej ditësh situata e pandemisë në vend është përkeqësuar. Çdo ditë janë raportuar mbi 1 mijë raste të reja dhe shifër e lartë viktimash. Për rrjedhojë, Komiteti i Ekspertëve njoftoi sot masat e reja shtrënguese që do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme. Lëvizja e qytetarëve do të ndalohet nga ora…
Barcelona dhe Sevilla luajnë sot aktin e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit në stadiumin “Ramon Sanches Pizjuan”. Vendasit e kanë nisur ndeshjen në mënyrën më të mirë. Jules Kounde, qendërmbrojtësi francez i Sevillas, doli nga vetja dhe ka shënoi ndoshta golin më të bukur të karrierës së tij. Mbrojtësi e mori sferën rreth 40 metra nga Ter Stegen dhe mundi të kalojë këdo që i doli para, duke imituar në njëfarë mënyre Leo Messin.