Author: tirana

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje, rreth 1 kilometër nga Kthesa e Plugut në drejtim të Fierit. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një furgon, ku për pasojë furgoni është përmbysur në mes të rrugës, raporton neësbomb. Ende nuk dihet nëse ka viktima apo persona të lënduar, ndërkohë polciia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Read More

Bashkëshorti e zhyti në borxhe, kur 3 vite më parë braktisi gruan me djalin 5-vjeçar. Edhe pse i ka shkatërruar jetën, Dorina Dyrmishi e ushqen me dashuri djalin për të atin. E keqtrajtuar nga dhuna sistematike, që bashkëshorti ka ushtruar mbi të, kjo 36-vjeçare nga Berati merr guximin të rrëfejë në emisionin ’Pa gjurmë’ si jetoi nën një çati me 47-vjeçarin Ilir Dyrmishin, burrin që linte paratë në bixhoz, ndërsa sot po i shlyen borxhet. ’Ai nuk sillte para në shtëpi. Nuk e dija që luante kumar. Më përmendte edhe bukën. Vjehrra nuk më përkrahte, ç’kishte me djalin ma nxirrte…

Read More

Kryeministri Edi Rama ditën e some ka zhvilluar një takim me qytetarët në Durrës, ku është pyetur prej tyre për disa çështje. Një ish-mësues e përgëzoi kryeministrin për rindërtimin e shkollave, duke u shprehur se shkollat e rindërtuara nga qeveria janë më të mira edhe se ato në Itali, ndërsa më pas e pyeti edhe për vaksinimin dhe rritjen e pensioneve.Për sa i përket vaksinimit, Rama tha se Shqipëria ka siguruar 1.6 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit, ndërsa shtoi se sapo të vijnë vaksinat do të fillojë edhe vaksinimi it ë moshuarve.Për pensionet Rama u shpreh se është shumë…

Read More

Pas disa mungesash në emision, Mevlani është kthyer nga Gjermania për tu bashkuar sërish në programin Për’puthen. Në puntatën e ditës së sotme, kanë nisur ngacmimet e para nga opinionisti Arjan Konomi, i cili e pyeti nëse ka gjetur ndonjë vajzë. Arjani: Kape ndonjë gjë nga Gjermania Mevlan? Se po të del ndonjë video mavria. Mevlani: Kudo që dal nëpër rrugë bërtasin KÇK, KÇK. Ana: Të ka munguar ndonjë vajzë? Mevlani: Më kanë munguar nja dy. Arjani: I ka thënë mamaja, qengji i urtë pi në dy nëna.

Read More

Kryetari i Komisonit të Ligjit, Ulsi Manja ka komentuar deklaratën e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila kërkoi që Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. I ftuar në studion e ABC, Manja tha se Partia Socialiste do të merrte mandatin e tretë pa pasur nevojë për ndihmë nga forca të tjera politike. Duke lënë kështu të kuptohet se deputeti Doshi nuk do të jetë pjesë e listave të Partisë Socialiste. “PS do të bëjë si subjekt politik atë që i takon. Kur vijmë te problemi përsëri i raportit me ligjin kjo i referohet…

Read More

“Për’puthen 40” pritet të nisë së shpejti transmetimin dhe në emision do të marrin pjesë persona që janë mbi moshën 40 vjecare dhe janë beqarë. Moderatorja e “Për’puthen”, Bora Zemani foli për ‘Ftesë në 5’ duke zbuluar se ka një numër të madh persona mbi 40 vjeç që kanë kërkuar t’i bashkohen programit, duke shtuar se në audicione ka pasur më shumë femra se sa meshkuj. Madje ajo shtoi se pjesë e programit mund të bëhet edhe një grua 64-vjeçe, e cila është në fazën e fundit të audicioneve. “Në fakt, në audicione kemi patur më shumë femra që kanë…

Read More

Grisejda Myslimi është njëra prej kandidatëve të LSI-së në qarkun e Vlorës, e prezantuar në qytetin e saj të lindjes nga Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka kushtuar edhe një status të veçantë. Myslimi është një nga emrat e listës së kësaj partie që kryesohet nga zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama. Ekonomiste në profesion, pedagogia e UET ka zgjedhur t’i bashkohet LSI-së në garën zgjedhore të 25 prillit, si përfaqësuese e të rinjve vlonjatë, me bindjen se me fitoren e LSI ne zgjedhje, ajo do të ketë mundësi ti sherbejë më mirë qytetit te saj, shprehet kryetarja e…

Read More

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një qytetari në Sukth, i cili e pyeti nëse do të përfitojnë nga procesi i rindërtimit të gjithë ata që nuk kanë dokumente pronësie. Rama tha se të gjitha shtëpitë e humbura do të rindërtohen. “Ne nuk mund të lëmë pa rindërtuar një shtëpi, vetëm se nuk kanë pasur dokumentin e pronësisë. Të gjitha shtëpitë e humbura do të rindërtohen”,- tha Rama. Më tej, kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako sqaroi më hollësisht situatën. “Në njësinë administrative Sukth kemi 40 familje përfituese nga procesi i rindërtimit, dhe në 36 ka filluar puna.…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19. Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 4562 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1239 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 553 raste në Tiranë, 84 raste në Durrës, 61 raste në Elbasan,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Durrësi se porti i Durrësit do të kthehet në një nga marinat më të mëdha në zonën e Mesdheut. Rama u shpreh se do të jetë një projekt afro 2 mld euro nga investitorë të mëdhenj që kanë operuar më herët në Lindjen e Mesme që sipas tij do i kthejnë Durrësit zemrën e qytetit. Porti i Ri, tha Rama, do të ndërtohet në zonën e Porto Romanos dhe do të ketë parametra më të mëdha. Ai tha se kjo zhvendosje nuk do të prekë kontratat e kompanive të ngarkim-shkarkimit të mallrave ndërsa…

Read More

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u gjobit sot nga KQZ për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve të ndaluara gjatë fushatës elektorale 4 muaj para zgjedhjeve. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Tabaku tha se pas çdo dështimi e paligjshmërie që bën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzon opozitën. Tabaku theksoi se Veliaj po i përdor për fushatë elektorale te gjithë ata qytetarë të cilët marrin çelësat e banesave të rindërtuara rreth një vit pas tërmetit. Pyetje: Është opozita duke kërkuar që të bllokojë punën e kryetarit të…

Read More