Presidenti i Amerikës, Donald Turmp jep një mesazh të fortë për luftën Izrael-Iran, duke thënë se SHBA ka në kontroll të plotë qiellin e Iranit. ”Irani kishte pajisje mbrojtëse gjurmuese të mira, dhe kishte shumë, por nuk krahasohen me gjërat e bëra, ideuar dhe prodhuara në Amerikë. Askush nuk i bën gjërat më mirë se sa SHBA”, tha Trump. SHBA-të i kanë ofruar prej kohësh Izraelit ndihmë dhe pajisje ushtarake, por qëndrimi i tyre zyrtar që nga fillimi i sulmeve të premten ka qenë se SHBA-të nuk janë të përfshira në sulmet izraelite ndaj Iranit. Izraeli dhe Irani po shkëmbejnë…
Author: tirana
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla ka pritur në zyrë Endrit Thaçin, djalin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Balla ndau me ndjekësit një mesazh që Endrit Thaçi kishte sjellë nga Haga. “Sot pata kënaqësinë të mirëprisja në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin e mirë se Presidenti Thaçi është i fortë, krenar si gjithmonë për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës”, shkruan Balla.
Fshati Zogaj, 3-4 kilometra përtej Shirokës në Shkodër, është i njohur prej shekujsh për peshkimin, bimët mjekësore, natyrën e virgjër, por edhe për punën në tezgjah, ku artizanët nuk e kanë harruar traditën duke punuar çdo gjë me dorë. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga ky fshat i Shkodrës, i cili po vizitohet nga turistë të shumtë. Kreu i qeverisë thekson se fshati Zogaj është një prej gjashtë fshatrave të Shqipërisë që aplikojnë për programin “Fshatrat më të mirë turistikë” të Organizatës Botërore të Turizmit, duke prezantuar identitetin, jetën, ngjyrat dhe përvojat e jashtëzakonshme të Shqipërisë rurale. Postimi…
Presidenti i Amerikës, Donald Trump do të takohet me ekipin e sigurisë kombëtare në lidhje me luftën Izrael-Iran në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë. Trump u kthye herët nga samiti i G7 për t’u përqendruar te Irani dhe u tha gazetarëve në Air Force One gjatë natës se nuk ishte i interesuar për një “armëpushim”, por për një “fund të vërtetë” të luftës dhe të programit bërthamor të Iranit. Zyrtarët izraelitë vazhdojnë të besojnë se SHBA-të ka të ngjarë të hyjnë në luftë në një moment për të bombarduar uzinën nëntokësore të pasurimit të uraniumit të Iranit. Amerika…
Ka përfunduar procesi i verifikimit të 97 kutive zgjedhore të qarkut Elbasan, dhe të dhënat zyrtare do të publikohen ditën e hënë në mbledhjen e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve. Tanimë, pritet nesër nisja e numërimit të votave për efekt rezultati në dy qarqet që kanë numrin më të madh të mandateve në vend, Tiranë e Fier. Në Tiranë, Partia Demokratike kërkon që të rifitojë një mandat që iu mor me një diferencë të ngushtë nga Partia Mundësia e Agron Shehajt. Në Partinë Socialiste janë disa kandidatë që shpresojnë për vota më shumë, duke qenë se janë ndarë në një…
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka nisur pasionin e saj të ri, atë të aktores. Një video është publikuar në rrjetet sociale, ku Kryemadhi shfaqet duke diskutuar për skenën e radhës së filmit, që ende nuk ka një datë se kur do të shfaqet për publikun e gjerë. Kryemadhi kishte bërë të ditur më herët në fillim të këtij viti se nuk do të ishte më pjesë e politikës, për të zbuluar një anë tjetër të saj.
28-vite më parë, u shënua masakra Urës-Vajgurore, ku pas përplasjes me bandat kriminale mbetën të vrarë e të djegur brenda mjetit të blinduar të policisë 4 efektivët e policisë: Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj. Këtë të martë, drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe familjarë të policëve të vrarë në krye të detyrës kanë përkujtuar e nderuar të afërmit e tyre, duke vendosur kurora e buqeta me lule në lapidarin kushtuar 4 policëve që dhanë jetën në krye të detyrës. Zv/Drejtori i DVP-së Berat, Luan Mema tha se vepra e tyre heroike do…
Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca u paraqit këtë të martë në ambientet e SPAK-ut. Në një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes nga prokuroria, Ndreca u shpreh se është thirrur “në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes”, por theksoi se nuk mund të japë detaje, pasi “bëhet fjalë për një çështje që vijon të jetë nën hetim”. Ai ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, dhe po hetohet nga SPAK për abuzime me tendera publikë gjatë kohës në detyrë.
Zjarri në zonën e Kodër Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit, është përhapur me shpejtësi në të gjitha drejtimet dhe ka marrë përmasa alarmante. Brenda pak orësh, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masivit pyjor me pisha duke rrezikuar rëndë ekosistemin e parkut të gjelbër. Terreni i thyer, temperaturat e larta dhe era e fortë po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë nga afër situatën.Banorëve u bëhet thirrje të shmangin zonën për arsye sigurie, ndërsa pritet edhe mbështetje shtesë për përballimin e emergjencës.
Nga Kreshnik Spahiu Turpi madh ka mbuluar rrjetet sociale në Shqipëri. Më shumë komentues pro Iranit lexon në Prishtinë dhe Tiranë se në Tehran. Janë aq injorantë sa e mbrojnë Iranin duke u justifikuar me të drejtat e njeriut në Gaza. Pyetje është për ju o të çmendur: Irani është aleat kryesor i Serbisë dhe Rusisë. Për Iranin ju nuk egzistoni fare në hartë. Populli i Iranit në shumicë e urren Ajatollahun më shumë se ju. Në fakt Irani e ka një “meritë”, që e armatos çdo ditë Serbinë me dronë për me i vënë flakën Kosovës. Sot në Iran…
Për herë të parë në QSUT, është realizuar me sukses ndërhyrja Sleeve gastrektomia laparoskopike, një teknikë moderne për trajtimin e obezitetit morbid. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë një video, shkruan se kjo teknikë është realizuar tek një pacient 62-vjeçar i cili prej kohësh vuante nga obeziteti morbid dhe kjo i kishte krijuar edhe sëmundje të tjera shoqëruese duke ia vështirësuar cilësinë e jetës. ”Është realizuar për herë të parë në spitalet publike në Shqipëri një ndërhyrje e suksesshme Sleeve gastrektomia laparoskopike në klinikën e parë të Kirurgjisë në QSUT. Kjo teknikë është realizuar tek një pacient 62 vjeçar i…
Deputetja e re e PS-së, Sara Mila e cila është edhe një nga kandidatet më të votuara më 11 Maj, iu përgjigj akuzave të Sali Berishës se votat i mori me ndihmën e bandave. Mila tha se përgjigjen do t’ia japë Berishës në shtator, kur të hyjë në Parlament dhe të përballet sy më sy me të. Ajo u shpreh mirënjohëse për 20.225 votat e grumbulluara në zgjedhjet parlamentare, ndërsa tha se antireklama që i bëri PD-së, duke e akuzuar vazhdimisht, ndikoi edhe më shumë në rritjen e mbështetjes ndaj saj. ”Mezi po pres shtatorin, sepse është shumë e vështirë…