“Katuni jonë ju përshnet, ja ku jemi. Ulini durët se është heshtje zgjedhore. Unë me katunaren time ktu, ja ky katunari tjetër ktu. Ju urojmë një ditë fantastike nga katuni jonë, Surrel quhet”, u shpreh Rama.
Author: tirana
Fotografoi votën, me kërkesë të Prokurorisë Elbasan arrestohet shtetasja M.C. për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’ Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestua shtetasja M.C. nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal. Në datë 11.05.2025, është marrë njoftim se në një qendër votimi në qytetin e Elbasanit, nga ana e Komisionit të Qëndrës së Votimit ishte konstatuar një shtetase e cila kishte fotografuar fletën e votimit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, është dërguar grupi hetimor në vendin e…
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka votuar në shkollën “At Zef Pllumi”, në Tiranë, ku është shoqëruar nga bashkëshortja. Ai nuk pranoi të prononcohej për mediat, ku tha se do të komunikojnë pas zgjedhjeve. Dumani më pas do të niset në prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion ku është ngritur një zyrë koordinimi, ku më pas prokurorët e posaçëm do të jenë në terren.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka debatuar me një grup votuesish në Vorë. Noka pretendon se qytetarët janë paguar nga socialistët për të votuar PS. Nga ana tjetër qytetarët e kanë quajtur mashtrues, ndërsa njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij. Qytetarja: Një demokrat nuk e bën gishtin kështu. Qytetari: E gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues Noka: Do ta shohim pas 11 Qytetari: Pas 11 e pas 12. Ke sjellë njerëz tek shpia, jam Bert Xhabafti. Unë shkoj me votu ti thua mos hy…
Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Tom Doshi, ka ushtruar të drejtën e votës sot në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit në Shqipëri. Doshi votoi në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Kongresi i Lushnjes”. Partia Socialdemokrate, e drejtuar prej tij, garon në këto zgjedhje me numrin 11 në fletën e votimit. Procesi i votimit po zhvillohet në të 12 qarqet e vendit dhe përfshin më shumë se 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.
Për herë të parë në këto zgjedhje parlamentare votojnë edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Procesi i votimit jashtë vendit ka nisur rreth një muaj më parë, ndërsa ende vijnë zarfe me fletë votimi nga jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri sot në orën 07:38, kanë mbërritur 181,609 zarfe me fletë votimi. Në total janë 245 935 zarfe të dërguara, nga të cilat janë marrë nga zgjedhësit 227 609 zarfe me fletë votimi. 18 326 zarfe me fletë votimi nuk janë tërhequr nga zgjedhësit të cilët ishin regjistruar në Platformën Elektronike të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zgjedhur rrjetet sociale për t’u drejtuar mbështetësve të tij në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Në një postim të shkurtër në Facebook, Berisha shkruan: “Mirëmëngjes njisha, jeni gati?”, një mesazh që duket se synon të motivojë votuesit demokratë për pjesëmarrje masive në votim. Zgjedhjet po zhvillohen në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku qytetarët votojnë për përbërjen e re të Kuvendit.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Zonja e Parë votuan në qendrën e votimit te shkolla “Kongresi i Lushnjes”. Pas hedhjes së votës së tij në kutinë e votimit, Presidenti Begaj pati dhe një prononcim për mediat, ku tha se procesin zgjedhor ishte shumë i qetë. Begaj shtoi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për demokracinë vendit. Zgjedhje të veçanta i konsideroi Presidenti zgjedhjet e 11 majit pasi kemi hapur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe se për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri kemi dhe votën…
Një dollap i vjetër në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë në këtë ditë zgjedhjesh është kthyer në dhomë votimi.
Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun e Fierit po shkelin Kodin Zgjedhor. Mëngjesin e sotëm, që në nisje të procesit të votimit, disa prej tyre janë shfaqur pranë disa qendrave të votimit. Kandidati Luan Baçi është fotografuar pranë shkollës “Petro Sota” në Fier, ku janë vendosur qendrat e votimit numër 3024 dhe 3028, ndërkohë vetë Baçi voton tek qendra e votimit me numër 3033. Po kështu edhe kandidatja Zana Numani ka qenë në mjediset e qendrës së votimit pranë shkollës “Andon Xoxa”, në lagjen “29 Nëntori”. Në bashkinë e Lushnjes, kandidati Eduard Sharka është fotografuar në disa qendra votimi.
Kandidati i Partisë Socialiste, Agron Malaj ka votuar në Mat, teksa ka bërë thirrje për qytetarët: Votoni, votoni, votoni!
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë se ka pasur tentime të kandidatëve për t’u futur në qendrat e votimit. Ai thekson se kjo është e ndaluar nga Kodi Zgjedhor dhe se kandidatët nuk mund të hyjnë në qendrat e votimit. “KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit. Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që…