Author: tirana

Nga salla e Kuvendit, një moment po bëhet viral. Në një sallë bosh nga ana e opozitës në Kuvend, i vetmi që ishte prezent ka qenë deputeti Dashnor Sula. I ulur dhe me karton të kuq në dorë. Ai shoqëroi momentin e votimit duke e ngritur kartonin kundër projektligjit, teksa kolegët e tij të mazhorancës që arritën të bënin edhe kuorumin, edhe shumicën, e kaluan me 72 vota.

Read More

72 vota pro u bënë për projektligjin e dorëzuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i paraqitur si nismëtar nga ministri Taulant Balla, për menaxhimin e energjisë në ndërtesa. Pas debateve të forta që shoqëroi seanca gjatë ditës mes mazhorancës dhe opozitës, ku kryefjalë ishin zgjedhjet, u vu re mungesa e shumë deputetëve në sallë nga të dyja krahët. Para votimit u mor një pushim deri sa të mblidhej numri për kuorum dhe më pas me prezencë të 73 deputetëve, ku dash Sula ishte i vetmi nga opozita që mbeti në sallë dhe votoi kundër, u kalua projektligji me…

Read More

Policia Rrugore e Tiranës, bën me dije bilancin e një jave. Në njoftimin për shtyp, theksohet se Policia Rrugore vijon kontrollet pa ndërprerje, në të gjitha akset dhe zonat urbane, me zero tolerancë ndaj çdo shkeljeje që cenon sigurinë rrugore dhe rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës. Njoftimi i plotë Policia Rrugore e Tiranës. Vijojnë kontrolle intensive me dronë, radarë dhe kamera, si dhe me prani të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore dhe që pengojnë lëvizjen. Gjatë javës së fundit: -30 drejtues automjeti të arrestuar/proceduar për vepra penale në…

Read More

Irani po përpiqet që të rifillojë bisedimet me Amerikën dhe Izraelin për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit, raporton Wall Street Journal, duke cituar burime nga Lindja e Mesme dhe Europa. Sipas gazetës amerikane, Teherani ka sinjalizuar me urgjencë gatishmërinë për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të rinisur negociatat mbi programin e tij bërthamor, duke i dërguar mesazhe Uashingtonit dhe Tel Avivit përmes ndërmjetësve arabë. Po kështu Irani u ka bërë me dije zyrtarëve arabë se do të ishte i gatshëm të kthehej në tryezën e bisedimeve me kusht që SHBA të mos i bashkohet ofensivës izraelite. Izraelit i është…

Read More

Dritson Kurti u arrestua në shtator të vitit te kaluar, pasi 13-vjeçarja që bashkëjetonte lindi fëmijën në Maternitetin e Korçës. Ndaj dhe sot pas shumë seancash, Gjykata e Shkallës së Parë së Korçës, ka shpallur fajtor 21-vjeçarin, Dritson Kurti, pēr veprën penale “marrëdhënie seksuale me tē mitur”, por e ka vendosur në shërbim prove për njē periudhë 5 vjeçare. Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka kērkuar shpalljen fajtor të Kurtit, duke kërkuar 7 vite burg, të cilat nē aplikim të gjykimit të shkurtuar, shkojnë në 4.8 vite. Ishte po organi i akuzës që i kërkoi gjykatës pezullimin e ekzekutimit…

Read More

Ushtria izraelite ka lëshuar një “paralajmërim urgjent” për civilët iranianë të largohen “menjëherë” nga një zonë e konsiderueshme e Teheranit, kryeqytetit të Iranit. ”Në orët në vijim, IDF do të veprojë në zonë, siç ka bërë ditët e fundit në të gjithë Teheranin, për të goditur infrastrukturën ushtarake të regjimit iranian”, shkroi në X zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Avichay Adraee. Ai i bashkëngjit një hartë paralajmërimit duke thënë se njerëzit në disa pjesë të distriktit të tretë të qytetit duhet të largohen nga zona. ”Prania juaj në këtë zonë rrezikon jetën tuaj”, përfundon paralajmërimi.

Read More

Deputetja e PD, Albana Vokshi gjatë fjalës në Kuvendi foli për situatën alarmante të demokracisë, duke e quajtur vendin “i vetmi narkoshtet në Europë”. Ajo kritikoi mënyrën si po drejtohet Parlamenti dhe akuzoi bashkëpunimin mes politikës dhe bandave kriminale, që sipas saj, po pengojnë një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik. ”Vetëm mua nuk ma dhatë fjalën, shpresoj të mos kesh marrë urdhër nga bandat kriminale me të cilat ke bashkëpunuar që ia ke dorëzuar zgjedhjet e fundit Blendi Gonxhes, dhe që vazhdojnë komandojnë nga atje ku janë për dhënien e fjalës. Turp është që të shkosh në sallat e…

Read More

Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme në rrjetet e tij sociale skuadrën fituese të qarkut Berat në zgjedhjet e 11 majit. Në videon prezantuese Rama tregon deputetët fitues duke nisur nga figurat me me më shumë mandat deri tek ata që janë me më pak mandate. Në qarkun e Beratit janë 3 deputetë të zgjedhur për në legjislaturën e ardhshme që do të jenë për herë të parë pjesë e Kuvendit e Shqipërisë. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste mori 5 deputetë në qarkun e Beratit. Qarku Berat Fadil Nasufi, mandati 3Enriketa…

Read More

Gjatë fjalës në Kuvend, ministri i Shtetit Taulant Balla kujtoi “përroin psikik” të Sali Berishës në PE për të nxirë dhe hedhur baltë ndaj Shqipërisë, me qëllim që të dëmtojë procesin e integrimit të vendit në BE. Duke e cilësuar të turpshëm veprimin e opozitës dhe apeluar për bashkëpunim, pasi “Shqipëria ishte edhe e tyre”, ai apeloi që opozita të reflektonte dhe ndihmonte, pasi kishte rolin e saj dhe të braktiste diskursin e kreut të saj. Për të me moshën që ka nuk mban as përgjegjësi për ato që thotë e bën. Pjesë nga fjala Garë e paepur e opozitës…

Read More

Dashi-Të pëlqen të fitosh, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të mbash përgjegjësi për veprimet e tua. Në vend që të fajësosh të tjerët, shiko veten mirë, sepse në çdo debat apo keqkuptim, kanë role të dyja palët. Ti je Dashi dhe si i tillë, duhet të sillesh si lider. Demi-Disa nga sekretet që ke mbajtur të fshehura, po dalin në dritë. Personat nga e shkuara po rishfaqen për të zbuluar të vërtetën dhe për të zgjidhur enigmën, pasi deri më tani ke treguar 1001 versione të ndryshme. Merr nismën dhe rrëfehu! Binjakët-Rrethi shoqëror po ngushtohet, por…

Read More

Tre efektivë policie në Elbasan janë pezulluar nga detyra pas arratisjes së një të ndaluari nga Komisariati i qytetit. Pezullimi është bërë me urdhër të Prokurorisë pas hetimeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për ngjarjen e ndodhur më datë 3 qershor, kur shtetasi me iniciale B. Z., i ndaluar si person i dyshuar për një vepër penale, është arratisur nga ambientet e komisariatit. “Është caktuar masa e sigurisë të karakterit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj tre punonjësve të policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan, të dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e konkretisht; – Nënkomisar…

Read More

Një burrë u arrestua nga policia për shkak se përplasi 5 këmbësorë me makinë, teksa kryente manovra me makinën e tij në rrugë. Pasi kaosit të shkaktuar, 39-vjeçari braktisi mjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap më vonë nga policia. Ngjarja ndodhi të premten, në rrugën “Halit Haxhija”. Shtetasi P.B., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke përplasur 5 shtetas (këmbësorë), të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, tha policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të…

Read More