Botërori i Klubeve ndez motorët këtë të diele, me skuadrat më të mira në botë që sfidojnë njëra-tjetrën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesëmarrëse do të jenë 32 ekipe nga 6 konfederata që pritet ta kthejnë këtë turne në një festë të vërtetë futbolli. Gjithçka nis në 15 qershor në stadiumin “Hard Rock” në Miami dhe përfundon në finalen e madhe të 13 korrikut në Nju Xhersi. Gjigantë të futbollit botëror që do të tentojnë për ta mbyllur sezonin me një trofe prestigjioz, siç është Kupa e Botës për Klube. Favoritët në letër mbeten skuadrat kryesore evropiane, ku sigurisht…
Author: tirana
Këtë të shtunë, Sali Berisha doli në një konferencë për mediat, ku vijoi akuzat për zgjedhjet e 11 Majit. Ai deklaroi se farsa elektorale primitive e 11 Majit përbën krimin kushtetues zgjedhor më të rëndë në historinë e pluralizmit shqiptar. “Në këtë farsë, kreu i organizatës kriminale, Edvin Kristaq Rama, armik i egër i pluralizmit politik, kryepadrino dhe ndërtues i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, për të siguruar karrigen e tij të krimit, i tmerruar nga krimet që ka kryer, nën mbrojtjen e Altin Troplinit, ushtroi në këto zgjedhje të gjitha format e dhunimit të ligjit. E…
Nga Elton Metaj Instituti për Inteligjencë dhe Operacione Speciale, i njohur si “Mossad”, vendosi në një lëvizje të rrallë, të publikojë video nga operacioni i zbulimit dhe sulmi ndaj sistemit bërthamor dhe atij mbrojtës të Iranit. Për publikun doli në dritë diçka për të cilën agjencitë e zbulimit dhe qeveritë investojnë shumë për ta ruajtur ndër vite. Agjentët e “Mossad”-it, jo vetëm mblidhnin informacione të një rëndësie strategjike dhe kishin informacione të “dorës së parë” mbi programin bërthamor të Teheranit, por kishin arritur të ngrinin edhe baza të mirëfillta për zhvillimin e operacioneve speciale, fare pranë pikave të mbrojtjes kundërajrore…
Bashkia e Vlorës do të ofrojë çadra dhe shezlongë falas për pushuesit. Ato janë vendosur në bregdet pranë plazhit të Marinës një prej plazheve publike në qytet. “Deti është një plazh publik. Ne ofrojmë çadrat falas atje, të gjithë ata që janë të interesuar t’i shpenzojnë këtu pushimet, në këtë pjesë të Lungomares sonë. Patjetër që ka edhe vende të tjera ku ne forcojmë hapësira publike për stacionin e plazheve publike”, tha kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha. Në fokus të autoriteteve këtë sezon është edhe pastërtia e ujit. “Uji është i pastër, ne edhe atë problemin që kemi pasur ka…
Grupe turistësh vendas dhe të huaj kanë pushtuar këtë të shtunë Lungomaren e Vlorës, ndërsa sezoni turistik po i afrohet pikut të tij. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga grupet e turistëve të cilët kanë zgjedhur Vlorën për të pushuar këtë fundjavë. Me një kalendar të ngjeshur aktivitetesh sportive por edhe artistike, Vlora mirëpret turistët vendas dhe të huaj si destinacion i cili ofron përtej turizmit detar. Vlora, qyteti ku kryqëzohet detit Adriatik dhe Jon, ofron jo vetëm turizëm detar, por edhe malor, si dhe atë të aventurës. Po ashtu, pjesë e ofertës turistike janë muzetë, kultura, kulinaria,…
Prokuroria e Tiranës ka ekzekutuar masën “Arrest në burg” për Nikoll Deda për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, Sipas prokurorisë Deda u denoncua nga shtetasi A.G. në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar për shpërdorim të fondeve dhe se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e “Urdhrit të Stomatologut” nga viti në vit. “Në vitin 2020 ku buxheti ishte 38.500.000 lekë, në vitin 2021 e ka shtuar me 13.500.000 lekë më shumë. Në vitin 2022 buxheti ka shkuar në vlerën…
Lindja e Mesme është në panik, sulmet Izrael-Iran janë të fuqishme. Pavarësisht të gjitha mohimeve të SHBA-së, Irani beson qartë se forcat amerikane i kanë mbështetur dhe të paktën në heshtje sulmet e Izraelit. Irani mund të godasë objektiva amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, siç janë kampet e forcave speciale në Irak, bazat ushtarake në Gjirin Persik dhe misionet diplomatike në rajon. Forcat përfaqësuese të Iranit – Hamasi dhe Hezbollahu – mund të jenë shumë të pakësuara, por milicitë mbështetëse të tij në Irak mbeten të armatosura dhe të paprekura. SHBA-të kishin frikë se sulme të tilla ishin…
“Këto ditë po vijnë lajme që ngjallin shumë shqetësim. Situata në Iran dhe Izrael është përkeqësuar ndjeshëm”, tha Papa Leoni XIV në një apel në përfundim të audiencës jubiliare. “Në një moment kaq delikat, dëshiroj të përsëris një thirrje për përgjegjësi dhe arsyetim. Angazhimi për të ndërtuar një botë më të sigurt dhe të lirë nga kërcënimi bërthamor duhet të ndiqet përmes një takimi të respektueshëm dhe një dialogu të sinqertë për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme, të bazuar mbi drejtësinë, vëllazërinë dhe të mirën e përbashkët. Askush nuk duhet të kërcënojë kurrë ekzistencën e tjetrit. Është detyrë e…
Rreth 150 raketa janë lëshuar nga Irani në drejtim të qyteteve kryesore të Izraelit në valën e parë hakmarrëse të Teheranit, që erdhi pas atij sulmi kirurgjikal të ushtrisë izraelite, që i mori jetën komandantëve kryesore të Gardës Revolucionare dhe shkencëtarëve që çonin përpara programin bërthamor të vendit. Sipas mediave në Izrael, IDF I ka njoftuar tanimë civilët se mund të largohen nga strehimoret e tyre sepse sulmi iranian ka mbaruar. Të paktën shtatë vende në dhe përreth Tel Avivit u goditën nga sulmi me raketa iraniane ndaj Izraelit këtë mbrëmje, tha një zyrtar ushtarak izraelit për The New York…
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz thotë se Irani ka kaluar vijat e kuqe, duke qëlluar raketa në qendrat e popullsisë civile dhe u zotua se do të paguajë një çmim shumë të rëndë për veprimet e tij. Policia izraelite i ka kërkuar publikut të shmangë afrimin e vendeve ku kanë rënë raketat balistike iraniane. ”Njësitë e përforcuara dhe të trajnuara mirë të Policisë Izraelite, duke përfshirë ekipet taktike, skuadrat e reagimit ndaj emergjencave dhe vullnetarët, janë vendosur plotësisht në të gjithë vendin. Këto ekipe do të mbërrijnë shpejt në çdo vendngjarje, do të sigurojnë zonën dhe do t’u mundësojnë…
Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se informacioni që kanë mbi programin bërthamor iranian ishte shumë shqetësues, duke shtuar se programi ishte afër një faze kritike. Macron tha se Franca nuk rekomandoi sulmin ndaj centraleve bërthamore të Iranit, duke thënë se ende ekzistonte një “rrugë diplomatike” për të zgjidhur çështjen.
Beogradi nuk është gati të njohë pavarësinë e Kosovës. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç këtë e tha gjatë Forumit Globex në Pragë. Për të hyrja e Serbisë në Bashkimin Europian është kryesisht çështje politike e jo meritë, dhe se pengesa kryesore është Kosova. “Kjo ka të bëjë me Kosovën, siç e dini. Ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Beogradi nuk është gati ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç, teksa theksoi se as Bratisllava, Bukureshti, Athina, Madridi, e Nikosia nuk janë të gatshme ta njohin pavarësinë e…