Author: tirana

Plazhi i Darëzezës, rreth 20 km larg Fierit, po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga pushues vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga pushuesit e shumtë që frekuentojnë këtë plazh. Darëzeza, Semani, Ndërnënasi, Pish Poro janë vetëm disa nga plazhet e vijës bregdetare të Fierit, bregdete që në pjesën më të madhe të tyre janë ende të panjohura, edhe pse shumë të bukura dhe me pak shpenzime. Plazhe ranore me shtrirje të konsiderueshme që të ofrojnë qetësi dhe argëtim në të njëjtën kohë. 18 km në perëndim të qytetit të Fierit, shtrihet plazhi i Semanit, me…

Read More

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se sulmet e Izraelit kanë bërë që programi bërthamor i Iranit të bëjë hapë pas, ndoshta me vite, dhe gjithashtu shtoi se goditje më të forta do të vijnë në ditët në vijim. “Do të godasim çdo pikë dhe objektiv të regjimit të Ajatollahëve dhe ajo që kanë parë deri tani nuk është asgjë krahasuar me atë që do të bëjmë në ditët në vijim”, tha Netanyahu në një videomesazh. Ai shtoi se ushtria izraelite po shkatërronte aftësitë e Iranit për të prodhuar raketa balistike.

Read More

Levian Gogan prej ditësh është në qendër të vëmendjes në Greqi. Shqipari në fjalë, pa u menduar shumë, u hodh në lumin Arakhtos javën e kaluar për të shpëtuar dy fëmijë të mitur. Fatkeqësisht fëmijët nuk ia dolën të mbijetonin dhe ndërruan jetë në spital. Pas ngjarjes, Goga raportohet se ka patur shqetësime shëndetësorë si kollë të fortë dhe probleme me frymëmarrjen. Ai është paraqitur te një mjek privat, i cili i rekomandoi të bëjë teste në spital. Menjëherë pasi e mori vesh, Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, dha urdhër që një ambulancë nga EKA mund të merrte shqiptarin dhe…

Read More

Lufta në rritje midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar pasoja edhe për Mehdi Taremín, sulmuesin e Interit, i cili aktualisht është i bllokuar në Iran. Hapësira ajrore iraniane është mbyllur pas bombardimeve izraelite, ç’ka e bën të pamundur fluturimin e tij drejt Los Anxhelosit për t’iu bashkuar skuadrës në përgatitjet për Botërorin e Klubeve të FIFA-s. Trajneri Cristian Chivu po përballet me mungesën e një sulmuesi shtesë pas largimit të Arnautovic dhe Joaquín Correa, teksa Taremi do të ishte alternativa ideale, por ai ende nuk ka mundur të largohet nga Teherani. Deri atëherë, skuadra do të përballet me sfidat e…

Read More

Të martën pallati i Sportit “Farie Hoti” do të hapë dyert për politikën për të ndjekur rezultatin e një ndeshje që u mbyll me 11 maj, por që nuk pranohet nga Partia Demokratike. Anëtarët e propozuar nga opozita në KQZ i dhanë dritën jeshile hapjes së 2 mijë e 240 kutive për t’i kaluar në një sitë të hollësishme verifikimi dhe rinumërimi. 96 kutitë e Elbasanit do të jenë të parat që do të hapen, por jo për tu rinumëruar, por për të hetuar nëse treni bullgar është ndaluar në stacionin e Gramshit dhe Peqinit me 11 maj siç pretendon…

Read More

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz paralajmëroi udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, se “Teherani do të digjet krejtësisht” nëse vazhdon të qëllojë me raketa civilët izraelitë. Izraeli po përgatitet që të hedhin disa supër bomba mbi pallatin presidencial të Iranit dhe në disa objekte ushtarake. Kjo do të ishte një goditje vdekjeprurëse për regjimin e Iranit.

Read More

Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar se puna në kantierët strategjikë të infrastrukturës vijon pa ndërprerje, edhe gjatë fundjavave. Ajo ka ndarë pamje nga puna intensive që po zhvillohet në lotin 7 të segmentit Elbasan–Qafë Thanë, pjesë e Korridorit të rëndësishëm ndërkombëtar VIII. Ministrja theksoi se në këtë segment po punohet për ndërtimin e veprave inxhinierike, si bokse betoni dhe nënkalime, duke e cilësuar kantierin si një ndër më të avancuarit në kuadër të fazës së parë të punimeve. Korridori VIII pritet të ketë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe tregtar të…

Read More

Policia ka ekstraduar nga Zimbabve Loran Dushën, 42 vjeç, lindur në Lushnjë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2022 është dënuar me burg për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, të kryera në bashkëpunim. Nga hetimet ka rezultuar se 42-vjeçari, në cilësinë e administratorit të një kompanie private, ka përfituar fonde publike në mënyrë të paligjshme, përmes faturave dhe pagesave fiktive, për punë dhe shërbime të pakryera. Loran Dusha është administratori i inceneratorit të Fierit. Pas mbërritjes në Shqipëri,…

Read More

Gjesti dhuroi një spektakël magjik të premten në New York. Para një audience masive dhe entuziaste, artisti mahniti të gjithë me energjinë e tij të papërmbajtshme, ndërsa të pranishmit këndonin me njëzëri hitet e tij më të njohura. Por, nga gjithë momentet e paharrueshme të koncertit, një skenë e veçantë mori vëmendjen e të gjithëve dhe u bë virale në rrjetet sociale. Gjatë interpretimit të këngës shumë të dashur “Veshu Ndrequ”, Gjesti iu afrua papritur rojës së sigurisë. Ky i fundit më pas tundi kokën, dhe siç duket nuk mundi t’i rezistonte ritmit të këngës. Ai u kap duke lëvizur…

Read More

Elon Musk thotë se ka aktivizuar shërbimin e internetit satelitor Starlink në Iran, pavarësisht censurës së ashpër të vendosur nga Republika Islamike. Deklarata e tij erdhi si përgjigje ndaj një mesazhi të komentatorit të Fox News, Mark Levin, i cili e kishte nxitur Musk të vepronte, duke thënë se “ky veprim do ta ndryshojë realitetin e qytetarëve iranianë dhe do të përbëjë goditjen përfundimtare për regjimin”. Qindra terminale të Starlink janë futur fshehurazi në Iran, por qasja falas në internet vazhdon të jetë shumë e kushtueshme dhe e kufizuar, vënë në dukje mediat ndërkombëtare.

Read More

Edicioni i 21-të i “Rally Albania” vijon rrugëtimin e jashtëzakonshëm nëpër Shqipëri, ndërsa sot pritet mbyllja e këtij aktiviteti me një ceremoni finale që do të organizohet në Tiranë. Garues nga Shqipëria, Kosova, Ballkani dhe shumë vende të tjera të botës garojnë off-road, në një tjetër kapitull të jashtëzakonshëm të sportit të adrenalinës, por që njëherësh është edhe një tribunë e promovimit të bukurive të virgjëra të vendit tonë. Kryeministri Edi Rama, ka ndarë sot pamjet e këtij aktiviteti sportiv, të cilin e ka etiketuar si “energjia e Rally Albania në edicionin e 21-të”. Rama shprehet se kjo është “aventura…

Read More

Hapja e 42 kutive të votimit nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nga 222 të tilla që ka Qarku Dibër, shtoi 66 vota preferenciale për Xhemal Gjunkshin, që ndonëse nuk merr mandatin, kërkon të jetë i pari në listën e hapur të PD. Ai tregon se betejën e tij do të vijojë edhe në Kolegj Zgjedhor, ku do të pretendojë rinumërimin e pjesës së mbetur të fletëve, që nuk iu pranua nga KAS. Rinumërimi i pjesshëm tregoi se shumë nga votat e tij kishin shkuar për kolegët e tjerë të listës së PD. Gjunkshi premton se të dhënat që ka…

Read More