Author: tirana

Izraeli është aktualisht nën sulm raketor nga Irani. Sipas zëdhënësit të ushtrisë, pak minuta më parë janë dëgjuar sirenat në disa zona të vendit, pasi janë identifikuar raketa të nisura nga Irani drejt Izraelit. Është lëshuar thirrja që popullsia të ndjekë me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes Civile, ndërsa njësitë kundërajrore janë angazhuar për të përgjuar dhe neutralizuar raketat armike. Në Tel Aviv janë dëgjuar shpërthime shumë të fuqishme, pas nisjes së sulmit. Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Irani ka lëshuar të paktën 100 raketa në drejtim të Izraelit. Po ashtu edhe në Jerusalem janë dëgjuar shpërthime…

Read More

Ambasadori suedez në Tiranë, Niklas Ström thotë se Shqipëria është vendi që po ecën më shpejt në negociatat me Bashkimin Evropian, duke iu referuar kapitujve kryesorë të hapur deri tani. Ai tha edhe se Suedia e konsideron Shqipërinë si një nga vendet më të përgatitura për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar progresin e arritur deri më tani dhe duke e mbështetur fuqimisht në këtë rrugëtim. ”Shqipëria ka hapur tashmë katër nga gjashtë kapitujt kryesorë të negociatave dhe është realiste që të hapen të gjitha brenda këtij viti, në përputhje me objektivat e qeverisë shqiptare. Suedia është e gatshme…

Read More

33 specialistë të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit përfunduan kursin e 12-të të Hetimit të Krimeve. Ambasada e Amerikës në Tiranë, ka postuar një mesazh urimi për specialistët, ndërkohë që u shpreh se ky është një program i thelluar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve Bashkuara (ICITAP), në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit. Postimi i plotë Urime 33 specialistëve të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit Shqiptar që përfunduan me sukses kursin e 12-të të Hetimit të Krimeve, një program i…

Read More

Nga Ylli Manjani I hodha një sy sistemit të pagave në nënpunësve të të gjithë niveleve e pushteteve dhe më ngjau me një hartë ndërtimesh pa leje kuturu. Pagat brenda sistemit të drejtësisë veçanërisht ngjanin si shtesa anësore, shtesa katesh apo mbyllje ballkonesh. Krejt pa sens e pa një llogjikë shtetërore. Po e lë mënjanë llogjikën ekonomike dhe ngarkesën në punë të secilit. Tani, kërkesat për ngritje page janë legjitime, por ky legjitimitet duhet të jetë në harmoni me sistemin e pagave sipas hierarkisë së shtetit. Ky i fundit të parë ka Presidentin e Republikës e jo Altin Dumanin, as…

Read More

Edhe pse Irani është dobësuar rëndë nga sanksionet dhe është izoluar gjithnjë e më shumë vitet e fundit, ai ende ka kapacitetin për të destabilizuar rajonin dhe ekonominë botërore. Gazeta britanike Times ka renditur pesë skenarë të mundshëm të përgjigjes së Iranit. Skenari i parë: Irani hakmerret me sulme raketore ndaj bazave amerikane dhe Izraelit Irani zotëron mijëra raketa me rreze të mesme veprimi të afta për të goditur bazat amerikane në të gjithë rajonin, duke përfshirë bazat në Irakun fqinj dhe bazën ajrore Al-Udeid në Katar. Në vitin 2020, pasi komandanti ushtarak iranian Qassem Soleimani u vra nga dronët…

Read More

Puka mbetet një ofertë turistike e veçantë, mjaft e përshtatshme për shëtitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive (të peshkut) dhe për shumë veprimtari të tjera çlodhëse dhe argëtuese. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, një video nga Puka e transformuar, pjesë e rubrikës “Shqipëria e bukur”. Në këtë video shfaqen imazhet e liqenit në qendër të qytetit, krahas shëtitores me vende pushimi dhe bredha të lartë, ndërsa grupe të ndryshme artistike popullore performojnë vallet tradicionale shqiptare. Qyteti i Pukës vitet e fundit është shndërruar në një prej atraksioneve më të veçanta turistike të veriut, duke u renditur në mesin e…

Read More

Izraeli ka vrarë komandantin e Forcës Quds të Gardës Revolucionare, Esmail Qaani. Ali Khamenei e kishte emëruar Qaani-n si pasardhës të Qasem Soleimani-t, gjeneralit të vrarë në vitin 2020 në Bagdad me urdhër të Presidentit Donald Trump. Forca Quds shërben si krahu operativ i Gardës Revolucionare Iraniane dhe është gjithashtu përgjegjëse për sulmet terroriste jashtë vendit.

Read More

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca shpjegon në “Gjurmë” situatën me të drejtat politike në vend. Do të veçojë të drejtën e protestës dhe të drejtën e votës si dy fushat ku ende ka probleme. Ajo thekson se Shqipëria duhet të bëjë zgjedhje të lira, rezultati i të cilave të pranohet nga të gjitha palët. “Përsa i përket të drejtave politike apo të drejtave që lidhen më ushtrimin e lirë të të drejtës së protestës apo të drejtës së votës, ka probleme jo të vogla, që unë besoj se duhet të adresohen. Por nuk janë probleme unike vetëm për Shqipërinë. Ato…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë sot me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një nga projektet më ambicioze për arsimin e lartë në kryeqytet, ndërtimin e Kampusit Universitar në zonën e Qytetit Studenti. Ai thekson se prej kohësh po punohet për realizimin e këtij kampusi modern, që pritet të shndërrojë Qytetin Studenti në një hapësirë model për studentët që ndjekin studimet në Tiranë. “Transformimi i konvikteve në Qytetin Studenti është një nga historitë tona të suksesit në një dekadë. Por, puna jonë aty ende s’ka mbaruar. Sot dua t’ju njoh me super projektin e Kampusit Universitar…

Read More

Pasi udhëheqësi Suprem i Iranit premtoi një ”ndëshkim të ashpër” për Izraelin, flamuri i kuq i hakmarrjes u ngrit mbi Xhaminë Jamkaran në Qom. Me këtë simbol autoritetet iraniane po dërgojnë një mesazh të qartë se do të përgjigjen, pasi ky veprim tregon se vendi është i përgatitur për të reaguar ushtarakisht. Qindra protestues u mblodhën pranë Xhamisë Jamkaran në qytetin Qom në Iran për të kërkuar “ndëshkim” kundër Izraelit pas sulmeve të tij vdekjeprurëse ndaj Iranit.

Read More

Izraeli sulmoi Iranin dhe goditi objektet bërthamore dhe ushtarake, një prej tyre Natanz. Sulmet kanë shënjestruar infrastrukturën kritike të objektit, e cila ka funksionuar për vite me radhë për të arritur aftësinë e armëve bërthamore dhe strehon infrastrukturën e nevojshme për pasurimin e uraniumit në nivele ushtarake. Zona nëntokësore e cila përmban salla shumëkatëshe për pasurim uraniumi me centrifuga, dhoma elektrike dhe infrastrukturë mbështetëse, është dëmtuar pas sulmeve. Pse Izraeli synon pikërisht këtë qendër? Natanz është objekti kryesor për pasurimin në shkallë të gjerë të uraniumit, një proces që prodhon material që mund të përdoret si për qëllime civile, ashtu…

Read More

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha e cilëson pozitiv sezonin turistik. Ai thotë se referuar prenotimeve pritet që edhe muajt në vijim të regjistrojnë rritje të numrit të turistëve. Dredha ka prekur edhe bashkëpunimin me operatorët turistik vendas apo të huaj ku nuk kanë munguar edhe nga Lituania apo Polonia, ndërsa ka theksuar edhe faktin se Vlora tashmë ka rritur edhe njësitë akomoduese. Sa i takon plazheve publike dhe atyre private, janë katër plazhe nën menaxhimin e bashkisë duke nisur nga Zvërneci deri në Rradhimë, ndërsa gjatë kësaj të premte, plazhi pranë ish-akademisë së marinës u kompletua me të gjithë aksesorët…

Read More