Author: tirana

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori flet për shqetësime serioze mbi parregullsitë në procesin zgjedhor të 11 Majit. Për të në shumë qendra votimi, individë të lidhur me pushtetin përpiqen të ndikojnë votuesit që në hyrje të shkollave. Ndaj dhe propozon që rinumërimi i votave të mos bëhet nga komisionerë partiakë, por nga persona të pavarur dhe me integritet, si gjyqtarë apo pedagogë të licencuar. ”Ne kemi mbrojtur të gjitha votat tona. I kemi numëruar votat tona dhe ai mandat që kemi fituar, nuk bëhet as zero e as dy. Ne jemi të interesuar për zgjedhje normale. Problemet kryesore janë…

Read More

Deputeti ende në detyrë i PD, Dashnor Sula akuzoi Berishën se po përplas kandidatët e PD në listat e hapura, kjo me qëllimin e vetëm që të bëjnë pis fitoren e tyre. Ai tha se kështu ndodhi me Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, Aulon Kalanë dhe Arian Ndojën, për të larguar vëmendjen nga farsa elektorale. Nga ana tjetër, ai shtoi se kjo i jep të drejtë Ramës për të thënë se ju i keni vjedhur votat njëri-tjetrit. ”Sali Berisha dhe PD hodhi në rrugë kandidatët në listat e hapura, të kacafyten me njëri-tjetrin për tu bërë pis procesi dhe për…

Read More

Drejtori i ”Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç sulmoi ashpër vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për të ndaluar shfaqjen e flamurit dhe simboleve serbe në Graçanicë gjatë festimit të Vidovdanit. Për të kjo tregon fytyrën antiserbe dhe fashiste të regjimit të Albin Kurtit. Petkoviç theksoi se ndërsa ekstremistët shqiptarë “pikturojnë grafite të UÇK-së terroriste në shtëpitë, sheshe lojërash e shkolla serbe, ndërsa Albin Kurti shfaq flamurin e Shqipërisë së Madhe në tubimet e tij, autoritetet në Prishtinë shqetësohen nga flamuri serb dhe festimi paqësor i Vidovdanit”. ”Çdo vit, ndihmësit e Kurtit intensifikojnë represionin ndaj serbëve, veçanërisht në…

Read More

Më 12 dhe 13 qershor, mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë i drejtohen Kishës së Shna Ndout në Laç, për të marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të pelegrinazhit 13-javor në nder të këtij shenjtori. Pelegrinazhi, që zhvillohet çdo të martë gjatë 13 javëve të fundit, kulmon me festimet në datat 12 dhe 13 qershor, kur besimtarët vijnë për të kërkuar ndihmë hyjnore, për të bërë lutje, apo për të falënderuar Shna Ndoun për ndërmjetësimin e tij. Një pjesë e madhe e pelegrinëve qëndrojnë natën në ambientet përreth kishës, duke e kthyer këtë ngjarje në një moment të…

Read More

Kjo e enjte pasdite e ka gjetur Belinda Ballukun si drejtuese politike të PS-së në qarkun e Fierit, në Patos dhe Roskovec. Ajo vijon turin e takimeve falënderuesëve pas suksesit të fortë që arriti më 11 Maj, duke marrë 12 mandate deputetësh. ”Bashkë me deputetët në turin e falenderimeve. Mirënjohje”,-shkruan shkurt Balluku, teksa ka ndarë në Facebook edhe fotot nga takimet.

Read More

Këshilli Evropian do të diskutojë për përshpejtimin e integrimit të shteteve ballkanike. Liderët do të bëhen bashkë në samitin e liderëve që do të mbahet në Bruksel në datat 26-27 qershor. Në letrën e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, drejtuar drejtuesve të 27 shteteve anëtare të BE-së, thuhet se ai do t’i informojë ata rreth vizitës së tij të fundit në rajonin tonë. Costa tha se zgjerimi i BE-së është një proces me rëndësi gjeostrategjike. Po ashtu, anëtarësimi në BE, sipas tij, u hap dyert për zhvillim shteteve të reja dhe atyre ekzistuese. “Bashkimi Evropian është projekti më i…

Read More

Mosha nuk është sfidë, por një numër që edhe pse 74-vjeç, Skënder Cena sot është diplomuar pasi kaloi me sukses provimin e Anglishtes, duke u bërë maturanti më i moshuar në historinë e vendit. Cena ishte shprehur ditën e provimit se do të merrte notën 6, por duket se i kaloi pritshmëritë, pasi ai është vlerësuar me notën 7. Aksidenti në rini në hidrocentralin e Fierzës, i mori pjesërisht shikimin dhe u bë pengesa e parë për vazhdimin e shkollimit, mes shumë vështirësive ekonomike. Mirëpo, kur ishte 64 vjeç, iu rikthye mësimit në shkollën profesionale në Kamëz, por mosha nuk…

Read More

Sot shënohen 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste. Një takim rastësor në rrugë ka qenë ai mes Namik Dokles dhe Erion Braçes. Në një postim në Facebook, Namik Dokle thotë se ishte kënaqësi që urimet e para t’i merrte nga një teëlelfonatë e Gramoz Ruçit dhe nga një përqafim i Erion Braçes. ”Çfarë kënaqësie ( dhe rastësi e bukur) që në mëngjesin e 34-vjetorit të themelimit të PS, dy urimet e para t’i merrja nga një telefonatë e Gramoz Ruçit dhe nga një përqafim i Erion Braçes. Socialistë emblematikë”, shkruan Dokle.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një artikull nga ”Gateway Magazine”, që promovon Shqipërinë në Afrikën e Jugut. Kreu i qeverisë thekson se vendi ynë prezantohet si sekret mesdhetar. ”Shqipëria, perla europiane e turizmit për të cilin po flitet edhe në Afrikën e Jugut. “Gateway Magazine” promovon Shqipërinë si sekretin mesdhetar të mikpritjes së ngrohtë dhe peizazheve përrallore të majave që bashkohen me detin dhe qyteteve të skalitura në gur”,-shkruan Rama.

Read More

Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi rastin e parë me linë e majmunit në Shqipëri. Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini tha në një intervistë televizive se personi është një 31 vjeç i gjinisë mashkull. ”Rasti nuk është autokton shqiptar, por ka pasur histori udhëtimi në shtetin fqinj, Itali. Sigurisht në bazë të një plan veprimi për MPox, linë e majmunit, janë zbatuar të gjitha masat për ndjekjen, vlerësimin dhe hetimin epidemiologjik për sa i përket izolimit të rastit dhe ndjekjes klinike”. Tomini u shpreh se rasti u izolua për 28 ditë në banesë dhe u ndoq në distancë, ndërsa u hetua…

Read More

Një sipërfaqe pyjore në Qeparo është përfshirë nga flakët, ku sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes është shuar plotësisht. Flakët morën përmasa të konsiderueshme për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për banesat dhe një fabrikë vaji. Ndërhyrja e menjëhershme nga toka dhe ajri bëri të mundur neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e pasojave më të rënda. Në operacion u përfshi helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, i cili luajti një rol kyç në përballimin e vatrës aktive, ndërkohë që në terren ishin të angazhuar mjetet zjarrfikëse, efektivë të MZSH si dhe…

Read More

Djali i miliarderit, George Soros, Aleks do të martohet me Huma Abedin, e njohur si asistentja e Hilary Clinton. Kryeministri Edi Rama mësohet se është i ftuar. Dasma do të zhvillohet në Mahnatan të New York dhe do të marrim pjesë figura të njohura botërore. Romanca mes çiftit vjen shtatë vjet pasi Huma u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj, Weiner. Djali i donatorit miliarder demokrat George Soros dhe Huma Abedin konfirmuan romancën e tyre me një foto ditën e Shën Valentinit një vit më parë. Aleks Soros është 38 vjeç, ndërsa Huma Abedin, 47 vjeçe.

Read More