Author: tirana

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas aksidentit ajror në Indi, ku një avion me rreth 250 persona në bord, i cili ishte nisur drejt Londrës, është rrëzuar dhe ka shpërthyer në flakë. Kreu i Shtetit shprehet se është thellësisht i trishtuar nga lajmi, teksa u shprehu ngushëllimet në emër të vendit tonë familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë. Begaj shkruan në një postim në platformën X, se gjithashtu në këtë moment të dhimbshëm, Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me të gjithë të prekurit. ”Thellë i trishtuar nga rrëzimi tragjik i avionit në Ahmedabad. Në emër të Shqipërisë, shpreh…

Read More

Politologu Namir Lapardhaja, thotë se selia blu i ngjan një të sëmuri që nuk dëshiron të shërohet dhe ka një lidership që për të nuk sjell shpresë për fitore. Ata ai i quan me busull të humbur dhe kaotik. Për sa kohë lidershipi i saj nuk largohet për t’i hapur rugën të tjerëve, humbjet e tjera do jenë edhe më të rënda, pasi me Berishën, Flamur Nokën dhe Albana Vokshin, PD nuk kthehet kurrë në mazhorancë. Lapardhaja thekson edhe se kauza e Berishës për farsë elektorale dhe vjedhje zgjedhjesh ka rënë, pasi rinumërimi i kutive deri tani ka treguar se…

Read More

Sot Partia Socialiste feston 34-vjetorin e krijimit. Ish-ministri dhe një nga figurat e njohura të së majtës, Arben Malaj ka uruar socialistët dhe ka shprehur mirënjohjen për ata që, sipas tij, e duan atdheun me sinqeritet. Malaj rikujtoi mbështetjen që ka marrë në fillim të viteve ’90 nga shkrimtari i madh Dritëro Agolli, duke e cilësuar atë si një zë të fuqishëm në përpjekjet e PS për t’u kthyer në një forcë fituese, sidomos gjatë viteve të vështira të opozitës (1992-1997). Ai kritikoi mënyrën sesi, sipas tij, ndryshoi struktura e partisë pas vitit 2005, duke kaluar nga një model kolegjial…

Read More

Këtë të enjte, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka rrëzuar një padi të kryeministrit Edi Rama kundër ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha. Rama kishte hedhur në gjyq Bashën për deklaratat e këtij të fundit në 22 tetor të vitin 2018 lidhur me akuzat për cenimin e procesit elektoral në Durrës dhe Dibër si dhe përfshirjen e segmenteve të krimit në fushatë. Vetë kryeministri në një reagim në platformën X, thekson se si vendim u desh 7 vite për tu marrë dhe sipas Ramës, gjykatësja i përket Unionit që kërkon rritje page 700 euro nga Gjykata Kushtetuese, dhe për…

Read More

Kandidati i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili fitoi mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave që pritet të zhvillohet për këtë qark. Për të diferenca e votave nuk do të cenohet dhe se procesi do të përforcojë legjitimitetin e rezultatit. ”Rinumërimi nuk ndryshon gjë, siç pamë edhe në rastin e Dibrës. Në këtë fazë askush nuk guxon të bëjë shkelje, sepse pasoja ligjore janë të rënda. Besoj se do jetë në favorin tonë”,-u shpreh ai. Kapri theksoi se zgjedhjet nuk ishin të barabarta për shkak të përdorimit të pushtetit nga mazhoranca. Ai…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ku i bënte thirrje që të mos “lajthisë” duke miratuar kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve, të cilët kërkojnë rritje pagash me 700 euro. Kushtetuesja e konsideron një formë ndikimi dhe përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj dhe që do të cenonte parimet themelore të shtetit të së drejtës. Gjykata thotë mes të tjerash se është e pavarur dhe se nuk ndikohet në marrjen e vendimeve të saj. ”Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga…

Read More

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi pjesë e delegacionit në asamblenë e partive popullore evropiane, tha se në atje u miratua rezoluta më e fortë e miratuar ndonjëherë nga PPE. Ai tha edhe se do të krijohet një mision faktmbledhës për të gjitha farsën elektorale të ndodhur më 11 Maj. ”Ata e shprehën shqetësimin që çfarë ishin thënë, ishin bërë. Shitblerja e votës, përdorimi i shtetit, krimi i organizuar në blerje votash, të gjitha këto u futën në rezolutë. Ata miratuan një rezolutë që ishte më e fortë ndonjëherë e miratuar në këtë forum politik. Do të organizojnë sa më shpejt…

Read More

Nga Odesa në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka lënë pa përmendur Kosovën. Ai u shprehur i lumtur që nuk pati asnjë përfaqësues të Prishtinës zyrtare të pranishëm. Vuçiç tha për mediat serbe se sot në Odessa pati takime shumë të suksesshme dhe se e falënderoi Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për respektimin e plotë të Kartës së OKB-së dhe integritetit territorial të Serbisë, si dhe për faktin se nuk kishte ftuar përfaqësues nga Prishtina për të marrë pjesë. “Ky është një gjest i madh ndaj vendit tonë”, u mburr Vuçiç dhe tha se Serbia do ta…

Read More

Arrestimi nga autoritetet serbe dhe ngritja e akuzës për vrasje të rëndë në Banjskë të Zveçanit, ndaj ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, ka vënë në lëvizje të gjithë aparatin shtetëror në Kosovë. Autoritetet thonë se po bëjnë çdo përpjekje për lirimin e tij. Spahiu u arrestua më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, teksa po kthehej me autobus nga Austria në Kosovë së bashku me familjen e tij. Gjykata e Lartë në Suboticë urdhëroi një muaj paraburgim për Spahiun me pretendimin se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”…

Read More

Kreu i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha flet për problematikën për furnizim me ujë të pijshëm në qytetin bregdetar. ”Jemi në unison me Ujësjellësin, në mënyrë që të ecim përpara. Po përpiqemi ta zgjidhim sa më shpejt këtë problematikë, ka rënë në një moment energjia elektrike, pastaj ka ndikuar te pompa e ujit. Po punojmë me ritëm të madh, shpresoj të kalojë sa më shpejt kjo situatë”, tha Dredha. Po sa mund të zgjasë kjo situatë? Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ujësjellin, ka pasur problematikë këto 3,4 ditët e fundit dhe realisht ka pasur shqetësim në komunitet, se normalisht…

Read More

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka një rritje të ekipit, edhe pse mbrëmë në Letoni shkuan në një barazim 1-1, dhe me Serbinë u humb penalltia e famshme. Për këtë ka ironizuar gazetari i kronikës, Artan Hoxha. Ai thotë se vetmja gjë që është rritur, është çmimi i biletës në stadium. ”E vetmja gjë që është rritur ndjeshëm kohët e fundit madje ka arritur në stratosferë është çmimi i biletave për qytetarët më të varfër të kontinentit, duke abuzuar me pasionin e tyre për të parë Kombëtaren”,-shkruan në një postim në Facebook. Postimi i plotë Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, pas barazimit…

Read More

Jorida Tabaku thotë se të qenit bashkë me Ilir Alimehmetin në listën e hapur të Tiranës, nuk ishte komode. Ajo thotë se ka një marrëdhënie shumë korrekte dhe pa asnjë hatërmbetje me Alimehmetin, pavarësisht rezultatit që solli 11 Maj. Tabaku shpreson që Partia Demokratike të mund të marrë mandatin e 14 pas rinumërimit të votave të Tiranës. Kjo do i hapte rrugën Alimehmetit që të futej në Kuvend. ”Ai mori një mbështetje shumë të madhe. Do i bënte mirë jo vetëm PD-së, por edhe parlamentit. Shpresoj që numërimi i këtyre votave të pavlefshme mund të prodhojë këtë mandatin e 14.…

Read More