Author: tirana

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD-së, e cila kërkoi pavlefshmëri të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Shkodrës, si të pambështetur në ligj dhe në prova. KAS me shumicë votash vendosi që të lërë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për miratimin e tabelës përmbledhëse të votimit për qarkun e Shkodrës, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Shkodrës, Partia Demokratike mori 5 mandate deputetësh, Partia Socialiste mori 4 mandate, Partia Socialdemokrate mori dy…

Read More

Xheneta ka zbuluar një lajm për ndjekësit e saj, ajo do të jetë pjesë e një seriali të ri televiziv. Në këtë projekt, Xheneta do të interpretojë një rol të quajtur “Rina”, por pa dhënë shumë detaje rreth skenarit apo platformës ku do të transmetohet seriali. ”Një kapitull i ri po vjen. Rina është gati, a jeni ju”,-shkruan Xheneta në postimin e saj. Ky është një hap i ri dhe emocionues për Xhenetën, e cila duket e gatshme të sfidojë veten edhe në fushën e aktrimit.

Read More

Kryeministri Edi Rama e vlerëson si një hap të rëndësishëm letrën që Presidenca Polake e BE-së i dërgoi Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në grup-kapitullin 4. ”Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4-“Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane”,-shkruan Rama. Postimi i plotë SHQIPËRIA NUK NDALET Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE. Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë regjistroi procedim penal për veprën penale ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’ parashikuar 295/a pas publikimit në media dhe portale të ndryshme të një video mbi ngjarjen në shkollën 9-vjeçare ‘Fan Noli’, ku humbi jetën i mituri M.C. Video e publikuar në disa media përmban pamje filmike të datës 18.11.2024, ku shfaqen të miturit me etiketimet e gjeneraliteteve të tyre përkrah secilit. Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera në lidhje më këtë procedim, janë administruar në cilësinë e provës materiale edhe një CD me pamjet filmike…

Read More

Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri vëllai i Nuredin Dumanit dhe një tjetër, pjesëtarë të një organizate kriminale që akuzohet nga GjKKO për kryerje të krimeve të rënda. Dashnor Dumani, 40 vjeç akuzohet se ka vrarë vëllain e Erion Alibejt në “masakrën e Bradasheshit” në vitin 2018. Dyshohet si bashkëpunëtor në grabitjen në aeroportin e Rinasit. Gjithashtu, është dënuar për armbëmbajtje në vitin 2016. Njoftimi i Policisë së Shtetit Vijon bashkëpunimi shumë i ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të lokalizuar, kapur dhe ekstraduar shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar, që synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare. Ekstradohen nga…

Read More

Dominimi i mjeteve “GREEN” po rritet me ritme të shpejta në qarkullimin rrugor në Shqipëri. Të dhënat më të fundit të periudhës Janar-Maj 2025 tregojnë një orientim gjithnjë e më të dukshëm të qytetarëve drejt mjeteve elektrike dhe hibride. Vetëm në pesëmujorin e parë të këtij viti, janë regjistruar 1,665 mjete 100% elektrike në vendin tonë, një rritje me 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po ashtu, 23.5% e të gjitha mjeteve të reja të regjistruara për herë të parë janë plotësisht elektrike. Në total, flota e automjeteve All-Electric në vend ka arritur në 8,043 njësi,…

Read More

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e pranishme në Samitin ”Ukrainë-Europa Juglindore” në Odesa, nën drejtimin e Presidentit Volodymyr Zelenskyy, dhe në praninë e krerëve të shteteve dhe kryetarëve të qeverive të Europës Juglindore, tha se Shqipëria është krah Ukrainës. Teksa dha një mesazh mbështetës, më tej Spiropali tregoi se përsa kohë të vijojë lufta ruse, Shqipëria do të jetë krah Ukrainës. Spiropali tha se qëndresa e Ukrainës përballë mizorive të Rusisë frymëzon botën. ”Odesa është një qytet simbol i guximit dhe qëndresës. Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore është një pikë bashkimi një rikonfirmim kolektiv i vlerave tona të përbashkëta: paqes, sovranitetit dhe stabilitetit rajonal.…

Read More

Këtë të mërkurë u mbajt mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit ku pati debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Në mbledhje u miratuan disa vendime nga lista e përfituesve nga procesi i rindërtimit, subvencionet për transportin publik dhe përdorimi i plazheve për sezonin 2025. Vendimi që lidhet me ndryshimet për listat e përfituesve të banesave individuale i cili kaloi me 27 vota pro, 9 kundër dhe 1 abstenim u shoqërua me kundërshtim të nga këshilltari i Partisë Demokratike, Dritan Burgija. Ai tha se ka një përjashtim të padrejtë të qytetarëve nga e drejta e pronës dhe procesi i…

Read More

Gazeta më e madhe britanike ”The Times” udhëtoi drejt vendit tonë. Kryeministri Edi Rama ndau sot këtë artikull në rrjetet sociale, duke theksuar se ai pasqyron Shqipërinë e vitit 2025 përmes një udhëtimi mes peizazheve të egra, përpjekjeve për të ndërtuar një turizëm cilësor dhe përmbushjes së standardeve moderne. Kjo midis peizazheve të egra, vendosmërisë për të zhvilluar një turizëm cilësor dhe me standarde, Gjirokastrës ku midis rrugicave të ngushta e gurëve e historisë shekullore befason një jetë plot vitalitet dhe bashkëjetesë perfekte mes turistëve, tregtarëve, gurgdhendësve, artizanëve e banorëve, por edhe siteve të UNESCO e qyteteve si Pogradeci ku…

Read More

Debati mbi përjashtimin e hebrenjve ultra-ortodoksë nga shërbimi ushtarak kërcënon të destabilizojë qeverinë e koalicionit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Udhëheqësit e partive opozitare të Izraelit kanë paraqitur një projektligj në Knesset për ta shpërndarë atë, gjë që mund të hapë rrugën për zgjedhje të reja të parakohshme. ”Ky vendim ishte unanim dhe është i detyrueshëm për të gjitha palët”, theksuan udhëheqësit në një deklaratë të përbashkët. Një votim i parë për projektligjin pritet sot. Partitë ultra-ortodokse Shas dhe United Torah Judaism, anëtare të koalicionit qeverisës, kanë kërcënuar të mbështesin projektligjin në përpjekjen e opozitës për të thirrur zgjedhje, për…

Read More

Mjeku anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Dr. Fatmir Priftit, është ndarë nga jeta. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu vlerëson figurën e tij si një profesionist të përkushtuar, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në shërbim të pacientëve dhe sistemit shëndetësor shqiptar. ”Një profesionist i përkushtuar dhe i respektuar, që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për humanizmin dhe përkushtimin e tij”,-shkruan ministrja.

Read More

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, autorizoi Presidencën e BE-së dhe Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BashkimitEvropian. Kapitujt e Grupkapitullit 4 përfshijnë fusha shumë të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve…

Read More