Një sipërfaqe pyjore në Qeparo është përfshirë nga flakët, ku sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes është shuar plotësisht. Flakët morën përmasa të konsiderueshme për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për banesat dhe një fabrikë vaji. Ndërhyrja e menjëhershme nga toka dhe ajri bëri të mundur neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e pasojave më të rënda. Në operacion u përfshi helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, i cili luajti një rol kyç në përballimin e vatrës aktive, ndërkohë që në terren ishin të angazhuar mjetet zjarrfikëse, efektivë të MZSH si dhe…
Author: tirana
Djali i miliarderit, George Soros, Aleks do të martohet me Huma Abedin, e njohur si asistentja e Hilary Clinton. Kryeministri Edi Rama mësohet se është i ftuar. Dasma do të zhvillohet në Mahnatan të New York dhe do të marrim pjesë figura të njohura botërore. Romanca mes çiftit vjen shtatë vjet pasi Huma u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj, Weiner. Djali i donatorit miliarder demokrat George Soros dhe Huma Abedin konfirmuan romancën e tyre me një foto ditën e Shën Valentinit një vit më parë. Aleks Soros është 38 vjeç, ndërsa Huma Abedin, 47 vjeçe.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën e administratës të presidentit amerikan, Donald Trump, për të pranuar shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në SHBA. “Menjëherë pas ardhjes në pushtet të administratës Trump është dërguar një kërkesë për shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në territorin e SHBA-së, nëse konstatohet një status i tillë. Duke pasur parasysh se ata janë shtetas maqedonas, Qeveria ka pranuar kërkesën për pranimin e tyre në rast të dëbimit mbi këtë bazë”, u tha në përgjigjen e Qeverisë maqedonase dërguar Radios Evropa e Lirë. Por, Qeveria maqedonase nuk ka konfirmuar se është në bisedime me SHBA-në…
Yll Limani dhe Tayna sapo kanë publikuar këngën më të re të titulluar “Kitara”. Me muzikë dhe tekst të realizuar nga vetë artistët, kënga është prodhuar nga Fatjon Miftari, ndërsa pas gjithë projektit qëndron producenti ekzekutiv Bonart Ajvazi. “Kitara” është një kombinim perfekt mes vokalit të Yllit dhe stilit të guximshëm të Taynës. Dy artistët kanë sjellë një videoklip modern, energjik dhe vizualisht të fuqishëm, duke i dhënë një frymë të freskët tregut muzikor.
Fshati i Radomirës, 37 km nga Dibra është kthyer vitet e fundit në një destinacion të preferuar për të pasionuarit pas ngjitjeve në mal. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga liqeni i zi në Radomirë, si një ftesë për t’u vizituar nga turistë vendas e të huaj. Liqeni i zi, një mrekulli natyrore e fshehur në fshatin Radomirë të Dibrës, është një destinacion përrallor. Liqeni në dimër ngrin në sipërfaqe dhe ka një hapësirë prej 0.8 ha. Është i pasur me një botë të gjallë. Ka vlera shkencore gjeologjike, hidrologjike, biologjike, estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Ky liqen…
Sfida e kthimit Serbi-Shqipëri do të luhet në Beograd, me qëllimin për të shmangur tensionet e derbit ballkanas. Ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd. Ndeshja e raundit të fundit kundër Letonisë do të luhet në stadiumin “Dubočica”, në Leskovac. Më 14 tetor 2014 ndeshja Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2016, u luajt në stadiumin e Partizanit të Beogradit.
40-vjeçari indiano-britanik, Vishwash Kumar Ramesh, është i mbijetuar nga tragjedia e avionit. Ai ka folur për mediat pasi mundi t’i shpëtojë mrekullisht tragjedisë. ”Pati një zhurmë të madhe 30 sekonda pasi u nis avioni dhe më pas u përplas. Ndodhi shumë shpejt”, tha ai. I riu ka marrë dëmtime në gjoks, kokë dhe këmbë. 40-vjeçari kishte shkuar në Indi për disa ditë për të vizituar familjarët. Ai po kthehej në Mbretërinë e Bashkuar, bashkë me të vëllain, një 45-vjeçar me emrin Ajay Kumar Ramesh. ”Kur hapa sytë, kishte kufoma rreth meje. Isha i frikësuar. U ngrita dhe ika me vrap.…
Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj. Rezultatet janë shpërndarë nga Qendra e Shërbimeve Arsimore. 399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98,45% ndërsa nota mesatare është 7.8. Mbi 27 mijë maturantë iu nënshtruan provimit, i cili zgjati 2 orë e 30 minuta, ndërkohë si çdo vit u përsërit sërish skema, vetëm pak nga nisja e provimit, në rrjetet sociale doli teza. Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët…
Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, ishte e pranishme në konferencën e Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Sikurse edhe e ka treguar me disa postime në rrjete sociale, ”Në Konferencën e Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Një mundësi për shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e bashkëpunimit me vendet partnere, me fokus përmirësimin e efikasitetit në pikat e kalimit dhe lehtësimin e shkëmbimeve, duke synuar uljen e kohës së pritjes, thjeshtësimin e procedurave dhe dixhitalizimin e…
Nga Spartak Ngjela Autoktonia shqiptare në Greqi dhe historia që po vjen… Sot në Greqi jetojnë rreth 5 milionë shqiptarë që quhen arvanitas. Kisha greke dhe historiografia greke, në shkolla të mesme dhe nëpër universitetet në Greqi ka mbi 150 vite që po gënjen popullin e vet për historinë e Greqisë. Dhe të gjithë frikën e kanë pasur dhe e kanë nga historia e të vërtetës së autoktonisë absolute që kanë shqiptarët në këtë rrjedhë historike tre – mijë – vjeçare:ILIRI – ARBËRI – EPIR -SHQIPËRI. Ja kjo është e vërteta e historisë për grekët që kanë ardhur në Gadishullin…
Drejtorët e përgjithshëm të administratave doganore nga Ballkani Perëndimor dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën sot në Tiranë ku morën pjesë në konferencën e dytë të nivelit të lartë me temë: “Partneriteti doganor për një Evropë të lidhur”. Ky aktivitet shërbeu si një platformë kyçe për të forcuar bashkëpunimin strategjik doganor, mbështetur objektivat e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për të përshpejtuar përafrimin e rajonit me standardet e Bashkimit Evropian. Konferenca përfundoi me miratimin e një Deklarate të Përbashkët, ku palët riafirmuan angazhimin për përshpejtimin e harmonizimit me Kodin Doganor të BE-së, zgjerimin dhe…
Irlanda e Veriut është në gjendje të jashtëzakonshme. Një valë dhune kundër emigrantëve ka paralizuar komunitetet në qarkun Antrim, me qendër qytetin Ballymena. Sipas mediave vendase skenat e kaosit në ditët e fundit janë karakterizuar nga sulme, zjarrvënie, vandalizëm dhe përleshje të dhunshme me policinë, duke ngjallur shqetësim ndërkombëtar. Qendra e Argëtimit Larne, e cila ishte shndërruar në një qendër emergjence për të strehuar familjet kryesisht emigrantë rumunë që iknin nga kaosi i Ballymenës, u plaçkit nga një grup burrash me kapuç të mërkurën në mbrëmje. Rreth një duzinë personash thyen dritare, i vunë flakën kazanëve të plehrave dhe hodhën…