Author: tirana

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi të hapë kutitë e votimit në dy KZAZ të qarkut të Elbasanit. Fjala është për kutitë e bashkive Gramsh dhe Peqin ku demokratët kishin dyshime për shtim fletësh në mënyrë fiktive. Akti i KAS nuk parashikon numërim por këqyrjen e materialeve zgjedhore, nëse numri i fletëve në kuti do të korrespondojë me ato që janë shënuar në procesverbale. E hëna e javës së ardhshme u caktua si afati për kryerjen e këtij procesi dhe më pas do të vijojë edhe rinumërimi i plotë i kutive për qarqet Tiranë e Fier.

Read More

Kryeministri Edi Rama, ka treguar përmes një video, se tashmë në Kishën e Shna Ndout në Lezhë, është hapur qendra shëndetësore verore. Sipas kreut të qeverisë, kjo qendër tashmë do të jetë në shërbim 24/7 për të gjithë qytetarët dhe pelegrinët që e vizitojnë këtë vend të bekuar. ”Në Kishën e Shna Ndout në Laç, këtë sezon veror, për herë të parë kemi hapur Qendrën Shëndetësore Verore pranë kishës, e cila do të jetë në shërbim 24/7 për të gjithë qytetarët dhe pelegrinët që vizitojnë këtë vend të bekuar. Shëndeti i çdo vizitori është prioritet për ne, ndaj me ekipin…

Read More

Izraeli ka ndërmarrë një seri sulmesh ndaj objektivave strategjike në Iran, janë anuluar fluturimet mes Shqipërisë dhe Izraelit. Në Rinas janë anuluar dy fluturime nga Tel Aviv drejt Tiranës dhe një fluturim nga Tirana drejt Tel Avivit. Një prej avionëve nga Tel Aviv duhej të mbërrinte në Tiranë në 15:40 dhe tjetri në 16:20, por të dy janë anuluar. Nga Tirana ishte parashikuar një fluturim në orën 17:20 drejt Tel Avivit, por edhe ai është anuluar. Në mbrëmje vonë në 23:30 parashikohet një tjetër fluturim nga Rinasi në Tel Aviv, por edhe ai me shumë gjasë do të anulohet si…

Read More

Nën moton “Albania Future Now”, Shqipëria po prezantohet në datat 11- 14 qershor, në “VivaTech 2025”, konferenca më e e madhe në Europë për teknologjitë e avancuara, bizneset inovatore dhe startup-et. Me pjesëmarrjen e saj në “VivaTech 2025”, Shqipëria konfirmon angazhimin për të qenë pjesë aktive e hartës globale të inovacionit. Ky është dhe misioni i fushatës “Innovation Now”, i mbështetur nga EU4Innovation dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me qëllim promovimin, në tregun kombëtar e ndërkombëtar, të ekosistemit të inovacionit shqiptar. Në këtë skenë ndërkombëtare të inovacionit, po prezantohen katër aktorë kyç të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe…

Read More

Vendimi i Federatës Serbe të Futbollit, që ndeshjet kualifikuese me Anglinë dhe Shqipërinë të luhen në Beograd, nuk është pritur mirë nga Aleksandar Vuçiç. Presidenti serb kritikoi zgjedhjen e FSS, pasi përballja e 9 Shtatorit kundër anglezëve, fillimisht ishte planifikuar të luhej në Leskovac. “Federata e Futbollit dhe të tjerët nuk arrijnë të përballojnë as 5 minuta presion nga Ambasada Angleze apo palë të tjera, që kërkuan zhvillimin e ndeshjes në Beograd. Pas dy ditëve presion, ata ndryshuan stadiumin, edhe pse ishte vendosur të luhej në Leskovac. Njerëzit e Leskovacit nuk kanë më pak vlerë se ata në Beograd. Madje,…

Read More

Izraeli mbyll shërbimet edhe në Ambasadën izraelite në Tiranë. Sot Ambasada njoftoi mbylljen edhe të shërbimeve konsullore, në kuadër të zhvillimeve të fundit. Kjo masë është marë për të gjitha ambasadat dhe shërbimet konsullore izraelite në të gjithë botën. ”Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në të gjithë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen. Një formular online është i disponueshëm për izraelitët jashtë vendit, për të raportuar vendndodhjen dhe statusin e tyre aktual. Ju lutemi plotësojeni atë për të ndihmuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të qëndrojë e përditësuar”, thuhet në njoftimin e…

Read More

Juristi Sokol Hazizaj, thotë se disa prej politikanëve që janë në burg, janë ndaluar për shkak të perceptimeve dhe jo domosdoshmërisht mbi baza të qarta ligjore. Ai theksoi se hetimet ndaj figurave politike nuk mund të zgjasin pafundësisht dhe se ndalimi i tyre duhet të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjin. Hazizaj përmendi rastet e Ilir Metës dhe Erion Veliajt, duke i quajtur arrestimet e tyre si të dhunshme. ”Shumë politikanë kanë shkuar në burg, për shkak të perceptimit, në pjesën më të madhe që kam konstatuar në proces. Nuk mendoj se kufizimi i lirisë së tyre duhej të…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Shqipëri, Toshitsuki Kaëauchi. Të dy palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe UNHCR, në drejtim të adresimit të çështjeve që lidhen me migracionin, mbrojtjen e kufijve dhe ndihmën për emigrantët, azilkërkuesit dhe personat në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në vendin tonë. Proda theksoi se ky partneritet ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e aftësive të punonjësve të Policisë për të identifikuar dhe trajtuar me profesionalizëm rastet që lidhen me azilkërkuesit dhe grupet e ndjeshme.…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e ndryshuar qëndrimin se beteja e tij me drejtësinë është hakmarrje politike. Në një intervistë për ”Report Tv”, ai u pyet edhe mbi rezultatin thellësisht të dobët të zgjedhjeve të 11 majit. Duke thënë se kandidimi i tij nuk kishte qëllim final marrjen e mandatit, ai e lë përgjegjësinë e rezultatit tek përfaqësimi i ulët në koalicion. ”Për shkak të koalicionit, ne ishim në funksion të strategjisë të zgjedhur nga PD dhe pak mundësi protagonizmi”, vijon ai. Nga burgu, Meta kërkoi rinumërim për votat në Kavajë, pasi nuk e beson se në…

Read More

Murtaja e ruminantëve të vegjël ka prekur 263 bagëti në dy ferma në fshatin Polenë në rrethin e Skraparit. Shefi i Sektorit të Veterinarisë, në Drejtorinë e Bujqësisë së qarkut Berat, lirjan Ramaj, i cili ndër të tjera ka thënë se janë marrë masat për karantinimin e fermave dhe eliminimin e bagëtive. ”Janë marrë të gjitha masat, fermat janë futur në karantinë, pritet të kryhet proçesi i eliminimit të kafshëve të të dyja tufave ,është përcaktuar “zona e kuqe” prej 3 km dhe nga veterinerët tanë të shërbimit të kontrrollit po bëhet inventari i të gjitha fermave,ndërkohë që zona rreth…

Read More

Presidenti Donald Trump, tha në një intervistë për CNN se Shtetet e Bashkuara mbështesin Izraelin dhe e quajti sulmin ndaj Iranit shumë të suksesshëm. ”Sigurisht që ne mbështesim Izraelin dhe e kemi mbështetur si askush më parë”, tha Trump në një telefonatë të shkurtër. ”Irani duhet të më kishte dëgjuar kur thashë nuk e di a e dini, por ju dhashë një paralajmërim 60-ditor dhe sot është dita e 61-të”, shtoi presidenti. ”Tani ata duhet të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të arrijnë një marrëveshje para se të jetë shumë vonë. Do të jetë shumë vonë për ta. Njerëzit…

Read More

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve që kërkon rritjen me 700 euro të rrogës, e dyta në tre vite, pasi kreu i qeverisë u shpreh se ”uronte të mos lajthiste përsëri”. Ajo tha se i qëndron deklaratës të dhënë sa i takon deklaratave të politikës për rritjen e pagave të gjyqtarëve. Zaçe thotë se gjyqtarët nuk ndihen nën presion, se janë mësuar me deklarata të tilla që vijnë nga të gjitha palët dhe se media i jep më shumë vëmendje se ç’duhet disa temave apo…

Read More