Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bën me dije se miratimi i ligjit të ri për bashkëpronësinë, synon të rrisë përfshirjen e interesave të përbashkëta të qytetarëve dhe angazhimin e tyre për mirëmbajtjen dhe investime në dobi të komunitetit. Ligji ri përcakton detyrat e Asamblesë dhe Kryesisë, ndërsa fuqizon rolin e administratorit të pallatit duke e pajisur atë me NIPT. Sipas Maznikut, administratori ka të drejtën të pajiset me NIPT por nuk merr barrë fiskale, çka i jep mundësi atij të lëshojë fatura të fiskalizuara të cilat më pas janë fatura që njihen edhe si titull ekzekutiv dhe…
Author: tirana
Paga mesatare bruto mujore në vend gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 arriti në 82,210 lekë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo shënon një rritje prej 11.6%. Nëse krahasohet me tremujorin e fundit të vitit 2024, është regjistruar një rënie prej 1.43%, pasi në atë periudhë paga mesatare mujore kishte qenë 83,401 lekë. Sektorët me pagat më të larta vijojnë të jenë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, si dhe informacioni dhe komunikacioni, të cilat tradicionalisht qëndrojnë mbi mesataren kombëtare për shkak të kërkesës…
Një protestë përfundoi në dhunë. Ngjarja ka ndodhur në Ballymena të Irlandës së Veriut. Protesta, e cila ishte dita e dytë e saj, mbahej për një rast sulmi seksual të ndodhur në Antrim. Protestuesit hodhën molotovë, tulla dhe flakadanë ndaj policisë përgjatë protestave. Uniformat blu u kundërpërgjigjen me goditjen nga shkopinj prej gome dhe me autobut ujë për të shpërndarë protestuesit. Pesë persona u arrestuan dhe 17 oficerë të tjerë u plagosën gjatë natës, duke e çuar totalin në 32. Protesta e parë u organizua disa orë pasi dy djem adoleshentë u paraqitën para Gjykatës së Magjistraturës në Coleraine.
Gazetari Alfred Peza rikthehet me një tjetër vepër që premton të lërë gjurmë të thella, me romanin “Diamanti”, botim i Shtëpisë Botuese “Mediaprint”. I ndërtuar me finesën e një rrëfimi që ndërthur realitetin me trillimin letrar, ky libër na fton në një udhëtim magjik drejt lëndinave të brendshme të shpirtit njerëzor, shkruan Bordo. Peza shpalos një univers ku realiteti ndërthuret mjeshtërisht me elementë të realizmit magjik, duke sjellë një histori që njëkohësisht frymëzon dhe sfidon. “Diamanti” nuk është thjesht një roman, por një metaforë e fuqishme për udhëtimin e jetës dhe transformimin që lind nga përballja me vështirësitë më të…
Tifozat Kuq e Zi deklarojnë se në Riga të Letonisë, aty ku mbrëmë kombëtarja u ndal me një barazim 1-1, siguria në stadium kishte urdhëra nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ata mos lejoheshin me banderolat. “Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht”, shkruan TKZ. “Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë”, shtojnë ata. Postimi i plotë Manovrat penguese të FSHF-së vazhduan edhe dje në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë. Steward-ët na…
Aulon Kalaja arriti të marrë mbi 8.100 vota, por jo mandatin e deputetit. Ai ishte pjesë e listës së hapur të PD në qarkun Durrës. Kalaja tha se PD arriti që të fitojë Krujën pas shumë vitesh dhe se është krenar me këtë. Ai tha se kërkon rinumërim të votave në qarkun Durrës. Kalaja nënvizoi se i janë vjedhur votat atij dhe kolegëve të tij, duke shtuar se shkeljet i ka dorëzuar në SPAK. ”Kam marrë mbi 8100 vota personale. Unë bashkohem me atë që quhet farsë elektorale. Denoncimi duhet bërë në Bruksel dhe në Uashington. Unë mendoj që falja…
Numërimi i 42 kutive në Dibër nuk prodhoi ndryshim në renditjen e kandidatëve të listës së hapur të PD-së. Ankimi i bërë nga Xhemal Gjunkshi dhe i mbështetur nga PD, ku pretendonte për tjetërsim votash në favor të kolegut Përparim Spahiu, rezultoi të ishte pjesërisht i saktë, pasi rikuperoi mbi 60 vota. Ky numër votash përgjysmoi diferencë ndërmjet dy kandidatëve demokratë në listën e hapur, duke treguar se abuzimet kanë ndodhur edhe brenda llojit nga numëruesit e të njëjtës parti, ku beteja në KAS bëhej për çdo fletë votimi. Gjunkshi tregoi edhe ambiciet e tij për të ardhmen, pasi demokratët…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesës së përsëritur të Unionit të Gjyqtarëve për rritje pagash përmes Gjykatës Kushtetuese. Rama e quan këtë një praktikë të paprecedentë dhe të dëmshme për ekzekutivin dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Në X, kreu i qeverisë shkruan se kjo kërkesë për rritje pagash, e përsëritur dy herë brenda tre viteve, cenon seriozisht Kushtetutën dhe seriozitetin e Republikës. Ai paralajmëroi kundërshtimin e qeverisë ndaj çdo abuzimi të tillë. ”Ky Unioni e kuptoka si një privilegj të përjetshëm faktin që për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit dhe fuqizuar gjykatësit e dalë nga Vetingu, ne me…
Rruga Shëngjin-Velipojë ka sjellë jo vetëm lehtësim të ndjeshëm të lëvizjes midis dy prej zonave më të njohura bregdetare të veriut, por edhe një atraksion të ri që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë. Kryeministri Edi Rama ka postuar video panoramike nga rruga e re. Rruga Shëngjin-Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e tij do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik. Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën…
Kombëtarja shqiptare zbret sot në fushë për sfidën e katërt në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2026, ku do të përballet me Letoninë në “SSkonto Stadion” të Rigës. Pas barazimit 0-0 ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare” tre ditë më parë, kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht fitoren për të ruajtur pozitat në zonën kualifikuese dhe për të konsoliduar vendin e dytë në grup. Trajneri Sylvinho ka bërë disa ndryshime në formacion, kryesisht në repartin e mbrojtjes. Ismajli dhe Kumbulla zëvendësojnë Gjimshitin dhe Ajetin, ndërsa Elseid Hysaj e nis nga stoli, me Ivan Balliun që starton si titullar. Pjesa tjetër e…
Për juristin Kreshnik Spahiu, ankimi i PD-së për rinumërimin e votave bëhet vetëm për të fituar kohë dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë. Për të ankesa mund të ishte e kuptueshme nëse do të ishte bërë nga parti të reja, pasi ato nuk kanë përfaqësim në komisione. ”Rezultati që do vij nga ankimi i PD nuk do të ndryshojë asgjë. Dhe kjo bëhet vetëm për të fituar kohë dhje për t’ju shamngur përgjegjësisë. Ata që se njohin ligjin ankimi i PD është një absurditet. Unë mund të pranoj ankimin e partive të reja, sepse nuk kishin komisioner dhe një parti që si…
3 efektivë të Policisë së Kosovës janë pezulluar për 72 orë për shkak të mungesës së reagimit pasi eskorta e kryeministrit në detyrë Albin Kurti është goditur me vezë gjatë një vizite në Skenderaj. Kurti qëndroi në Skenderaj për përurimin e një çerdhe ndërsa vezët u hodhën nga persona deri tani të paidentifikuar. Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani bëri përgjegjës Partinë Demokratike të Kosovës. ”Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në”, shkroi ai.