Një grua 51-vjeçare në Lezhë ka humbur jetën pas dyshimeve se ka konsumuar fostoksinë. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 6 maj, kur shtetasja D. B., banuese në fshatin Manati, u paraqit në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Lezhës. Ajo u transportua menjëherë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, nuk mundi të mbijetonte. Policia lokale dhe autoritetet hetimore kanë nisur menjëherë verifikimet për rrethanat e ngjarjes. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore.
Author: tirana
Kryesocialisti Edi Rama mbylli këtë të mërkurë fushatën në Fushë Krujë, ndërsa ftoi banorët atje të votojnë të dielën e 11 majit, Partinë Socialiste. Rama tha se në Fushë Krujë vijnë me kokën lart, me të gjitha punët e mbyllura gjatë mandatit qeverisës që po mbyllin. “Sot rikthehemi në këtë stacion për katër vitet e ardhshme duke e patur kokën lart me ato që bëmë në këtë mandate që po mbyllet. Duke nisur me familjet që u goditën nga tërmeti shkatërrimtar dhe mbetën brenda pak sekondash në qiell të hapur. Sot kemi përmbyllur të gjithë detyrimet tona me shpërndarjen e…
Ambasada Amerikane në Tiranë u është drejtuar të gjithë qytetarëve me një mesazh për zgjedhjet parlamentare të së dielës. Në një postim në Facebook, theksohet rëndësia e votës së kujtdo dhe arsyeja se përse në këto parlamentare të gjithë ata me të drejtë vote duhet ta ushtrojnë vullnetin e tyre duke zgjedhur një prej partive që besojnë. “Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, thuhet në këtë postim.
Në kuadër të nisjes së garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025” nga qyteti i Durrësit më 9 maj, Policia e Shtetit ka bërë publike masat që do të merren për të garantuar zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të aktivitetit. Policia njoftoi kufizime të përkohshme në parkim dhe qarkullim për disa segmente rrugore në qytet si dhe ndalimin e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve në zona të caktuara gjatë orareve të përcaktuara nga autoritetet. “Durrës 📌Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Durrësit në kuadër të aktivitetit Giro d’Italia…
Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona. Sipas policisë, shtëpia shërbente si ‘fole’ për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa pasojë e shpërthimit dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një bombol. Një shqiptarë në Birmingham në dijeni të rrethanave të kësaj ngjarje i tha Top Channel se dy shqiptarët e djegur brenda kësaj shtëpie bari janë nga Tepelena. Njëri prej tyre ka 30% djegie në trup ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë me djegie 60%. Gjashtëdhjetë e pesë zjarrfikës u thirrën për të…
Bashkimi Evropian do të ndalojë plotësisht importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027, do të minimizojë importet e naftës ruse, do të intensifikojë përpjekjet kundër flotës në hije të Rusisë dhe do të zvogëlojë ndjeshëm varësinë nga Rusia në sektorin bërthamor, duke përfshirë kufizimin e furnizimeve me uranium të pasuruar. Kjo është bërë e ditur gjatë një prezantimi nga Komisioneri Evropian për Energjinë, Dan Jørgensen në Strasburg. Jørgensen deklaroi se Bashkimi Evropian synon të ndërpresë plotësisht importin e burimeve energjetike ruse, me plane për të ndaluar blerjen e gazit rus deri në fund të vitit 2027. Ai…
Kreu i Partisë Socialiste, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, ka risjellë në kujtesë ‘një kolazh’ nga deklarata e Sali Berishës, teksa mohonte rezultatin e zgjedhjeve ndër vite sa herë që PD ka humbur. Postimi i Edi Ramës është bërë këtë mëngjes në faqen e tij në Facebook, i shoqëruar me ikona që ironizojnë kreun e PD, Sali Berisha, një buf dhe një maskë klouni.
Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit janë rritur pas përleshjeve të ditëve të fundit lidhur me sulmin në rajonin e Kashmirit. Qeveria indiane tha se kishte nisur një operacion me raketa kundër nëntë objektivave terroriste në pjesën e Kashmirit të kontrolluar të kontrolluar nga Islamabadi, duke dëmtuar 4 xhami dhe një klinikë. Sipas La Repubblica, të paktën 26 civilë janë vrarë dhe 46 të tjerë janë plagosur nga sulmet e ushtrisë indiane si edhe nga shkëmbimet e zjarrit midis dy ushtrive. Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze Ahmed Chaudhry, tha se 13 civilë, përfshirë dy vajza 3-vjeçare, u vranë në një xhami në…
“Ai donte një Kishë që të ishte shtëpi për të gjithë, për të gjithë, për të gjithë.”Me këto fjalë, Kardinali Giovanni Battista Re, gjatë funeralit të Papa Françeskut, vendosi një vizion të qartë për të ardhmen e Kishës Katolike. Pasardhësi i Papa Françeskut, kushdo qoftë ai, nuk mund të largohet nga ideali i një Kishe të hapur për këdo që troket në derën e saj. Sot, më 7 maj, ora 16:30, fillon një nga momentet më historike dhe më të pasigurta të epokës moderne: konklava më e madhe ndonjëherë për zgjedhjen e Papës së 267-të të Kishës Katolike. Votimi i…
Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Në krahasim me një vit më parë, paga u rrit me 9.8% në vlerë nominale, ndërsa rritja reale, e indeksuar me inflacionin ishte 7.6%. Në krahasim me vitin 2014 (viti më i hershëm që ka informacion INSTAT), kur ishte 40.5 mijë lekë, paga në vlerë nominale është rritur me 70%, ndërsa e indeksuar me inflacionin, rritja reduktohet në 42.4%. Ritmet e rritjes së pagave kanë qenë më të forta dy vitet e fundit, të ndikuara kryesisht nga pagat e…
Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq. Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga shëndeti mendor. Për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Do të mbetet vendi ynë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të territorin ku në zonat Veriore – Verilindore do të jenë në formë rrebeshi. Orët e pasdites dhe në vijim do të mbeten më vranësira dhe shira të dobët në zonat veriore, zonat Qëndrore dhe pjesërisht në Juglindje të vendit duke lënë skajin Jugor pa reshje. Parashikohet që edhe nata të jetë nën dominimin e vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit por vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C…