Dashi Ditë energjike dhe pozitive. Yjet favorizojnë iniciativat e reja, por kini kujdes nga impulsiviteti që mund të kompromentojë mundësitë. Maji premton të jetë plot me propozime interesante. Është koha për të marrë vendime të rëndësishme, edhe nëse ato përfshijnë ndryshime. Demi Sipas horoskopit të Paolo Fox, Dielli në shenjën tuaj ju jep një shtysë shtesë. Është një qiell i bukur, dhe ke qenë i mirë në mbrojtjen e pronës tënde. Kohët e fundit, dikush i dashuruar është përpjekur të sulmojë historinë tënde, ose ti vetë ke pasur dyshime, të cilat dolën në pah veçanërisht në mars. Tani gjithçka është…
Author: tirana
Këtë mbrëmje kreu i PS-së, Edi Rama po mban një takim përmbyllës së fushatës në Elbasan, ku përsëriti edhe njëherë premtimin kryesor të fushatës së tij zgjedhore, se vota e 11 majit duhet për të çuar Shqipërinë në familjen e madhe evropiane. ”I gjithë Elbasani dhe banorët e këtij qarku të bëhen bashkë për Shqipërinë 2030 në BE. Të bëhen bashkë që të ngjitemi drejt asaj maje që e kemi misioni dhe që drejt së cilës fati e desh që të na vijë ne mundësia që me votë ti japim Shqipërisë fuqinë që i duhet për të ngjitur metrat e fundit…
Kandidati i PD-së në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni akuzon zyrtarë të Partisë Socialiste, duke thënë se po përpiqen me të gjitha mjetet për të intimiduar votuesit apo edhe për të blerë vota për zgjedhjet e 11 majit. Në lidhje me incidentin e mbrëmjes së kaluar, ku u përfshinë nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, kreu i OSHEE, ai dhe kandidati Ndreca, Gjoni u shpreh se me ta në makinë ishte dhe një personazh me precedentë të theksuar kriminalë dhe i armatosur. “Problemi është në orët e vona nga drejtues vendorë dhe qendrore apo drejtorë që drejtojnë drejtori rajonale. Natën, punonjës…
Edi Rama ka reaguar pas takimit përmbyllës elektoral që zhvilloi në qytetin e Kavajës. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, kreu i PS-së vlerësoi atmosferën në qytet si jashtëzakonisht pozitive dhe përplot energji, ndërsa bëri edhe një apel të drejtpërdrejtë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Në video-mesazhin, Rama u ndal edhe te votimi i shqiptarëve në emigracion, me fokus të veçantë te procesi në Greqi. Ai tha se është vërejtur përmirësim në numrin e zarfeve të kthyer nga diaspora, por theksoi se angazhimi i qytetarëve është…
Finalistja e ”BBVA4”, Egli Tako ndodhet në Prishtinë. Ajo ka ndarë një story nga makina, ku njoftoi që gjendet në Prishtinë, me mbishkrimin “Era Prishtinë”. Egli në postimin e saj ndau foto e vetme pa bërë të ditur nëse me të është Gjesti, ose personin që ka shkrepur foton. E veshur me stil të thjeshtë por elegant, Egli shihet teksa pozon nga sedilja e shoferit, ndërsa mban në dorë syzet.
Nga takimi përmbyllës në Berat, Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë se në këto vite qeverisje ka shpopulluar vendin. Ai ftoi qytetarët që në 11 maj të votojnë për PD. po ashtu kreu i PD-së, tha se rinia në Shqipëri është bërë si uji i pakët, ndërsa prezantoi politikat e PD për t’i kthyer ata në atdhe. ”Më 11 maj, qytetarët e Beratit dhe të Shqipërisë ftohen në vendimin e tyre historik dhe më të rëndësishëm për tu ndarë me një të keqe të madhe që në mënyrën më të pamerituar i varfëroi ata për 12 vite më radhë dhe në…
Në Kavajë kreu i PS-së, Edi Rama ndër të tjera tregoi edhe pse e caktoi Pandeli Majkon në këtë zonë. Rama tha se mazhoranca nuk dëshiron të jetë në borxh me Kavajën dhe Rrogozhinën dhe për këtë arsye caktoi aty ish-kryeministrin dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin. ”Iu them demokratëve të Kavajës, si ka mundësi të hidhni votën në kënetë? A ua bëri qytetin? Jo. Mirë qytetin nuk e bëri, por hëngri dhe Hysenin. I them Pandit pse erdhi këtu. Ne për Kavajën dhe Rrogozhinën nuk duam që të mbetemi në asnjë borxh. I kemi sjellë Mamicën, kryetaren e Kuvendit,…
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u është drejtuar me një mesazh të rëndësishëm të gjithë zgjedhësve nga diaspora. ‘Të gjithë ata zgjedhës nga jashtë, kudo në botë, por veçanërisht ata në Greqi, të cilët deri më sot nuk kanë marrë njoftim dhe/ose nuk janë kontaktuar nga DHL, qoftë nëpërmjet e-mailit apo nëpërmjet SMS-it, janë të lutur të kontaktojnë me shërbimin e DHL në vendin ku jetojnë, për t’u informuar mbi dërgesën postare nga KQZ. Mungesa e njoftimit apo e kontaktimit të këtyre zgjedhësve deri tani nga DHL është kryesisht për shkak të problemeve me adresën e banimit të deklaruar në…
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u ndal këtë pasdite në Kavajë, ku tha se qyteti është transformuar dhe ka dalë nga plehrat e harresës ku ishte zhytur. Në prezantimin e arritjeve kryesore për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE, Rama tha se “siç e kam thënë edhe më parë, ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne s’kanë ku gjejnë ata që kërkojnë, ndërkohë që ju që jeni këtu, jeni këtu se s’ka më të mirë se ju”. ”Ky bulevard nuk ekzistonte kur ne morëm detyrën, ky qytet ekzistonte, por…
Ministrja e Bujqësisë, e cila është në listën e hapur të PS-së në qarkun Tiranë, thotë socialistët synojnë që të marrin të paktën 20 mandate në Tiranë. Denaj u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë PS për të gjithë projektet e bëra deri më tani. ”Ne po vijojmë fushatën dhe po punojmë shumë që të marrim më shumë mandate në Tiranë. Unë jam në Tiranë, jam në listë të hapur dhe besoj të paktën 20 mandate në Tiranë dhe në të gjithë vendin midis 77 deri në 80 është rezultat i pritshëm”, tha ajo. Nga ana tjetër, Denaj u ndal…
Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj, thotë se këto zgjedhje që do të mbahen këtë të dielë, do të fitohen nga PS-ja. Xhaferaj i bindur tha se mënyra e organizimit të PD-së e bënë situatën të vështirë e si rrjedhojë PD-ja nuk e siguron dot rotacionin politik dhe se këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste. ”Unë kritikën e bazoj në argument, ndaj them se zgjedhjet në demokraci i karakterizon pasiguria që fituesi nuk dihet. Palët kanë hyrë në garë për interesa të kundërta, pra mënyra se si e djathta u konceptua dhe vendimmarrja që pati për këto 3 vite dhe për shumë…
Prokuroria e Posaçme deklaron mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e depozituar nga Flamur Noka në emër të PD-së, ndaj kandidates së Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi. Kjo në lidhje me pretendimet për korrupsion zgjedhor, kanosje e pjesëmarrësve në zgjedhje, shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik. Vendimi i firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe i marrë nga prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, konkludon se në materialin filmik në asnjë rast nuk provohet se Çaushi kërkon votën për PS-në apo të ketë konsumuar veprën e krimit zgjedhor të korrupsonit pasiv, që është kompetencë e SPAK.…