Në seancën e kësaj të marte, Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia Alti Nallbatin, vëllain e kandidatit të PD-së Bledjon Nallbati. Ai u arrestua pak ditë më parë për dhunën e ushtruar ndaj një shoferi kamioni në Bilisht. 42-vjeçari është lënë në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Avokati Nevzat Tarelli shpjegoi se çfarë ndodhi në seancë dhe se ka qenë Prokuroria që ka kërkuar masën e detyrimit të paraqitjes. Por edhe kjo masë kundërshtohet nga mbrojtja me argumentin se nuk ekziston fakti penal. ”Në vlerësimin tonë mungon edhe elementët e veprës penale të prishjes së qetësisë publikë…
Author: tirana
Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës fituese të Donald Trump në SHBA, është edhe drejtues në PD për zgjedhjet më 11 maj. Në një intervistë për gazetën prestigjioze Wall Street Journal, LaCivita shpjegon rolin e tij në Shqipëri dhe thekson se nuk ka ndërmend të regjistrohet si agjent i huaj në Shtetet e Bashkuara. “Nuk po përpiqem të ndikoj politikanë amerikanë. Aktivitetet e mia janë të fokusuara tërësisht në Shqipëri”, deklaron LaCivita për WSJ, duke nënkuptuar se angazhimi i tij nuk bie në kundërshtim me ligjin amerikan për regjistrimin e agjentëve të huaj. Strategu republikan ka marrë pjesë në disa mitingje…
“Festa e Luleve” është aktiviteti që po zhvillohet në qytetin e Shkodrës, nga 1-8 maj, duke përcjellë mesazhin e kujdesit ndaj natyrës dhe traditës. Kryeministri Edi Rama ka postuar momente nga festimet e fëmijëve në Shkodër, ndërsa shkruan se ata janë buqeta më e bukur e Shkodrës në Ditën e Luleve. ”Fëmijët, një buqetë e mrekullueshme e Shkodrës në Ditën e Luleve dhe një organizim për t’u duartrokitur”, thotë Rama. Kjo festë i ka veshur rrugët kryesore të qytetit me lule nga më të ndryshmet, duke krijuar një atmosferë ngjyrash e pranvere. Përveç panairit, në sheshin dhe pedonalen e qytetit…
“Sot janë 466 mijë shtetas me të drejtë vote që nuk kanë një dokument të vlefshëm identiteti. Qeveria e zgjati vlefshmërinë vetëm për ata që ishin jashtë Shqipërisë. I kërkojmë qeverisë që të zgjasë vlefshmërinë vetëm për arsye zgjedhore. I kërkojmë kQZ ta kërkojë me forcë pranë qeverisë që këta shtetas të kenë mundësi të votojnë. Tërheqim vëmendjen e mekanizmave ndërkombëtar për zgjedhjet që ta vënë në dukje këtë. Kjo zgjedhje duhet bërë tani që më 11 maj të gjithë të kenë të drejtë të votojnë”-u shpreh Bylykbashi.
Takimin përmbyllës elektoral në Librazhd, kryesocialisti Edi Rama e nisi duke ironizuar Tomor Alizotin, i cili pak ditë më parë deklaroi se kryeministrin ‘kam qejf ta ha të gjallë’. ‘Kam ardhur me frikë’-tha Rama në këtë takim me ironi. “Kam ardh me shumë frikë. Gati desh u ktheva mbrapsht se ka dal njëri këtej që do të na hajë gjallë. Nuk po e shoh gjëkundi atë. Sot kemi dhe takim të madh përmbyllës në Elbasan dhe ju falënderoj shumë që jeni kaq shumë këtu. Duke ju pa kaq shumë, edhe mua më del pak frika se ai kur thotë do…
Njoftimi i SPAK: Mëposhtë do të gjeni të dhënat statistikore për materialet kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore deri më datë 5 Maj.Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:
Ukraina ka bërë të ditur se gjatë natës së kaluar është përballur me një valë të re sulmesh ajrore nga Rusia, me mbi 100 dronë të lëshuar në drejtim të territorit të saj. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, nga 116 dronë të lëshuar nga Rusia, 42 janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore ukrainase. Ndërkohë, 21 dronë rezultojnë të “humbur”, ndërsa nuk ka ende informacion për fatin e 53 të tjerëve. Sulmet ajrore janë përqendruar kryesisht në rajonet e Sumyt dhe Donetskut, ku dëmet materiale dhe humbjet e mundshme janë ende duke u vlerësuar nga autoritetet lokale.…
Një 27- vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti përplasi punonjësin e Policisë. I aksidentuari aktualisht, ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe një 20-vjeçar, i cili po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me aksidentin e ndodhur në vendin e…
Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit “Giro d’Italia 2025” që përfshin tri etapa brenda territorit të vendit tonë, më datat 9, 10 dhe 11 maj 2025, konkretisht në qytetet Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Vlorë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, për manaxhimin dhe sigurimin e qarkullimit rrugor, garantimin e rendit publik, si dhe për mbarvajtjen e aktivitetit sportive në përputhje me standardet ndërkombëtare. Masat kryesore të ndërmarra përfshijnë: Bllokimi i përkohshën i akseve rrugore që përfshihen në itinerarin e garës për secilën etapë, sipas një raporti teknik të miratuar më parë nga organizatorët e garës, e…
Mbrojtësi argjentinas dhe fitues i Kupës së Botës 1978, Luis Adolfo Galván, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 77-vjeçare për shkak të pneumonisë dypalëshe dhe dështimit të veshkave. Ai vdiq vetëm një vit pas trajnerit të asaj skuadre legjendare, César Luis Menotti.Galván, i cili luajti me numrin 7 gjatë turneut të Kupës së Botës, ishte një nga lojtarët kryesorë të Argjentinës gjatë atij kampionati historik, duke qenë titullar në të gjitha ndeshjet dhe duke luajtur pa u zëvendësuar në asnjë prej tyre, një rekord që ai e ndante vetëm me disa lojtarë të tjerë si Ubaldo Fillol dhe Mario…
Një automjet i marrë me qira nga disa shtetas të huaj ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj mëngjesin e sotëm në aksin Roskovec – Ura Vajgurore Mësohet se të pesë personat që ndodheshin në të të cilët dyshohet se mund të jenë shtetas indianë ose pakistanezë kanë marrë lëndime të lehta. Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier ndërkohë që në vendngjarje ndodhen shërbimet policore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështira në rrugë.
Zbardhet në kohë rekord plagosja e rëndë me thikë e 21-vjeçarit , e ndodhur dje, Ergys Pjeçi. Policia, në kuadër të operacionit “Baza”, identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes, si dhe sekuestron armën e krimit. Gjatë operacionit, autorit të dyshuar i janë gjetur në banesë, pajisje që dyshohet se shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave. Strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit se në Spitalin Rajonal Durrës, ishte paraqitur një shtetas i plagosur rëndë me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes. Në kuadër të operacionit “Baza”, shërbimet e Komisariatit…