Friedrich Merz, lideri i konservatorëve gjermanë (CDU), është zgjedhur kancelari i ri i Gjermanisë pas një votimi të dytë në Bundestag. Në votimin e parë, Merz dështoi të siguronte shumicën absolute, duke mos marrë mbështetjen e duhur për vetëm gjashtë vota, një ngjarje e paprecedentë në historinë e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Pas disa orësh paqartësie, u vendos të mbahej një votim i dytë të njëjtën ditë. Në këtë raund, Merz siguroi 325 vota, duke kaluar kufirin me vetëm nëntë vota. Merz tani përballet me sfidën për të konsoliduar qeverinë dhe për të rikthyer besimin brenda koalicionit të…
Author: tirana
Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në qarkun Fier, Belinda Balluku zhvilloi një vizitë në një fabrikë të çelikut në Zharrëz të Patosit, e cila përpunon çelik për tavolina dhe produkte të tjera metalike. Ajo e vlerësoi fabrikën si një model të suksesshëm për eksportin e mallrave shqiptare dhe zhvillimin e prodhimit lokal. Në bisedat me drejtuesit e fabrikës, u evidentua si shqetësim mungesa e punëtorëve të kualifikuar në sektorin e prodhimit të çelikut. Balluku theksoi rëndësinë e kushteve të mira të punës dhe nivelit të pagave si faktorë të rëndësishëm për tërheqjen e punonjësve të kualifikuar. “Informacioni është…
Ministri dhe drejtuesi politik i PS-së për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku ka postuar një video të takimit përmbyllës që u mbajt nga PS sot në Librazhd. ”Librazhdi me 5 yje, për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, për Shqipërinë Europiane”,-shkruan Mazniku. Nga ana tjetër, kryesocialisti Edi Rama ironizoi Tomor Alizotin, drejtuesin politik të PD në qarkun e Elbasanit, i cili pak ditë më parë “kërcënoi” kundërshtarët politikë se “do t’ju hamë të gjallë”. Me ironi, Rama tha se ka shkuar me frikë në Librazhd pas fjalëve të drejtuesit politik të Berishës.
Nga Ylli Manjani Zoti Lacivita, kur e pyetën ata gazetatët që e futën në kurth, thotë se “ai eksporton idelogjinë MAGA tek klientët e tij”. Tani pjesë e “ideologjisë MAGA” është edhe përzënia e emigrantëve. (Australianëve madje u tregonte edhe skenare me graqë qajnë në televizor duke kërkuar largimin e emigrantëve). Tani interesante është të dimë se si PD, klientja e idelogjisë MAGA, do ti përzërë emigrantët e Manzës, që i solli vetë dhe që i shtoi Rama? Po emigrantët Afganas që solli Rama me Yurin dhe Afrikanët e Lezhës që solli Meloni edhe me vendim të Gjykatës sonë Kushtetuese,…
Elegante dhe është një prej vajzave më të bukura shqiptare. E keni harruar edhe nëse po nuk ju fajësojmë, pasi ”ish-Miss Kosova” Morfina Hasani ka pak që nuk është ekspozuar nëpër media. Me këto foto tregon se ajo është në top formë dhe bizneset e duan ta kenë si imazh ku ajo vijon të jetë një prej vajzave më të kërkuara. Jo vetëm me një makinë të shtrenjtë, me njē buqetë nē formë zemre me emrin e saj dhe skajshmërisht e lumtur. Pyetja jonë ende pa përgjigje është se cili apo kush po e bën kaq tē lumtur missin shqiptar?…
Ankesat e partive për procesin e votimit nga jashtë nuk mund të cenojnë integritetin e procesit. Ilirjan Celibashi shton edhe se pavarësisht problematikeve, votimi nga jashtë nuk mund të deligjitimojë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. ”Në mënyrë kategorike, në vlerësimin tim, nuk mund të vihet në dyshim integriteti i votimit nga jashtë. Është një proces që nuk është realizuar në mënyrë perfekte, dhe jo për shkaqe që lidhen me KQZ, por është një proces që është organizuar, pa hezitim e them, shumë mirë”, tha Celibashi. Si kundërargument të ankesave të politikanëve, Celibashi tregoi se zyrtarisht në KQZ janë referuar…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u takua këtë të martë në spitalin e Traumës me familjarët e punonjësit të Policisë inspektor V. Gj., 64 vjeç, i cili gjatë kohës që kryente detyrën në qytetin e Peshkopisë, u aksidentua nga një automjet dhe për pasojë është në reanimacion, në gjendje kritike për jetën. Proda u ka shprehur familjarëve, mbështetjen e tij dhe të Policisë së Shtetit, duke i siguruar se stafi mjekësor po bën gjithçka për ta mbajtur në jetë punonjësin e Policisë. Familjarët e punonjësit të Policisë falënderuan Drejtorin e Përgjithshëm, për mbështetjen dhe për inkurajimin,…
Pas denoncimit nga Flamur Noka, Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedim penal për shpërdorim të autoritete policor. Akuza nga Noka është për përfshirje të disa policëve në Elbasan dhe të burgut të Peqinit ishin përfshirë në fushatë për kandidaten e PS në këtë qark, Sara Mile. Njoftimi vjen në të njëjtën ditë kur prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH-së zhvilluan takim në Prokurorinë e Elbasanit.
Ngjarjet e rënda në Gjirokastër nuk kanë të sosur. Një nxënës në gjimnazin “Siri Shapllo” është hedhur nga dritarja e katit të dytë të shkollës. 17-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike dhe ndodhet në spital. Ngjarja lidhet me një bast të vendosur mes nxënësve. Tre shokë të tij kanë deklaruar në polici se adoleshenti u hodh për një bast prej 10 mijë lekësh të vjetra. Nxënësi u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kjo është ngjarja e tretë e rëndë në të njëjtin institucion brenda tre muajve. Dy nxënës të tjerë 16-vjeçarë kanë…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar qeveri të tranzicionit. Ky propozim vjen pas ftesës së Albin Kurtit, për koalicionin LVV-LDK. “Kam marrë një letër nga kryetari i VV-së dhe i nxitur nga konsiderata për votuesit e VV-së, kam ndjerë nevojën që t’i përsëris qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet qe janë ngritur mbi atë. LDK-ja duke parë stagnimin 4-vjeçar, e kam fjalën për aleancat e rrezikuara, rrezikimin e sigurisë nacionale. E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me z.Kurti. Por sot vendi është në krize te thellë institucionale. Dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK-ja e konsideron të…
Në seancën e kësaj të marte, Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia Alti Nallbatin, vëllain e kandidatit të PD-së Bledjon Nallbati. Ai u arrestua pak ditë më parë për dhunën e ushtruar ndaj një shoferi kamioni në Bilisht. 42-vjeçari është lënë në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Deputeti ka reaguar, ku hodhi akuza ndaj prokurores së çështjes. Nallbati tha se drejtori i policisë delegoi që çështja të punohej nga Drejtoria e Korçës, ndërkohë që kompetencën e ka Komisariati i Devollit. “Prokurorja, ish-vartësja e Niko Peleshit, personit i cili u mor personalisht me inskenimin dhe falsifikimin e kësaj…
21 anëtarë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, do të udhëtojë në Shqipëri më 9 maj dhe do të qëndroj deri më 12 maj. Kjo për të vëzhguar zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, njoftoi sot Këshilli i Evropës në faqen zyrtare. Së bashku me delegacionin do të jenë edhe partnerë nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Asambleja Parlamentare e OSBE-së dhe Parlamenti Evropian. Delegacioni ndërpartiak do të takohet me kandidatë ose përfaqësues të partive politike që garojnë në zgjedhje, si dhe me krerët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe organit…