Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Dorë italiane te Letonia, Sylvinho për sfidën: Ka nisur numërimi mbrapsht

17:24 / June 9, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
sylvinhook
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shqipëria do të përballet të martën me Letoninë në transfertë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Para kësaj sfide të rëndësishme, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, doli në konferencë për shtyp, ku foli për gjendjen e skuadrës dhe rëndësinë e përballjes.

“Pas një ndeshjeje si ajo me Serbinë, rikuperimi është gjithmonë sfidues,” tha Sylvinho. “E dyta është gjithmonë më e vështirë, sidomos për aspektin fizik dhe rigjallërimin muskulor. Një ditë më shumë do na ndihmonte, por kjo është e njëjtë për të gjithë. Sot kemi stërvitje të lehtë dhe do bisedoj me lojtarët, ndoshta nesër mund të bëjmë disa rregullime.”Trajneri theksoi se ka në dispozicion një grup të gjerë lojtarësh cilësorë që i japin fleksibilitet në zgjedhje.

“Kemi shumë opsione – Muçi, Uzuni, Berisha, Ramadani, Asani, Hoxha, Broja, Daku… Kjo na ndihmon për të menaxhuar më mirë ngarkesat dhe për të vendosur në bazë të formës dhe nevojave taktike.”

I ndalur te sulmuesi Armando Manaj, i cili nuk ishte zgjedhja për të gjuajtur penalltinë ndaj Serbisë, Sylvinho u tregua i qartë: “Manaj ka eksperiencë, është titullar i kësaj skuadre, e njoh që nga koha te Interi. Ka personalitet, por vendimet i marr unë. U thashë të gjithëve se zgjedhja për penalltinë ishte përgjegjësia ime. Ai ka cilësitë e duhura.”

Përballja me Letoninë konsiderohet jetike në garën për kualifikim, por Sylvinho nuk e konsideroi domosdoshmërisht vendimtare: “Është një ndeshje shumë e rëndësishme, si për ne ashtu edhe për ta. A është vendimtare? Ndoshta po, ndoshta jo. Por duhet të marrim pikët maksimale sepse koha po kalon.”

Ai vlerësoi gjithashtu përparimin e skuadrës shqiptare: “Sot kemi një ekip shumë më të pjekur dhe me më shumë eksperiencë se dy vite më parë.”

Sa i përket kundërshtarit, Sylvinho paralajmëroi për një Letoni fizike dhe të mirëorganizuar: “Letonia është shumë e fortë fizikisht, ka lojtarë të gjatë, që vrapojnë shumë dhe mund të ndryshojnë skema gjatë lojës. Kanë trajner italian, Nikolato, i cili punon me shumë disiplinë dhe i ka dhënë skuadrës strukturë të mirë në të dy fazat.”

Shqipëria do të kërkojë fitoren në Riga për të vazhduar me ritmin e duhur në rrugën drejt Botërorit 2026.

Letonia Sylvinho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Tare bind Granit Xhakën, Milani drejt ofertës zyrtare për Leverkusenin

10:58 / June 16, 2025

Gattuso emërohet trajneri i ri i Italisë, i 23-ti në historinë e “Azzurrëve”

10:32 / June 16, 2025

2750 km me vrap nga Anglia në Shqipëri, sfida e “çmendur” e Seb Ponarit: Ia dedikoj babait tim të ndjerë

13:36 / June 15, 2025

Futbollisti i Kombëtares la gjithçka hapur për klubin shqiptar

12:37 / June 15, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.