Policia e Sarandës ka arrestuar Ergys Isufajn, i cili është kandidat për deputet në qarkun Vlorë për koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se Isufaj është arrestuar pasi i është gjetur kokainë. Fillimisht ka tentuar t’i largohet policisë, por është neutralizuar nga efektivët.
Author: tirana
Ish-kreu i bashkisë së Matit, dhe kandidat i PS-së për deputet në listën e hapur të qarkut Dibër, Agron Malaj ka ndarë një video, ku tregon se rruga Batër e Vogël është një premtim i mbajtur nga ana e tij.
Kënga më e re ardhur nga artisti David Dreshaj në bashkëpunim me dy Dj e njohur nga Kosova, DJ Pm dhe DJ Dagz po klikohet dhe po pëlqehet mjaft. Kënga “Ky merak’ që tashmë është kthyer në një hit duke u trasmetuar jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe ato në ballkan sidomos në Mal të Zi aty lu dhe jeton artisti shqiptar. Jo vetëm pë pak orë kapi milionëshin në shikime, projekti e sidomos klipi po komentohet me të madhe edhe nga të huajt. Jo vetëm ka nisur të kërcehet e të bëhet virale kudo kënga po komentohet edhe…
Kandidati i PS-së për deputet në listën e hapur të Vlorës, mjeku Vasil Llajo tregon përjetimet e fushatës dhe prioritetet nëse fiton mandatin. Llajo i cili mbulon bashkitë Sarandë, Finiq dhe Konispol, tha se po përpiqet të vizitojë çdo fshat dhe zonë për të dëgjuar nga afër problemet e qytetarëve dhe për të ndërtuar një komunikim të drejtpërdrejtë e të sinqertë me ta. ”Jam detyruar të luaj një rol aktiv, duke premtuar gjëra të reja që nuk janë adresuar katër vite më parë dhe të fokusohem te nevojat aktuale të njerëzve”,-u shpreh ai. Një nga premtimet e para që Llajo…
Erion Braçe dhe ministrja Delina Ibrahimaj, që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale, të deputetes të PD-së Jorida Tabaku. Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët socialistë e kanë postuar nëkuadër edhe të humorit elektoral dhe për t’i dhënë ngjyra më të buta fushatës.
Selia blu vijon që të denoncojnë shkeljet që sipas tyre po ndodhin me procesin e votimit të emigrantëve në Greqi. Drejtuesja politike për Diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, pohon se me shërbimin postar në fqinjin jugor, po ndodh një krim elektoral. ”Ajo që po ndodh në Greqi është totalisht një kapitull i një krimi zgjedhor”, tha Jozefina Topalli. Postimi i plotë Sipas raportimeve të shumta dhe dëshmive të qytetarëve në terren, njerëz të paidentifikuar po paraqiten në pikat zyrtare të shërbimeve dhe marrin zarfa votimi pa paraqitur asnjë dokument identifikimi. Më pas i plotësojnë dhe i dorëzojnë pa firmë…
Hetimet e nisura për vrasjen e Renato Hoxhës në Vlorë, duket se kanë zbardhur një pjesë të mirë të dinamikës dhe motiveve të këtij ekzekutimi tipik mafioz. Pas arrestimit të Eris Mehmetajt, i cili dyshohet se ka ndihmuar me mjetin e tij për largimin e autorit nga vendngjarja, grupi i hetimit ka dyshime se autori i kësaj vrasje është një shtetas i huaj, i cili mendohet se ka dalë nga vendi jonë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës në drejtim të Greqisë. Referuar të dhënave të mbledhura, dyshimet janë se autori mund të jetë me kombësi rumune ose…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, këtë të mërkurë thirri në takim drejtorët e drejtorive vendore të Policisë, drejtorët e drejtorive për kufirin dhe migracionin dhe drejtorët e departamenteve, për t’iu përcjellë disa porosi për përmirësimin edhe më shumë të cilësisë së shërbimeve të Policisë, me qëllim rritjen e parametrave të rendit dhe të sigurisë në vend gjatë përmbylljes së fushatës elektorale, procesit të votimit dhe deri në përfundim të të gjithë këtij procesi. Proda ka kërkuar nga drejtorët që të qëndrojnë në krye të shërbimeve. Polica e Shtetit do të kalojë në shërbime të përforcuara, për…
Një arsenal armësh dhe sendesh të ndaluara është zbuluar në një banesë në rrugën “Pasho Hysa” në Tiranë, gjatë një operacioni policor të koduar “Municioni”, i finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1. Në pranga ra shtetasi A. D., 64 vjeç, pasi në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan: Senior Dating Starts HereMeetheageDating for Senior SinglesMeetheageSponsored Links-7 karikatorë armësh -4 armë të ftohta -1 pistoletë me mulli -Uniforma dhe shkop gome si të Policisë -Sasi të konsiderueshme municioni Sipas burimeve zyrtare, sendet u posedonin pa leje, ndërsa hetimet nisën pas administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore,…
Materialet zgjedhore janë shpërndarë tashmë edhe në qytetin e Shkodrës. Kreu i KZAZ nr.2 Gëzim Jahiqi tha se gjithcka është tashmë gati dhe mëngjesin e të shtunës do të nisë shpërndarja për njësitë administrative. “KZAZ 02 në Shkodër, është një nga më të mëdhatë që përfshin 106 qendra votimi rreth 71 mijë votues materialet zgjedhore kanë ardhur po pëpunojnë materialet e nevojshme. Të shtunën do të nisim shpërndarjen, rreth orës 08:30 – 11:00 për shkak të largësisë së njësive administrative” tha ai, ndërsa u shpreh optimist se gjithë procesi do të shkojë mirë.
Prokuroria ka nisur procedimin penal për një shtetas 46 vjeçar, banues në Itali. Mbi të rëndon akuza e ‘Shkeljes së fshehtësisë së votimit’ pasi në rrjetin social TikTok publikoi videon gjatë plotësimit të fletës së votimit. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Z., 46 vjeç, rezident në Itali, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjetin social “TikTok”, një video të regjistruar gjatë plotësimit të fletës së votimit.”
Në kuadër të garës ndërkombëtare çiklistike “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet më 9 maj 2025, në Elbasan, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka ndërmarrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv. Masat që do të zbatohen në territorin e qarkut Elbasan janë: Bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në aksin rrugor:“Karinë – Peqin – Bradashesh – Shijon – Gracen”, gjatë orarit 11:30 – 15:30. Ndalimi i qarkullimit dhe ndalimi i daljes në këtë aks nga rrugët dytësore përgjatë segmentit të garës. Moslejimi i lëvizjes së kamionëve që vijnë…