Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin për humbjen e PD-së më 11 Maj edhe në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asocimit në Strasburg. Ai theksoi se zgjedhjet parlamentare ku PS fitoi 83 mandate, u zhvilluan në një klimë ku prej 12 vjetësh nuk refelektohet asnjë nga gjetjet apo rekomandimet e OSBE-ODIHR. Bardhi shtoi edhe se në zgjedhjet e 11 Majit janë regres dhe cënim të parimit themelor të zgjedhjeve; lirisë dhe barazisë në zgjedhje. Fjala e plotë: Të nderuar kolegë, Shqipëria hapi negociatat, në një proces që bashkon mazhorancën dhe opozitën. Ajo që na ndan është pyetja…
Author: tirana
Presidenti i Amerikës, Donald Trump i pyetur nga gazetarët për udhëheqësin suprem të Iranit, u përgjigj: ”Paç fat”. Po ashtu Trump theksoi se durimi i SHBA-së ka mbaruar tashmë, ndërsa konfirmoi se ende synon të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Duke folur pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump e përsëriti thirrjen e tij për “dorëzimin e pakushtëzuar” të Iranit. ”Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Dua të them, askush nuk e di çfarë do të bëj”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse kishte vendosur t’i fillonte bombardimet kundër Iranit. ”Mund t’ju them këtë: Irani ka shumë…
Sot në Strasburg po mbahet takimi i 19-në i Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Ky takim dy ditor do të ketë në qendër të vëmendjes së diskutimeve integrimin e Shqipërisë në veçanti zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla dhe deputetja e PD-së njëkohësisht Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku nuk i kanë kursyer replikat ndaj njëri-tjetrit as në mbledhjen e stabilizim-asociimit në Strasburg. Në fjalën e tij, Balla tha se përsa i përket Reformës Zgjedhore, duke i kthyer përgjigje asaj që Tabaku tha gjatë fjalës së saj, është që do të…
Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e shteteve duke ju referuar tre shtyllave, të cilat vlerësohen si më të rëndësishmet sa i takon zhvillimit energjetik. Në kolonën e qëndrueshmërisë, vendi ynë renditet në vend të parë duke lënë pas vende të njohura europiane, si Franca apo Suedia. Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilëson këtë vlerësim si fryt të punës dhe vizionit të qeverisë dhe kryeministrit Rama, në rrugën drejt objektivit për të qenë një pol energjetik rajonal dhe vend eksportues neto i…
Nga Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër Të nderuar bashkëqytetarë! Këto ditë jemi të gjithë dëshmitarë të një debati artificial, e qartazi të nxitur nga interesa personale, lidhur me përdorimin e stadiumit “Loro Boriçi” në realizimin e koncertin e Mjeshtrit të Madh Bujar Qamili. Me stafin e bashkisë kemi bashkëpunuar me shumë dëshirë për të krijuar mundësinë e një koncerti të veçantë, për një nga artistët më të rëndësishëm të këngës popullore shkodrane, dhuratë për gjithë artdashësit. Sigurisht duke pasur parasysh funksionin kryesor sportiv të stadiumit, organizimi i koncertit është menduar në mënyrë të tillë që të mos cënojë në…
Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ndodhet në Athinë, ku po merr pjesë në Samitin për Tranzicionin Energjetik. Në një video të publikuar në Facebook, Balluku shprehet se ka pasur bisedime të rëndësishme me ministren e Energjisë britanike, e cila sipas Ballukut, do të jetë kryesuesja e të gjithë organizimit përsa i përket Dialogut të Berlinit në të ardhmen. ”Samiti i Tranzicionit Energjetik, i zhvilluar në Athinë, padyshim ishte një tjetër takim i frytshëm për të bashkërenduar punët dhe detyrat, për të punuar për qëndrueshmërinë dhe sigurinë energjetike dhe duke pasur gjithmonë parasysh mirëqenien e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe duke…
Sot në Strasburg po mbahet takimi i 19-në i Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Ky takim dy ditor do të ketë në qendër të vëmendjes së diskutimeve integrimin e Shqipërisë në veçanti zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla e nisi fjalën duke thënë se arritjet e qeverisë shqiptare tregojnë se vendi është i vendosur për një anëtarësim të plotë në BE brenda dekadës. Nga ana tjetër Balla e përqëndori fillimin e fjalës së tij edhe te opinioni i vëzhguesve ndërkombëtar të zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, ku theksoi se sipas tyre…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thirrur në mënyrë urgjente mbledhjen e kabinetit të sigurisë së Izraelit. Takimi pritet të zhvillohet sonte në mbrëmje, ku do të diskutohet mbi konfliktin me Iranin.
Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi hedh poshtë akuzat për abuzime financiare në këtë institucion, duke i cilësuar ato si shashka të hedhura më kot. Gjinushi tha se në Akademinë e Shkencave nuk është keqpërdorur asnjë qindarkë dhe theksoi se të gjitha akuzat janë të pabazuara dhe jo konkrete. ”Akademia e Shkencave kërkon përmirësim të ligjit. Ne po zgjerojmë të drejtat, nuk po tkurrim të drejtat. Asnjëherë nuk ka qenë e ndaluar të rikandidosh në Akademi. Ligji nuk të zgjedh, të jep mundësinë të kandidosh ose të rikandidosh. Ligjin e ri e bëmë ne. Ligjin ia lëmë ta bënte…
Fadromat e IKMT-së zhvilluar sërish këtë të mërkurë një aksion në fshatin turistik të Radhimës. Krahas objekteve të tjera të parashikuara në zonë për t’u prishur, IKMT është ndalur edhe tek një subjekt privat që funksionon si dhoma plazhi, hotel dhe beach-bar. Rosela Toska, administratore e subjektit, thotë se ka marrë të gjitha lejet e shfrytëzimit të hapësirës publike si plazh, por edhe dhomave të turistëve. Ajo thotë se ka paguar edhe taksat vjetore, duke treguar edhe një dosje me dokumentacione, por sërish po i kërkojnë ta shembin. Kjo sipas saj bëhet në kundërshtim me lejet që kanë dhënë më…
Tirana është sot mikpritëse e një prej eventeve më të rëndësishme rajonale të vitit, ALForum 2025, që zhvillohet nga datat 18-20 qershor në kryeqytetin shqiptar. Forumi organizohet nga Fondacioni Anna Lindh, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Gjatë tri ditëve të forumit, rreth 1,000 pjesëmarrës nga 43 vende të rajonit euro-mesdhetar, përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë, media, të rinj liderë, institucione dhe figura me ndikim, do të diskutojnë dhe ndajnë ide për forcimin e bashkëpunimit, dialogut ndërkulturor dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon. Në fjalën e saj përshëndetëse, Kryetarja e…
Në fshatin Mjedë, në Vaun e Dejës, një i ri 26-vjeçar ka ngritur një sipërmarrje shumë të veçantë, “Fermën e fluturave”. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale iniciativën e 26-vjeçarit, Marko Prendi. ”Marko Prendi djaloshi 26-vjeçar nga fshati Mjedë, në Vaun e Dejës ka ngritur një sipërmarrje unike, “Fermën e Fluturave’’, e para e këtij lloji në Shqipëri dhe në Ballkan”, tha Rama. Sipas biologëve në vendin tonë janë 205 lloje fluturash dhe më e bukura prej tyre mban emrin “Danaus chrysippus” dhe gjendet më së shumti në zonën e Karavastasë. Postimi i plotë Marko Prendi, djaloshi 26…