Author: tirana

A dëmshpërblen shteti shqiptar sipas Kushtetutës çdo të burgosur që gjendet i pafajshëm nga drejtësia? Edhe gjyqtarët mendojnë se shuma prej 3 mijë lekësh për çdo ditë është e padrejtë dhe diskriminuese. Kjo është padia e gjyqtarit Bevis Shehaj, i cili kërkon nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin si antikushtetues të ligjit “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” për llogaritjen e ulët të dëmshpërblimit për paraburgimin, burgimin dhe arrestin shtëpiak, me shumat 3 mijë lekë, 2 mijë lekë dhe 1 mijë lekë. Shkak është bërë padia e kompensimit të padrejtë e Erjon Demajt, që gjatë një procesi penal të tejzgjatur, gjatë të…

Read More

Leqet e Hotit në Shkodër, ofrojnë një pamje spektakolare të natyrës ndërthurur me gjarpërimet e rrugës së re drejt Alpeve, që ftojnë të vizitosh Tamarën, Lëpushën e Vermoshin, në një udhëtim të paharrueshëm. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video me pamje nga Leqet e Hotit, rruga spektakolare drejt skajit më verior të vendit. “Leqet e Hotit, kalimi malor spektakolar në veri të Shqipërisë, Shkodër”, shkruan Rama. Leqet e Hotit ndodhen në një lartësi prej 730 metrash mbi nivelin e detit, nëpër të cilën kalon rruga e Malësisë së Madhe për në Vermosh, në Malësinë e Kelmendit. Rruga e cila…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje kundër ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të konfliktit Iran-Izrael. ”Çdo ndërhyrje ushtarake shtesë mund të ketë pasoja të mëdha, jo vetëm për ata që janë të përfshirë, por për të gjithë rajonin dhe për paqen e sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi”, tha ai në një deklaratë sot. Komentet e tij vijnë në një kohë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thuhet se po përgatitet të përdorë asetet ushtarake amerikane për të goditur objektet bërthamore iraniane. ”Mund ta bëj, mund të mos e bëj”, tha Trump sot në lidhje me mundësinë e…

Read More

Papa Leo XIV, thotë se bota nuk duhet të mësohet me luftën, duke shtuar se lufta është gjithmonë një disfatë. ”Zemra e Kishës (Katolike) është e shqyer nga britmat që vijnë nga vendet në luftë, veçanërisht nga Ukraina, Irani, Izraeli dhe Gaza. Ne nuk duhet të mësohemi me luftën! Në vend të kësaj, le ta hedhim poshtë si tundim joshjen e armëve”. Duke cituar paraardhësin e tij, Francis, Leo shtoi: “Lufta është gjithmonë një disfatë!” Të paktën 55,637 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023. Izraeli gjithashtu nisi sulme…

Read More

Shefja për Shqipërinë në drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian, Singrid Brettel pasi dëgjoi përfaqësues nga PS dhe PD në forumin e sotëm në Strasburg, tha se është ende herët për të thën se çfarë po ndodh aktualisht në Shqipëri. Ajo vuri theksin se duhet pritur raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR që del në korrik për të dhënë një pasqyrë të qartë mbi zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri. Pjesë nga fjala Në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka referuar problemet me median, sigurine e gazetarëve dhe lirinë e tyre gjatë fushatës elektorale por edhe…

Read More

Deklarimet e të penduarit, Nuredin Dumani për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj 12 vite më parë, kanë ngjallur reagimin e biznesmenit Arben Frroku. Ku i fundit i dënuar përjetë nga drejtësia si autor i ngjarjes, përmes një shkrese të dërguar në SPAK, kërkon marrjen në pyetje të të penduarit Nuredin Dumani. Sipas ”A2cnn”, në shkresën e firmosur nga përfaqësuesi i tij ligjor, Tonin Prendi, Frroku pretendon se informacionet që mund të përftohen nga dëshmitë e tyre mund të ndryshojnë totalisht rrjedhën e ngjarjes së vrasjes së të ndjerit Dritan Lamaj. Duke përmendur përballjen me drejtësinë shqiptare, por edhe pretendimet e…

Read More

Dita e parë e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës është mbyllur për sot, por është një proces që do të vijojë edhe për disa ditë me radhë. Në këtë proces janë angazhuar 24 grupe pune. Deri pak minuta më parë janë hapur kutitë e rreth 60 qendrave të para të votimit, verifikimi i të cilave ka treguar pasaktësi të vogla si në votën mes subjekteve politike, ashtu edhe mes kandidatëve, por pa ndikuar në rezultatin e shpërndarjes së mandateve. Në total do të shqyrtohen rreth 1 mijë e 200 kuti votimi. Procesi në kryeqytet pritet të zgjasë rreth…

Read More

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka zbuluar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 17 qershor, gjatë së cilës ka refuzuar një propozim të Moskës për të ndërmjetësuar në tensionet mes Iranit dhe Izraelit. ”Fola me të dje”, deklaroi Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, pa dhënë detaje të tjera rreth përmbajtjes së bisedës, sipas agjencisë ruse Interfax. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se nuk është i interesuar, të paktën për momentin për ofertën e Putinit që Rusia të marrë rolin e ndërmjetësit në konfliktin në Lindjen e Mesme. ”Ai më propozoi…

Read More

Nënkryetari i Kuvendit dhe i PD-së, Agron Gjekmarkaj mori pjesë në forumin e Parlamentit Europian, ku në fokus ishte monitorimi i përparimit të Shqipërisë drejt BE-së, një synim strategjik dhe i pandryshuar i popullit shqiptar. Ai tha se realiteti politik në Shqipëri sot është tejet shqetësues, nuk për të pati një garë të barabartë dhe të ndershme në zgjedhje, ndërsa mazhoranca në pushtet përdori të gjitha mjetet shtetërore për të ndikuar dhe manipuluar vullnetin e qytetarëve. ”Ne nuk kërkojmë as më shumë e as më pak nga standardet që kërkohen për çdo vend tjetër kandidat. Kërkojmë vetëm që Shqipëria të…

Read More

Punimet në kantierin e spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama, thotë se spitali i ri i Kardiokirurgjisë do të ketë aparatura moderne dhe ekipe të specializuara për zemrën, enët e gjakut dhe reanimacionin. Për të në këtë spital do të kryhen mbi 1000 ndërhyrje në vit, do të ketë 112 mjekë profesionistë të përkushtuar, si edhe shërbim të dedikuar për çdo urgjencë 24/7. Postimi i plotë Transformimi rrënjësor i QSUT vazhdon, spitali i ri i Kirurgjisë Kardio-Vaskulare. Me aparatura moderne dhe ekipe të specializuara për zemrën, enët e…

Read More

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca është e ftuara e parë e emisionit “Gjurmë” nga Edlira Prendi, ku tregon me detaje për situatën ku jemi me të drejtat politike në vend. Ajo veçon të drejtën e protestës dhe të drejtën e votës si dy fushat ku ende ka probleme. Ballanca thekson se Shqipëria duhet të bëjë zgjedhje të lira, rezultati i të cilave të pranohet nga të gjitha palët. “Përsa i përket të drejtave politike apo të drejtave që lidhen më ushtrimin e lirë të të drejtës së protestës apo të drejtës së votës, ka probleme jo të vogla, që unë…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se industria ushtarake vendase, pajisja me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë civil dhe ushtarak si dhe kualifikimi i efektivëve në përdorimin e tyre, përbëjnë tre shtyllat kryesore të modernizimit të Forcave tona të Armatosura. Gjatë vizitës së tij në Panairin Ndërkombëtar të Aviacionit “Paris Air Show”, Vengu theksoi ndër të tjera edhe se pati mundësinë të njohë nga afër teknologjitë më të fundit dhe mjetet e avancuara që prezantuan kompani prestigjioze ndërkombëtare, si Anduril Systems, Thales Group, Airbus, MBDA, EDGE Group, KNDS, Saab AB dhe Safran. Ky event mbledh aktorët kryesorë në…

Read More