Author: tirana

Përplasja mes Izraelit dhe Iranit vijon me tensione gjithnjë e më të larta në rajon dhe përtej. Diplomati i karrierës Agim Nesho, thotë se Irani është një sponsor i hapur i terrorizmit dhe përbën një kërcënim serioz për stabilitetin ndërkombëtar. ”Izraeli këkon të mbrojë popullsinë e tij deri në fund. U mor me Hamasin, Hezbollahun, Huthit dhe tani i kishte ngelur vetëm Irani. Irani është me një regjim të egër. Është regjim që nuk pranon bashkë-ekzistencën me kombet e tjera, Teherani i ka shpallur luftë SHBA-së dhe Izraelit. Izraeli nuk i bënte dot sulmet pa informuar Amerikën. Konflikti ishte i…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shpërndarë një video për të treguar transformimin që ka pësuar Tirana gjatë këtyre 9 viteve. Në postimin e tij ai kujton ndryshimet që ndodhën në Unazën e Vogël duke theksuar se shumë nga dyshimet dhe kritikat e dikurshme tashmë janë harruar. ”E mbani mend si ka qenë Unaza e Vogël para se të transformohej ashtu siç është sot? Po pallatin e “INSIG-ut”? Po llafet e llogjet që u thanë asokohe për projektin? Kanë kaluar 9 vjet nga dita kur e kemi mbaruar këtë punë dhe jam i bindur se tani, të gjithëve na duket…

Read More

3 pjesëtarë të grupeve kriminale që rezultonin të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, pritet të ekstradohen ditën e sotme nga Dubai. Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, Ervis Daka, Maksim Koçi të cilët rezultojnë të jenë pjesëtarë të grupit kriminal të Talo Çelës. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë përkrahje të shtetasve të shumëkërkuar, planifikues dhe sigurim i mjeteve për vrasje të kryera në kuadër të veprimtarisë së një organizate kriminale. Njoftimi i Policisë Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga…

Read More

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla nga selia e Parlamentit Evropian në Strasburg, deklaroi se hapja e zyrës së Parlamentit Evropian këtë vit në Tiranë është sinjal i qartë se integrimi i Shqipërisë është afër dhe i sigurt. ”Parlamenti Evropian do të ketë edhe një seli të vetën në Tiranë, e cila do të shërbejë për të gjithë rajonin tonë. Përzgjedhja e Tiranës nuk është rastësore, por pasqyron mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për një anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë sonë në BE, por dhe përkushtimin për forcimin e institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe të…

Read More

Tekniku i Romës, Gian Piero Gasperini ka filluar menjëherë nga puna për ta transformuar Romën që në sezonin e tij të parë në stolin verdhekuq. Ai e mori drejtimin pas largimit të Claudio Ranierit, ka paraqitur vizionin e tij për një skuadër më konkurruese në Serie A dhe Europë, duke kërkuar pesë përforcime kyçe në merkato. Sipas Sky Sport, tekniku italian ka kërkuar konkretisht: një qendërmbrojtës të ri, një mesfushor qendror, një mbrojtës të djathtë, një mesfushor sulmues dhe një lojtar për krahun e majtë në rast se Angelino largohet. Në listën e përforcimeve potenciale ka nisur të qarkullojë emri…

Read More

Mbrëmë në Tiranë u mbajt ”Miss Shqipëria 2025”, ku përpos kurorës për më të bukurën shqiptare, u dhanë edhe çmime për përfaqësime të Shqipërisë në garë të bukurisë nëpër botë. Bukuroshja Kleja Sulejmani u kurorëzua si ”Miss Earth 2025”, dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë kompeticion, ku për herë të parë në vitin 2023 u fitua nga Shqipëria, përfaqësua nga Drita Ziri. Gjithashtu fitoi edhe “Çmimin e publikut”, e cila u zgjodh përmes votimit online nga publiku duke marrë 22.6 % të votave. Në një mbrëmje të paharrueshme të mbajtur në Amfiteatrin e Tiranës, spektakli përcolli bukurinë e 25…

Read More

Nga Ylli Manjani Nga Ylli Manjani Gjykata e Berlinit, ajo që inicoi marrjen e një opinioni në Gjykatën Europiane të Drejtësisë për mundësinë e përdorimit gjyqësor të të dhënave të Sky ECC dhe Enchrochat, ka rrëzuar të gjitha akuzat ndaj personit në gjykim, akuza të cilat bazoheshin vetëm në të dhënat e marra nga Enchrochat. I ka rrëzuar me një arsyetim të vetëm: Të dhënat e marra nga Autoritetet Franceze nga përgjimet e platformave SKY ECC dhe Enchrochat, janë TË PAPËRDORSHME!!! Ja ku e keni! Është vendim i një vendi të BE. E çfarë vendi pa? Gjermania. Është Gjykata e…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka lexuar konkuzionet përfundimtare për deputetin e PD-së, Qani Xhafa. Prokurori Sotir Kllapi kërkon dënimin e tij me 6 muaj burg, dënim që të pezullohet dhe kthehet në shërbim prove për një periudhë 1-vjeçare. SPAK e mori të pandehur Xhafën për akuzën e drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt. Hetimet dhe procesi ndaj tij u kryen në gjendje të lirë. Nga hetimet rezulton se në muajin mars të vitit 2023, ligjvënësi Xhafa teksa drejtonte në gjendje të dehur një makinë “Toyota”, ka shkaktuar një aksident në Elbasan, duke goditur një shtyllë elektrike.

Read More

Familja e 16-vjeçares shqiptare Emilia Veliu, e cila rezulton e zhdukur prej mbrëmjes së të hënës kur humbi çdo gjurmë në zonën e Petralonës ku ajo jetonte, po kërkon informacion në lidhje fatin e vajzës së tyre. Sipas nënës së 16-vjeçares, Emilia doli për një shëtitje me shoqet dhe nuk u kthye më në shtëpi. Frika dhe ankthi i prindërve është se fëmija i tyre ndodhet në rrezik, pasi s’kanë pasur asnjë komunikim me të. ”Nuk kam dëgjuar më nga vajza ime që nga mbrëmjes së të hënës kur ajo u zhduk. Më tha se do të dilte me shoqet…

Read More

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca shpjegon në “Gjurmë” se garantimi i të drejtave të njeriut është një sfidë që nuk mbaron me vendosjen e tyre në Kushtetutë, por aty nis. Sipas Ballancës edhe në Europë ka sfida e përpjekje për t’i bërë këto të drejta efektive, dhe Shqipëria nuk është i vetmi që ka probleme. “Nëse një e drejtë është e parashikuar në Kushtetutë, secili prej nesh, edhe unë kur kam qenë në fakultetin e drejtësisë më kanë mësuar se ajo është një e drejtë e padiskutueshme, dhe se lufta e qytetarëve me shtetin është të mos guxojë t’ia heqë…

Read More

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca është një prej figurave më të njohura në fushën e së drejtës. Por për “Gjurmë” dhe gazetaren Edlira Prendi, ajo ka rrëfyer se djali i saj, Erani, është më i rëndësishmi në jetën e saj. “Mendoj se të qënit nënë, është dimensioni më i shkëlqyer i çdo gruaje që e ka fatin të jetë nënë dhe është dhe profesioniste. Pra midis profesionit dhe të qënit nënë unë çdo ditë të jetës sime do të zgjidhja të qënit nënë dhe këtë e them pa asnjë kufizim apo pa asnjë mendim se do të mund të ishte…

Read More

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka një shkrimtar që ka ndikuar më shumë në jetën e saj dhe ai është babai, Faik Ballanca. Për “Gjurmë” nga Edlira Prendi, avokatja Ballanca rrëfen si e humbi babain kur ishte fëmijë dhe si e njohu nëpërmjet shkrimeve, tregimeve të tij dhe romanit të vetëm të tij “Nomeja e largët”. “Im atë ka qenë një nga ato kolonat shumë të rëndesishme të jetës sime, apo ndikuesi thelbësor në jetën time, pa qenë prezent. Unë e kam humbur babain kur kam qenë vetëm 3 vjeç e gjysëm, kështu që unë e kam njohur nëpërmjet mënyrës…

Read More