Author: tirana

Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë KAS për procesin e rinumëtimit, kjo mbi votat që po konsiderohen të pavlefshme. Në kërkesën dërguar KAS, PS kërkon që edhe në rastet kur shenja e votimi x ose +, është vendosur jashtë kuadratit në rastin e votës për kandidatët, por është bërë në mënyrë të tillë që e tregon qartë vullnetin e zgjedhësit, të llogaritet si votë e vlefshme. Këtë kërkesë, PS e bazon në një vendim të Komisionit Rregullator më datë 25.04.2025. “Subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë ka ardhur në dijeni të vendimmarrjes tuaj gjatë procesit të rivlerësimit të…

Read More

Policia e Shtetit ka publikuar pamje të reja nga zhvillimi i megaoperacionit ”Blloku 33”, që çoi në goditjen e disa rrjeteve kriminale të përfshira në shpërndarjen e drogave të forta në zonën e ish-Bllokut. Në video shfaqen momentet kur forcat speciale ndërhyjnë për arrestimin e disa personave, menjëherë pas shkëmbimit të dozave të kokainës me para. Grupet kriminale e shpërndanin dhe shisnin drogën në lokalet më të famshme të zonës së ish-Bllokut, Selitë dhe Shkollë të Bashkuar. Në mesin e të arrestuarve ka banakierë dhe kamerierë, pasi dyshohet se ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm. Klientët ishin persona VIP…

Read More

Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, ka pritur këtë të premte në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Gabriel Cremades Ventura. Sipas Ballukut, mes tyre u fol për marrëdhëniet dhe u shpreh angazhimi për të forcuar më tej bashkëpunimin. ”Kënaqësi të mirëprisja Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Gabriel Cremades Ventura, me të cilin diskutuam mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona duke shprehur angazhimin e përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin e ndërsjelltë”,-shkruan Balluku.

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar me tone të forta përmes një postimi në rrjetet sociale nga paraburgimi. Meta i ka cilësuar akuzat si të fabrikuara me urdhër të Edi Ramës dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, duke folur për një fushatë të qëllimshme dizinformimi dhe përpjekje për ta lidhur me një “çift Meta-Kryemadhi” që sipas tij nuk ekziston më. ”E mirëkuptoj pasionin e tyre për të mbajtur në opinion një çift që nuk ekziston më as juridikisht prej një viti. Madje në aktakuzën që më është komunikuar më 27 maj, më kanë quajtur ende i martuar”,-shkruan…

Read More

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi flet për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe veçanërisht për qarkun e Elbasanit, ku ka vepruar gjatë përpara se të vendosej si drejtues politik në Shkodër. I pyetur nëse rezultati në Elbasan do të kishte qenë më i mirë nëse ai do të kishte vijuar punën atje, Boçi u shpreh se nuk pretendon një gjë të tillë. ”Jam i bindur që zoti Alizoti ka bërë një punë të lavdërueshme, në maksimumin e potencialit të tij politik. Elbasani ka specifikën e vet dhe shpesh është goditur nga mënyra sesi janë menaxhuar fushatat. Organizimi politik në…

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit, i bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u larguar nga Irani, që nuk mbështetet në ndihmën e qeverisë amerikane. Nëse nuk mund të largoheni, gjeni një vend të sigurt në vendbanimin tuaj ose një ndërtesë të sigurt. Koha po mbaron”, thuhet në mesazhin e DASH drejtuar qytetarëve amerikanë, raportojnë mediat e huaja. Këto deklarata vijnë mes përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, që po sulmojnë në mënyrë të ndërsjelltë me raketa, dronë dhe avionë njëri-tjetrin. Trump ka lënë të hapur mundësinë e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Shteteve të…

Read More

Një shqiptar i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli me qëllim ekstradimin në vendin tonë. Policia e Shtetit tha se në pranga ra shtetasi L.L, 48-vjeç. “Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, është arrestuar shtetasi shqiptar L.L, 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan (dosje e kaluar pranë SPAK), e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest…

Read More

Pas fjalimit të kryesocialistit Edi Rama për festën e 34-vjetorit e partisë, ai u ndal mes socialistëve për të biseduar. Ajo që ra në sy ishte biseda me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha e cila duket me tension. Mësohet se kryeministri Edi Rama e ka kritikuar kryebashkiakun e Vlorës, për zjarret që kanë rënë në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Read More

Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, NATO, në vitin 2027. Drafti i deklaratës së samitit të sivjetshëm të NATO-s, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, konfirmon se Shqipëria do të jetë nikoqire më 2027. Samiti i sivjetshëm i NATO-s mbahet në Hagë të Holandës javën e ardhshme, ndërsa ai i vitit 2026 do të mbahet në Turqi. Në fund të draftit të deklaratës thuhet: “Ne shprehim mirënjohjen tonë për mikpritjen e xhymert nga Mbretëria e Holandës. Mezi presim takimin tonë të…

Read More

Rusia pranon indirekt pavarësinë e Kosovës. Ose thënë më saktë, presidenti Vladimir Putin, njeh vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që ligjëroi pavarësinë, vetëm për të justifikuar aneksimin e Donjeckut dhe Luhanskut nga Ukraina, si dhe për të sulmuar perëndimin. Gjatë një bisede me gazetarë ndërkombëtar në Kremlin, lideri rus tenton të ndryshojë narrativën se ishte ai që nisi luftën, duke përmendur të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së për të drejtën e popujve për vetëvendosje. “A ishte kjo pjesë e vendit e detyruar të kërkonte leje nga autoritetet qendrore, nga Kievi, apo jo? Jo. Ekziston një vendim i Gjykatës…

Read More

Gjesti, fituesi fenomenal i ”Big Brother Albania Vip 4”, vijon që të jetë një nga emrat më të komentuar në vend. Sakaq, ai në një video të publikuar sëfundmi në Instastory, shihet në oborrin e banesës në Pavlan të Pejës, nën shoqërinë e qenit të tij. Gjesti ka thumbuar duke thënë: Kush e ka hitin e verës? ”Normal që unë”, ka vijuar artisti. Kënga ”Veshu Ndrequ” ka marrë mbi 7.5 milion shikime për më pak se 1 muaj nga publikimi. Sakaq, Gjestin e kemi parë edhe në koncerte në Europë, dhe së fundmi në Amerikë ku e ka elektirzuar skenën.…

Read More

Në festën e 34-vjetorit të themelimit të PS, kryesocialisti Edi Rama shkëmbeu batuta edhe me senatorët e PS, Arta Daden e Gramoz Ruçin. “Zyshe ty shyqyr që të kemi. Edhe shokun Gramoz, që sa kohë do ta shoh këtu jam i sigurt që partia është në rrugë e duhur, shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi, po atëherë s’do jem as unë, kështu që shihni e bëni”, tha Rama.

Read More