Author: tirana

Britania e Madhe po tërheq stafin nga ambasada e saj në Teheran, duke përmendur situatën aktuale të sigurisë. ”Ne kemi marrë masat paraprake për të tërhequr përkohësisht stafin tonë të Mbretërisë së Bashkuar nga Irani”, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Jashtme, të Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar. Më herët gjatë javës, Mbretëria e Bashkuar tha se po tërhiqte përkohësisht anëtarët e familjeve të stafit në ambasadën dhe konsullatën e saj në Izrael për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u prit sot një takim në Bruksel (Belgjikë) nga presidenti i Senatit, Vincent Blondel. Gjatë takimit Spiropali dhe Blondel ndanë vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh parlamentar. Spiropali i shprehu Blondel mirënjohjen për mbështetjen e Belgjikës ndaj Shqipërisë. ”Me Presidentin e Senatit, Vincent Blondel, ndamë vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe parlamentar. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj planit ambicioz, por realist, të Shqipërisë për mbylljen e negociatave dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian🇪🇺 brenda kësaj dekade”,-shkruan Spiropali. Spiropali mori pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, zhvilluar…

Read More

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bën me dije çeljen e aplikimeve për në “Rin Camp 2025”. Duke u bërë apel të rinjve të marrin pjesë në këtë kamp veror, Muzhaqi tha se të gjithë të rinjtë 18–25 vjeç që duan të rriten profesionalisht, të fuqizohen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të aplikojnë deri më 22 qershor 2025. “A je gati të provosh një përvojë që të sfidon dhe frymëzon? Nga 2-5 korrik rikthehemi me Rin Camp. Do flasim për çështje që na prekin, do mësojmë nga njëri-tjetri dhe do të ndërtojmë projekt ide dhe rrjete…

Read More

Akademia Politike e Partisë Socialiste hapi dje dyert për 39 deputetët e rinj të PS-së në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD). Me një leksion hyrës, kryeministri Edi Rama theksoi se mandati nuk është një dekoratë, por një përgjegjësi e përditshme për të qenë të vlefshëm dhe të dobishëm për ata që u kanë dhënë besimin. “Tani duhet me të njëjtin seriozitet ta meritoni këtë gjë çdo ditë, sepse kjo nuk është diçka që meritohet njëherë. Nuk mjafton. Kjo është çdo ditë. Nuk është si ato dekoratat, që e merr një dekoratë dhe e ke përgjithmonë. Çdo ditë…

Read More

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka dhënë dënimin me burgim të përjetë për Kristian Cenaj, i akuzuar për “vjedhje me pasojë vdekjen”. Ai u fajësua për vrasjen e 16 vjeçarit Mariglen Gjonaj, pas një grabitjeje të një ore “Rolex”. Trupi i Gjonajt u gjet 7 vjet pas ngjarjes, i groposur në Fushë Kuqe. Krimi ndodhi në vitin 2016, ku dyshohet se Cenaj e ka marrë me forcë në makinë Mariglen Gjonajn për t’i vjedhur sendet me vlerë që mbante me vete, një orë Rolex në dorë dhe një varëse floriri në qafë. Ora dhe varësja që kishte Marigleni…

Read More

Kylian Mbappé rrezikon të humbasë edhe ndeshjen e dytë të Real Madridit në Kupën e Botës për Klube kundër Pachucas. Sulmuesi francez u shtruar në spital pas një rasti akut të gastroenteritit, duke shtuar ankthin për skuadrën e Xabi Alonsos në fillimin e Kupës së Botës për Klube. Mbappe i cili mungoi në ndeshjen hapëse ndaj Al Hilal (1-1) për shkak të etheve të forta, kaloi disa orë nën mbikëqyrje mjekësore në një spital në Miami dhe më pas u kthye në hotel i izoluar. Gastroenteriti, i njohur si “gripi i stomakut”, shoqërohet zakonisht me të vjella, diarre dhe dobësi…

Read More

Një çudi po ndodh në vend. Nëse zonat e plazhit janë plot me pushues dhe diell, në Belsh ka breshër, dhe një stuhi të fortë. Moti ekstrem ka sjellë pasoja serioze në infrastrukturë dhe ka paralizuar qarkullimin në disa rrugë të qytetit. Uji i tepërt ka tejkaluar kapacitetin e kolektorëve, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet. Ndërkohë era e fortë ka vështirësuar edhe ndërhyrjet e shërbimeve të emergjencës. Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesë dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme deri në stabilizimin e motit. Deri tani nuk…

Read More

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste. Për rinumërimin e votave, PS ka kërkuar që gjatë procesit të rinumërimit, të llogariten si vota për kandidatët edhe rastet kur x ose + është vendosur jashtë kuadratit në fletë, por përbri tij. Kujtojmë se më herët këto fletë votimi, ku x ose + janë shënuar jashtë fletës së votimit, janë cilësuar si të pavlefshme nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Nga rinumërimi i votave që po bëhet në disa qarqe të vendit, nuk ka pasur ndryshime shumë thelbësore për partitë politike, por vihet re se në Tiranë, PS dhe…

Read More

Pak ditë më parë, Endrit Braimllari i cili ishte në listën e PS-së për deputet më 11 Maj, u zgjodh si nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. ”Ajo çfarë kam kërkuar personalisht si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka qenë që këshilli të ngrihet në një nivel të lartë përfaqësimi për qytetarët. Unë besoj se kjo është gjëja më e rëndësishme për vendimmarrjen në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ka shumë halle, shumë shqetësime dhe duhet t’u shërbejmë maksimalisht qytetarëve, duke shmangur burokracitë e panevojshme”, u shpreh Braimllari. Po ashtu tha se pavarësisht qëndrimeve të ndryshme politike mes mazhorancës dhe…

Read More

Nga Spartak Ngjela Kjo është çështja me mprehtë dhe e rrezikshme njëherësh në rrafsh botëror. Duhet të jemi të qartë me historinë, sepse ngjarjet e Iranit janë një përsëritje e ngjashme me të gjitha ngjarjet e pushtimeve dhe luftrave për territore që janë bërë gjatë këtij qytetërimi. Dhe na duhet të theksojmë se qytetërimi aktual kuptohet se ende është me idenë fikse historike të pushtimit të territoreve. I-Kurse Irani, tani, dihet se është një fuqi bërthamore. Një fuqi bërthamore është gjithashtu edhe Izraeli, dhe sidomos një e tillë me potencë të madhe është Amerika. Por në këtë luftë dihet se…

Read More

Sezoni veror ka nisur prej kohësh, ndaj Autoriteti Rrugor Shqiptar po vijon punën për mirëmbajtjen e akseve rrugore që çojnë drejt pikave kufitare dhe turistike. Aktualisht është bërë përmirësimi i sinjalistikës horizontale në segmentet Ura e Bunës-Murriqan dhe rruga e Shëngjinit. Në urën e Bunës vijon puna për riparimin e shtresës së rezinës. Për të mos penguar trafikun, punimet kryhen gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, në korsi të veçuara. Puna në njërën korsi tashmë ka përfunduar dhe aktualisht po punohet në korsinë tjetër. Përmirësimi i këtij aksi rrugor ka si qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe…

Read More

Në Spitalin Universitar të Traumës ka nisur sot zbatimi i projektit madhor për rikonstruksionin dhe transformimin e kësaj strukture shëndetësore që ofron shërbime mjekësore të specializuar për qytetarët nga i gjithë vendi. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu kanë inspektuar nisjen e punimeve në Spitalin Universitar të Traumës, një tjetër investim madhor i buxhetit të shtetit që do ta transformojë këtë qendër të rëndësishme shëndetësore në një strukturë moderne, funksionale dhe sipas standardeve evropiane. Ministrja Koçiu gjatë fjalës së saj theksoi se ky projekt transformues përveç rikonstruksionit të ambienteve ekzistuese,…

Read More