Izraeli dhe Irani kanë vijuar të shkëmbejnë sulme raketore në ditën e 9 të konfliktit, një ditë pasi Teherani deklaroi se nuk do të negociojë mbi programin bërthamor, deri sa të vijonte agresioni ushtarak. Izraeli tha të shtunën se kishte vrarë komandantin veteran të ushtrisë iraniane Saeed Izadi, i cili ka udhëhequr trupat palestineze të forcave Kuds, të gardës revolucionare të Iranit. Siç thuhet ai u eliminua në një sulm të shënjestruar në apartamentin e tij në qytetin e Qom. Ushtria izraelite njoftoi se kishte lëshuar një valë sulmesh raketore kundër depoje raketash dhe raketahedhësesh në Iran. Izraeli u godit…
Author: tirana
Ministrja e Arsimit dhe Sporti, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli inspektuan punimet për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas të Kamzës. Kjo shkollë model, pritet të hapë dyert në shtator me fillimin e vitit të ri shkollor. Me një kapacitet prej 600 nxënësish, shkolla do të ofrojë kushte moderne mësimore, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive. Gjatë inspektimit të punimeve, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën arsimore: “Prioriteti ynë është investimi tek fëmijët për mirërritjen dhe zhvillimin e tyre. Nga ajo infrastruktura shkollore, por…
Shëtitorja “Taulantia” në vijën bregdetare të Durrësit është një nga zonat turistike më të frekuentuara gjatë verës nga pushues vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga punimet që po kryhen për rehabilitimin e plazheve publike në shëtitoren “Taulantia”, në lagjen 1 të Durrësit. Shëtitorja “Taulantia” ka tashmë ambiente të gjelbëruara, lulishte që shtrihen në një hapësirë 21 000 m2, me 500 pemë dhe rreth 6500 shkurre dekorative. Krijimi i hapësirave të gjelbra, sistemi i ri i ndriçimit, këndet sportive, si dhe hapësirat rekreative e kanë shndërruar shëtitoren në një zonë shumëfunksionale.
Prej orës 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet po vijohet me ditën e katërt të rinumërimit, ku deri më tani janë hapur 385 kuti nga 1282 në total të qarkut, ose rreth 30%. Rezultatet e rinumërimit duket se janë larg pritshmërive të Partisë Demokratike, e cila është në kërkim të mandatit të 14 në Tiranë, në “kurriz” të Partisë Mundësia. Hapja e kutive deri më tani ka treguar vetëm gabime të vogla dhe që nuk sjell asnjë lloj ndryshimi as në rezultatin e mandateve për subjektet politike, por as në renditjen e kandidatëve në listën e hapur.…
Në një finale të fortë, fituesi i Ferma VIP 2 u shpall reperi i njohur Big Basta. Pas 24 javësh plot sfida, emocione dhe përballje në fermë, “Ferma VIP” mbylli edicionin e saj të dytë me një spektakël madhështor. Në përballjen e fundit, Big Basta u përball me Anduelin, ndërsa momenti i shpalljes së fituesit u zhvillua në ambientet e jashtme të fermës, ku emocionet ishin të mëdha dhe tensioni në kulm. Publiku shpërtheu në duartrokitje sapo emri i Big Bastës u dha si fitues.
Donald Trump thotë se Irani nuk dëshiron të flasë me Europën. Trump e përforcoi edhe më tej skepticizmin ndaj përfshirjes evropiane. ”Europa nuk do të mund të ndihmojë në këtë rast”. Ai shtoi se administrata e tij ka zhvilluar bisedime me Iranin dhe se mendon që Irani ishte “vetëm disa javë apo muaj larg nga sigurimi i një arme”. Presidenti bëri gjithashtu të ditur se afati prej dy javësh që ka vendosur për të marrë një vendim lidhur me përfshirjen ushtarake të SHBA-së në Iran është “maksimumi” i kohës që do të presë dhe se mund ta marrë vendimin edhe…
Velipoja, një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj. Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh. Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga plazhi publik i Velipojës, i njohur për rërën me efekte kurative. Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët. Velipoja njihet po ashtu për ndërthurjen me hijeshi të…
Edhe këtë të shtunë deputetët në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen, për herën e 35-të me radhë, në përpjekje për ta konstituuar institucionin legjislativ. Edhe pse deputetët e rinj janë betuar, Kuvendi ende nuk është konstituar për shkak të mungesës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të tij. Seancat tashmë janë kthyer në një çështje numrash dhe procedurash që po përsëriten çdo 48 orë. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë që Albulena Haxhiu të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit, ndërkohë që partitë e tjera kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin atë.
Agjencia iraniane e lajmeve IRINN raportoi se Irani po shqyrton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa konflikti me Izraelin intensifikohet. Ky veprim do të rriste çmimet e naftës dhe do të rrezikonte zgjerimin e luftës. Po çfarë është saktësisht kjo rrugë ujore strategjike dhe pse është jetike për tregtinë globale? Hormuzi është e vetmja hyrje detare në Gjirin Persik. Ai ndan Iranin nga njëra anë dhe Omanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nga ana tjetër, si dhe lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik në Oqeanin Indian. Sipas Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë, rreth 20 përqind…
Dashi Sot dita ju sjell shumë pasiguri dhe mendja juaj nuk po funksionon si duhet, për të gjykuar në mënyrë objektive. Nga ana tjetër, dita favorizon sqarimet dhe vendimet që ju shqetësojnë. Demi Kushtoni më shumë kohë projekteve tuaja të ardhshme. Ju duhet të bëni disa ndryshime kryesore dhe të shikoni çdo lëvizje tuaj në mënyrë që të ecni me besim më të madh në arritjen e qëllimeve. Binjakët Sot do të shihni zhvillime pozitive kryesisht në çështje të së kaluarës, të cilat mbetën pezull. Atje ku kishit pranuar se asgjë nuk mund të bëhet, tani gjithçka ka filluar të…
‘‘Ardhja e klerikëve katolikë nga burgu i Shkodrës disi e gjallnoi pjesën katolike të kampit te Tepelenës që përbanin gjysmën e tij, veç me mirditorët e malësorët, që ruenin ne vetvete besimin e tyne me devocion. Në këto rrethana, një ma i gjallë dhe nismëtar i tyne ishte Dom Nikoll Mazrreku, që i kishte ra me qenë në kazermën tonë. Po afroheshin Pashkët, që binin me 13 Prill. Dom Nikolli ndërhyni pranë Shefit te degës, nëse i lejonin të ngrinin një meshë aty në kamp, ku kishte shumë katolikë. Feja akoma nuk ishte ndalue zyrtarisht, dhe shefi e akordoi lejën.…
Eksperti Faik Basha e ka cilësuar sulmin e Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor të mirëmenduar dhe të përgatitur prej vitesh. Basha tha se qëllimi i Izraelit ka qenë i ditur se ishte rrëzimi i pushtetit të Jatullahut dhe eleminimi i tentativës së Iranit për të krijuar armën bërthamore. ”Izraeli prej vitesh po përgatitet për të kryer sulmin final që është rrëzimi i pushtetit të jatullahut dhe eleminimi i tentativës së Iranit për të krijuar armën bërthamore. Sulmi i Izraelit ndaj Iranit nuk ishte i papritur, por i koordinuar. Ka marrë më shumë kohë për të arritur në 13 qershor…