Vatra e zjarrit në Kodrat e Pilurit vijon të jetë ende aktive. Ndërhyrja nga ajri pritet të rinisë sërish pas ndërprerjes gjatë natës. Gjithashtu mësohet se për të neutralizuar zjarrin do të ndërhyjë edhe ushtria nga toka. Gjatë natës ka pasur riaktivizim të vatrës.
Author: tirana
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër, ku i dëmtuar ka mbetur 26-vjeçari me iniciale P. F.. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, teksa i riu i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia është në kërkim të autorit, i cili u largua nga vendngjarja. Ai është identifikuar. “Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori. Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i…
Kjo e hënë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, teksa temperaturat mbeten të larta. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 11 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi deri në 25 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.
Dashi Në vend që të shikoni të gjitha aspektet negative të planit tuaj aktual, hidhini një sy përfitimeve. Merrni në konsideratë shpërblimet e mundshme. Nëse mendoni shumë për grackat e mundshme, atëherë ka shumë të ngjarë që nuk do të arrini asgjë deri në fund. Demi Tani është një kohë e mirë për të rishikuar planin tuaj afatgjatë të karrierës. Një ndryshim i madh po afron për ju, prandaj përgatituni të bëni rregullime. Nuk ka kuptim të qëndroni në rrugën aktuale nëse ndjeni se po tërhiqeni në një drejtim tjetër. Ndiqni zemrën tuaj. Binjaket Mbylli derën projekteve të vjetra në…
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e OKB-së që po mbahet në Nju Jork, Vasily Nebenzya tha se Amerika ka “hapur kutinë e Pandorës” dhe se askush nuk e di se çfarë katastrofash të reja do të sjellin zhvillimet e fundit. “SHBA-të qartësisht nuk janë të interesuara për diplomaci,” shtoi ai, raporton Sky News. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar përshkallëzimin e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, si dhe ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane. Gjatë mbledhjes, ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, paralajmëroi se nëse…
Akrepi – Kjo është java më me fat e vitit për ty, mos e lër të shkojë dëm. Ajo që zgjedh tani do të jetë ajo mbi të cilën do të ndërtosh perspektivat e tua deri në vitin 2026, kështu që nuk është koha për dyshime. Prandaj, lëri instinktet e tua të të udhëheqin dhe ec përpara. Jeta e re nuk do të presë përgjithmonë. Gjithçka ndryshon, nga personale në profesionale. Është koha të shkëlqesh dhe të zgjedhësh të jetosh jetën që gjithmonë ke dëshiruar. Shigjetari – Jini të hapur ndaj mundësive të rritjes. Të enjten, më 26 qershor, Mërkuri do të…
Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në Euronews se Shqipëria nuk cilësohet si vend armik lidhur me strehimin e muxhahedinëve. Sipas tij Irani nuk e sheh si rrezik opozitën iraniane por sipas asaj që thuhet në vend Izraeli dhe SHBA i përdorin dhe financojnë muxhahedinët për sulme kundër Iranit. “Sa kam dëgjuar, Irani nuk e sheh si kërcënim të madh lëvizjen e muxhahedinëve në Shqipëri. Izraeli, thuhet në Iran i financon bashkë me SHBA dhe i përdor për sulme kundër Iranit. Irani nuk ka armiqësi me Shqipërinë. I vetmi problem janë muxhahedinët. Irani ka pasur marrëdhënie shumë…
Në Iran jetojnë dhe punojnë disa shtetas shqiptarë por zyrtarisht nuk dihet numri i saktë i tyre. Në të shkuarën Republika Islamike e Iranit për çështje konsullore mbulohej prej ambasadës tonë në Ankara. Qeveria Shqiptare në Shtator 2022 ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Atë kohë u la 48 orë kohë diplomatëve iranian të largoheshin duke i vënë kyçin selisë së tyre diplomatike në Tiranë. TCH raporton se janë po ashtu edhe disa shqiptarë të cilët janë punësuar prej vitesh në televizionin shtetëror të Iranit. Njëri prej tyre me origjinë nga Skrapari i martuar me një vajzë shqiptare nga Maqedonia e…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhjet me sulmet që bënë Shetet e Bashkuara të Amerikës mëngjesin e kësaj të diele në Iran, ku shkatërroi tre centrale bërthamore. Me anë të një një postim në llogarinë e tij në “X”, Rama ka shkruar se Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore. Kryeministri shkruan se Irani nuk është thjesht një tjetër shtet me kapacitete bërthamore, as një diktaturë me ambicie për të zotëruar armë të tilla. “Ky nuk është thjesht një tjetër shtet me…
Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, i dënoi sulmet amerikane të cilat i quajti “të shëmtuara” dhe tha se Irani po rezervon “të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin e tij”. “Ngjarjet e këtij mëngjesi janë të tmerrshme dhe do të kenë pasoja të përjetshme. Çdo anëtar i OKB-së duhet të alarmohet për këtë sjellje jashtëzakonisht të rrezikshme, të paligjshme dhe kriminale”, shkruan ai në një postim në X. Araghchi shton se SHBA-të kanë “kryer një shkelje të rëndë”
Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Trump njoftoi për “sukses spektakolar ushtarak” më 21 qershor, duke thënë se bombarduesit amerikanë goditën objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Esfahan gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave. “Të gjithë i kanë dëgjuar këto emra për vite të tëra, teksa ata ndërtuan këtë ndërmarrje jashtëzakonisht…
Deri para 11 Majit, Ervin Demo ishte kryetar i Bashkisë së Beratit, dhe për të qyteti është modeli i zhvillimit të infrastrukturës turistike. Kjo duke u shndërruar shumë shpejt në një qytet që ofron shumë mundësi punësimi për të rinjtë që përfundojnë shkollën ose të tjerë që dëshirojnë të kthehen për të investuar në vendlindje. Demo tha se vetëm në vitin 2024, qyteti i Beratit u vizitua nga 1 milionë turistë. Por sipas tij, bumi i turizmit e gjen Beratin me mungesë të krahut të punës. “Berati sot është një qytet që ka vështirësi në gjetjen e krahut të punës…