Author: tirana

“Hajde shiheni si e ka shprehur vullnetin qytetari, me të padrejtë më heq votat. Mi heq votat nga 4-5 çdo sekondë. Turp të keni! Do t’i marr të gjitha pikat një për një, do të çoj në SPAK çdo votë që ma keni hequr mua. Turp të kesh Ilir, turp! Shumë keq!”, tha Dogjani. Sipas tij, edhe kur shenja në fletë është vendosur përbri emrit të tij, ajo po quhet e pavlefshme. “Nuk kërkoj asnjë benefit, të jesh i drejt. Shikoni në sistem si i kanë marrë. Edhe kur janë votat përbri kandidatit, i heqin këta si të pavlefshme. Sepse…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka konfirmuar se katër qytetarë të tjerë janë evakuuar me sukses nga Izraeli. Evakuimi i tyre është bërë nga Jordania dhe Egjipti. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme pohon se autoritetet shqiptare po ndjekin me përparësi çdo rast ku qytetarët tanë mund të kenë nevojë për evakuim “4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare. Falënderojme autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e…

Read More

Ministrat e Jashtëm e Bashkimit Europian do të diskutojnë këtë të hënë në Bruksel për situatën në Lindjen e Mesme. Ky takim është marrë pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Shqetësimi ndërkombëtar është rritur pasi SHBA goditur objektet bërthamore në Iran, në mbështetje të sulmeve të fundit të Izraelit, ndaj objektivave iraniane. Një nga çështjet kryesore që do të jetë në fokus të ministrave të Jashtëm të BE, do të jetë gjetja e një zgjidhjeje për konfliktin, për të ulur tensionet e krizës me diplomaci. Shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaja Kallas u bëri thirrje të gjitha…

Read More

Një 48-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Kuçovë, pasi është kapur në flagrancë me doza kanabisi gati për shitje. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale A.Xh., i kishte fshehur dozat më lëndë narkotike në një tunel afër një pallati, në rrugën “Dalip Zavalani”. “U kap në flagrancë, me doza kanabisi të gatshme për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari. Zbulohet vendi ku 48-vjeçari fshihte dozat. Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve…

Read More

Në lidhjen direkte në News 24, meteorologia Lajda Porja bëri të ditur se kur do jetë maksimumi i vlerave të temperaturave. Ajo nënvizoi se temperaturat e javës do të shkojnë deri në 34-35 gradë dhe se Shqipëria do të preket edhe nga deportimi i masave afrikane që do të depërtohen në gadishullin e ballkanit.Sipas Porjas dita e enjte dhe e premte do të jenë ditët më të nxehta pasi temperaturat do të shënojnë deri në 40 gradë. Ajo shtoi se personat e moshuar dhe fëmijët duhet të kenë kujdes në orën e pikut kryesisht në orën 10 deri në 14:00.…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -Xh. S., 35 vjeç, pasi qeni i tij ka kafshuar një të mitur 3 vjeç, në oborrin e banesës së 35-vjeçarit. Aktualisht 3-vjeçari është në kujdesin e mjekëve;

Read More

Policia ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Gjatë aksionit të policisë, është liruar një hapësirë në plazhin e Golemit, që ishte zënë në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu janë sekuestruar 100 komplete me çadra dhe shezlongë, ndërsa janë proceduar penalisht 3 shtetas. Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Xhile Lici” të qytetit të Gramshit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar një zjarr të madh që ka përfshirë gjithë ndërtesën. Për fat të mirë, nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, dëmet materiale janë të mëdha, pasi banesa është djegur plotësisht, shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa ka tmerruar edhe banorët përreth Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e zonës. Banesa është në pronësi të…

Read More

Një këshillim nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) i SHBA-së paralajmëroi sot për një mjedis kërcënues të shtuar në SHBA, pas sulmeve ushtarake amerikane gjatë natës në zonat bërthamore të Iranit, sipas Reuters. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë vënë re tashmë islamofobinë dhe antisemitizmin e shtuar në SHBA që nga fillimi i luftës së aleatit të SHBA-së, Izraelit, në Gaza, pas një sulmi në tetor 2023 nga grupi militant palestinez Hamas. Buletini i sotëm i DHS-së tha se konflikti i vazhdueshëm me Iranin po shkaktonte një mjedis kërcënimi të shtuar. ”Sulmet kibernetike të nivelit të ulët kundër rrjeteve…

Read More

Qeveria belge ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime kundër migrimit të parregullt duke forcuar kontrollet e hyrjes. Kontrollet në këtë vend të BE, i cili kufizohet me Holandën, Francën, Luksemburgun dhe Gjermaninë, do të fillojnë në verë, sipas një zëdhënëseje të Sekretares së Shtetit për Migrimin Anneleen Van Bossuyt. Ajo nuk dha një datë specifike. Masa synon gjithashtu të luftojë në mënyrëmë efektive krimin dhe të parandalojë njerëzit që kanë kërkuar mbrojtje në vende të tjera nga lëvizja në Belgjikë. Vendet me “presion të lartë migrimi” në qendër të vëmendjes. Sipas qeverisë, kontrollet janë planifikuar në rrugët kryesore të…

Read More

Forcat Ajrore të Izraelit njoftuan se mëngjesin e sotëm kanë goditur infrastrukturë ushtarake në Kermanshah, në Iranin perëndimor. Gjatë natës, 20 avionë izraelitë kryen sulme ndaj depozitave të raketave, sistemeve të lëshimit, radarëve dhe pajisjeve satelitore. Autoritetet izraelite thonë se këto goditje ishin ndër më të fuqishmet që nga fillimi i përplasjes me Iranin, dhe synojnë të dobësojnë më tej kapacitetet e raketave balistike të Teheranit. Nga ana tjetër, reagimi i Iranit gjatë natës ishte i kufizuar: vetëm një raketë u lëshua në drejtim të Izraelit rreth orës 03:00 me orën lokale. Ajo u neutralizua nga një sistem amerikan i…

Read More

Paulin Fusha, biznesmen në Shkodër, është shpallur në kërkim nga policia për plagosjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës. 49-vjeçari dyshohet se ka qëlluar pas një konflikti të çastit ndaj të riut Jozef Çeka. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, me një plagë të lehtë. Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe forcat e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Paulin Fusha rezulton me precedentë penalë edhe në të kaluarën, pasi është arrestuar në vitin 2013 gjatë një operacioni antidrogë. Lexo edhe: Plagosje me armë zjarri në Shkodër, arratiset…

Read More