Author: tirana

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla u takua me dy përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Toskana, Ervis Gramshi dhe Bruno Leka, të cilët njihen për angazhimin e tyre në këtë rajon të Italisë. Në takim ishte i pranishëm edhe Alessandro Martini, themeluesi i televizionit social “Televisium” që transmeton përmes platformave sociale. Balla vlerësoi rolin e tyre në forcimin e imazhit të Shqipërisë jashtë kufijve dhe shprehu mirënjohje për përpjekjet e tyre në promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar. “Mirënjohje për promovimin e Shqipërisë”, shkruan ai, duke theksuar rëndësinë e këtyre nismave për lidhjen e…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në takim kortezie Adam Ball, Drejtues i Portofolit të Policive Britanike për Krimin e Organizuar në Ballkanin Perëndimor. Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi shumë i mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe autoriteteve policore britanike, veçanërisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar. Ball vlerësoi rezultatet e arritura nga Policia shqiptare në këtë drejtim dhe falënderoi Prodën, për bashkëpunimin profesional dhe angazhimin e vazhdueshëm. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë për ta mbështetur më tej Policinë e Shtetit, përfshirë trajnimin e disa oficerëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, me fokus…

Read More

20-vjeçari Grei Bihuci u qëllua për vdekje më 11 mars 2024, në qendër të qytetit të Fierit. Mesditën e kësaj të hëne u paraqitën të gjitha palët në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit Fier, ku seanca është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie. Trupi gjykues përbëhej nga kryetari Genci Busho dhe anëtarët Vladimir Cjapi e Elira Hroni. Prokuror i çështjes ishte Petrit Vukaj, ndërsa dy të akuzuarit u mbrojtën nga avokati Ervis Goxhaj. Pas leximit të fakteve dhe dëshmive të dhëna në Prokurori, prokurori Vukaj kërkoi shpalljen fajtor të të pandehurve. Për Florian Mukën u kërkua 25 vjet…

Read More

Këtë të hënë një peshkatar gjeti një trup të pajetë në rrjedhën e lumit Shkumbin. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për nxjerrjen e kufomës. Trupi është konstatuar rastësisht nga një peshkatar, i cili njoftoi menjëherë banorët përreth dhe më pas autoritetet. Sipas burimeve nga vendngjarja, kufoma ndodhet aktualisht në zonën pranë ish-Metalurgjikut, një territor i vështirë për t’u arritur dhe me qasje të kufizuar. Për të nxjerrë trupin nga lumi, është kërkuar asistenca e polumbarëve dhe shërbimit zjarrfikës të Elbasanit, të cilët janë në veprim për të mundësuar tërheqjen dhe transportimin e trupit drejt morgut të spitalit rajonal.…

Read More

Ardian Ismajli është në udhëkryq për të ardhmen. 28-vjeçari ka përfunduar një sezon mjaft të mirë në Serie A dhe tashmë është kthyer në objektiv të disa skuadrave në Europë. Besiktas një ndër klubet më të mëdha në Turqi ka kohë që ndjek me interes situatën e Ismajlit dhe është gati ta afrojë në radhët e veta, por konkurrenca nuk mungon as nga Italia. Bologna dhe Verona, dy klube që kërkojnë të forcojnë prapavijën për sezonin e ardhshëm, e shohin mbrojtësin shqiptar si një mundësi të vlefshme dhe me kosto zero. Fakti që Ismajli është pa kontratë e bën atë…

Read More

Pa kaluar mirë 11 Maji, në vjeshtë do të ketë zgjedhje, por të parakohshme në vetëm 3 bashkitë e vendit. Qytetarët e Matit, Beratit dhe Tepelenës do të thirren për herë të dytë para kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, pasi të vjetrit u bënë deputetë. Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi thotë se vjeshta është periudha e përshtatshme për ta kryer procesin zgjedhor në bashkitë e mbetura pa kryetar. ”Të tre bashkitë padyshim duhet të shkojnë në zgjedhje edhe besoj periudha e përcaktuar në kod pra vjeshta, është periudha e përshtatshme për ta kryer këtë…

Read More

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë ka dënuar ashpër sulmin terrorist të ndodhur në një kishë ortodokse greke në Damask të Sirisë. ”Me dhimbje të thellë u informuam për sulmin terrorist në Kishën e Profetit të Shenjtë Ilia në Damask, që ndodhi ditën e djeshme gjatë Liturgjisë Hyjnore, ku dhjetëra besimtarë të pafajshëm humbën jetën ose u plagosën”, thuhet në deklaratë. Sipas fjalëve të urta të Kryepeshkop tonë të ndjerë Anastas askush nuk ka të drejtë të përdorë vajin e fesë për të forcuar zjarrin e konflikteve. ”Feja është dhuratë hyjnore, e dhënë për të qetësuar zemrat, për të shëruar plagët…

Read More

Antonio Rudiger në fund të ndeshjes së fituar nga Reali 3-1 kundër Pachuca-s akuzoi kundërshtarin e tij Antonio Cabralm duke thënë se i ishte drejtuar me një fyerje raciste, që shkaktoi reagimin e furishëm të gjermanit. Ndaj për këtë situatë FIFA ka nisur një hetim. Pas raportit të Rudiger, gjyqtari brazilian Roman Abatti Abel, u detyrua të aktivizonte protokollin e ri të FIFA-s kundër racizmit: ai formoi shenjën X me krahët e tij, e cila aktivizon procedurën në rast të fyerjeve raciste, thirrjeve diskriminuese ose ofendimeve me natyrë etnike, fetare ose seksuale. ”Antonio na tha se protokolli do të aktivizohet”,…

Read More

Seanca gjyqësore e caktuar këtë të hënë ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani, është shtyrë. Ai është i akuzuar nga SPAK-u për fshehje të pasurisë. Shkak për shtyrjen e gjyqit u bë kërkesa e vetë deputetit, i cili ka deklaruar se është aktualisht i angazhuar me procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet vendore të 11 majit. Gjyqi ishte parashikuar të mbahej këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por avokatët e Dogjanit depozituan një kërkesë për shtyrje për arsye të angazhimit institucional të klientit të tyre si përfaqësues në procesin zgjedhor.

Read More

Programi Kombëtar i Dezinsektimit është një nga masat kryesore që po ndiqet me rigorozitet për të garantuar ambient të sigurt dhe të pastër për parandalimin e sëmundjeve që transmetohen nga mushkonjat. Për këtë qëllim, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini inspektoi nga afër procesin e dezinsektimit në vijën bregdetare të Gjirit të Lalëzit në Durrës. Ministrja Koçiu theksoi se procesi i dezinsektimit po vijon të kryhet nga veriu në jug, ku në bashkëpunim me ekspertët po bëhet edhe vlerësimi i zonave potencial për grumbullimin e larvave të…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp bëri një tjetër denoncim. Berisha: Tani, dua të njoh shqiptarët me videon që shokoi audiencën dhe është dëshmi e një përpjekje të jashtëzakonshme që po bën opozita në luftën kundër aktualisht, armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, që ka emrin Edi Rama dhe farsës së tij elektorale. Edhe njëherë, për çdo qytetar që vlerëson lirinë, vlerëson votën dhe fjalën e lirë si themele, të lirive të tij, ai që të merr këto, është armiku yt me i egër pavarësisht nga kombësia, pavarësisht nga shtetësia, pavarësisht se çfarë…

Read More

Policia Bashkiake e Vlorës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike dhe verifikimin e subjekteve që shfrytëzojnë vijën bregdetare pa kontratë. Këtë të hënë, efektivët e dy strukturave kanë ndërhyrë në zonat turistike të Rradhimës dhe Orikumit, ku janë konstatuar disa subjekte që kishin zaptuar hapësirat publike në kundërshtim me ligjin ose nuk dispononin dokumentacionin përkatës për shfrytëzimin e plazhit. Gjatë aksionit janë hequr shezlongë, çadra dhe struktura të përkohshme që ishin vendosur pa leje, ndërsa disa prej subjekteve janë paralajmëruar apo proceduar për shkelje të ligjit. Autoritetet kanë paralajmëruar se kontrolle…

Read More