Sistemi i mbrojtjes ajrore është vënë në funksion në bazën ushtarake amerikane Ain al-Asad, në Irak. Lajmi raportohet nga agjencia Reuters, duke cituar burime ushtarake. Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se monitoron me kujdes sulmet iraniane ndaj bazave të saj në Lindjen e Mesme, konkretisht në Katar dhe Irak. Më herët u dha lajmi që Irani sulmoi bazat amerikane në Katar, ndërsa shpërthime janë ndjerë në Doha. Irani ka sulmuar me gjashtë raketa një bazë amerikane në Katar. Sakaq Katari mbylli hapësirën ajrore, ndërsa DASH u bëri thirrje qytetarëve që mund të ishin në rajon…
Author: tirana
Irani ka marrë hak, pasi ka sulmuar bazat amerikane në Katar, ndërsa shpërthime janë ndjerë në Doha. Irani sipas medieve të huaja, mësohet se ka sulmuar me gjashtë raketa një bazë amerikane në Katar. Më herët Katari mbylli hapësirën ajrore, ndërsa DASH u bëri thirrje qytetarëve që mund të ishin në rajon të gjenin strehim të sigurtë. Ka raportime se Irani ka lëshuar raketa edhe drejt forcave amerikane në Irak.
Vlora tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj, pasi është një ndër qytetet me plazhet më të bukura në vendin tonë. Prej datës 15 qershor ka nisur operacioni “Plazhe të Pastra”, përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet 8 bashki bregdetare në pastrimin e plazheve, përfshi edhe Vlorën. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga plazhi publik në Vlorë, i cili po frekuentohet nga qytetarë të shumtë në këto ditë vere. Në stacionet e plazheve publike të ngritura në Vlorë, këtë vit të ketë edhe çadra të dedikuara për turistët dhe banorët e qytetit, të ofruara…
Hakmarrja iraniane pas bombardimeve amerikane duket se ka nisur dhe vendi i parë që rrezikohet është Katari. Ekziston një kërcënim i besueshëm ndaj Qendrës së Operacioneve Ajrore të Koalicionit të drejtuar nga SHBA-të në Al-Udaid të Katarit. Katari sakaq ka mbyllur përkohësisht hapësirën e tij ajrore dhe baza ajrore është vendosur në gjendje gatishmërie të lartë. Ministria e Jashtme e Katarit njoftoi në një postim në mediat sociale, se kjo është pjesë e një sërë masash paraprake që po merren bazuar në zhvillimet në rajon. Katari është shtëpia e bazës më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, bazës…
Në një fjalë të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE), deputetja socialiste dhe kryetarja e delegacionit shqiptar, Blerina Gjylameti, tha se zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për demokracinë në vend, duke u zhvilluar në mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Duke iu referuar raportit të prezantuar në Asamble, Gjylameti vlerësoi faktin se 95% e qendrave të votimit u vlerësuan pozitivisht nga vëzhguesit ndërkombëtarë, si dëshmi e administrimit profesional dhe të qetë të procesit zgjedhor. ”Jemi krenarë që këto zgjedhje u njohën si gjithëpërfshirëse, transparente, konkurruese dhe të administruara profesionalisht…
Gresa Gashi festoi pak ditë më parë datëlindjen, ku ish-banorja e ”BBVK3” organizoi një festë me miqtë e ngushtë dhe familjen, përfshirë edhe disa ish-konkurrentët. Aktori është kryqëzuar përshkak të veshjes. Bëhet fjalë për një fustan të gjatë me gurë e ngjyrë krem, ku edhe u komentua me të madhe në rrjet, ku shumë nga ndjekësit e panë si të tepërt. Sidoqoftë, aktorja tashmë shquhet për daljet pa komplekse dhe se nuk i pengojnë fare as komentet e njerëzve.
Sulmin amerikan për Iranin, presidenti Rexhep Tajip Erdogan thotë se Turqia nuk i miraton sulmet ndaj sovranitetit të Iranit dhe sigurisë së rajonit, “pavarësisht se nga vijnë”, pa bërë ndonjë referencë specifike për Shtetet e Bashkuara dhe Donald Trump. ”Ne jemi vendi që ka demonstruar qëndrimin më të qartë që nga 7 tetori. Ndërsa opozita zyrtare njollos rezistencën palestineze, duke e karakterizuar atë si terrorizëm, ne qëndrojmë të palëkundur në krah të vëllezërve tanë në Gaza. Po bëjmë përpjekje të forta që sulmet e Izraelit dhe mbështetësve të tij kundër vendit tonë fqinj, Iranit, të mos çojnë në një katastrofë…
Ambasada Amerikane në Tiranë jep një paralajmërim për qytetarët amerikanë në mbarë botën, duke theksuar se situata në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë e tensionuar për shkak të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. “Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme”,-thuhet në njoftim. Ambasada paralajmëron për rreziqet e mundshme për qytetarët amerikanë jashtë vendit. “Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit”. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të jenë të…
Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Lajmin e jep kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj, duke folur mbi planet e qeverisë në këtë drejtim. Sipas tij me hapjen e shkollave ushtarake dhe civile, ky sektor do të operojë si një industri duke zgjeruar aviacionin civil në vend dhe lehtësuar aksesin. ”Nuk ka të bëjnë me faktin që do e ketë aeroporti i Vlorës apo i Rinasit, por me faktin Aviacioni Civil në Shqipëri po zhvillohet nga një perceptim që lidhej me fluturimet e avionët komercialë. Sot operojmë më shumë mundësi zhvillimi si industri; futja e organizatave të…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi këtë të hënë një takim me përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Verës, pasardhës të një tradite brezash që ruajnë dhe kultivojnë me pasion verën “Made in Albania”. Denaj tha se u diskutua mbi mundësitë konkrete të financimit për zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe verës, përmes përfshirjes në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025–2026. “Ne synojmë të mbështesim investimet në shtimin e sipërfaqeve të mbjella dhe instalimin e sistemeve moderne të ujitjes me pika”, tha ajo, ndërsa theksoi se kjo skemë adreson mbështetje edhe për agropërpunimin, përmes financimit të linjave, makinerive dhe…
Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku këtë të hënë ishte në Xarrë të Sarandës, aty ku pa nga afër punën për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik. Teksa ka postuar foto në Facebook, Balluku nënvizon se kemi të bëjmë me një projekt të rëndësishëm për të gjithë zonën që rrit sigurinë, kapacitetet dhe përmirëson cilësinë e shërbimit. ”Në Xarrë të Sarandës po punohet për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik. Një projekt i rëndësishëm për të gjithë zonën, që rrit sigurinë, kapacitetet dhe përmirëson cilësinë e shërbimit. Investimi, i cili pritet të jetë gati në muaj të parë të vitit të…
Nga: Ylli Manjani Pikëpyetjet e një lajmi… Konfuzion me një lajm nga lagjja ime. Nuk e mora vesh: sa e bleu shtëpinë kjo Françeska, 500 apo 700 mijë euro? Për Zotin, na tregoni cila shumë është e sakta – po vari lesht zjarrit! Një portal thotë 700 mijë, tjetri 500 mijë. Jam i paqartë… Ah, edhe një pyetje tjetër: shkrepësja nuk duhet të ndizet në zonat rezidenciale? Çfarë shejtan shkrepëse qenka kjo?! Përfundimisht: ra apo jo zjarr te ballkoni i Françeskës? Dhe, në fund të fundit: Françeska kush është në të vërtetë?!