Këtë të martë në Kolegjin Zgjedhor shqyrtohen ankimet e PD-së për 4 qarqet e tjera, e cila kërkon shpalljen e rezultatit të 11 majit të pavlefshëm. Seanca për qarkun e Vlorës u shty më datë 26 qershor ora 08:30. Po shqyrtohet Berati dhe më pas do të vijohet me Dibrën dhe Shkodrën. Kolegji Zgjedhor ka certifikuar rezultatin në 4 qarqe, Lezhë, Kukës, Gjirokastër dhe Korçë, duke rrëzuar ankimin e PD.
Author: tirana
Ish-kryetari i PD-së në degën e Vlorës, Genc Deromemaj është emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës. Këtë post deri para disa ditësh e mbante Paola Sulaj, e cila ishte e komanduar në detyrë pas dorëheqjes së kreu të këtij institucioni. Deromema në moshë shumë të re ka qenë edhe kandidat për kryetar të bashkisë së Vlorës, ku humbi zgjedhjet përballë Dritan Lelit. Në vitin 2015, Partia Socialiste në Vlorë e akuzonte Deromemajn si ndërtuesin “hije” të familjes së ish-kryetarit të PD, asokohe Basha.
Nasip Naço, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare përshëndet operacionet e SHBA-së për të shkatërruar kapacitetet bërthamore që kërcënojnë globin. ”Ne jemi larg këtij konflikti, por sa larg jemi, aq afër jemi, pasi jemi të përfshirë. Situata është serioze. Të gjithë nuk e duan luftën, por të gjithë janë të mendimit që Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore dhe nuk do ta lejojmë të ketë armë bërthamore”, tha Naço për A2 CNN. Sa e rrezikuar është Shqipëria, si një prej vendeve që strehon një numër të lartë muxhahedinësh, të cilët i përkasin opozitës iraniane? “Sigurisht që ka një farë…
Gjatë samitit të NATO-s në Hagë, kryeministri Edi Rama ka takuar senatorët e grupit vëzhgues për aleance ushtarake në Senatin Amerikan. Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka ndarë fotot në llogarinë tij në Facebook. Pak më herët Rama takoi shefin e NATO-s, Mark Rutte, ku tha se diskutuan për ‘angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë‘. Në qendër të samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë janë diskutimet për përforcimin e mbrojtjes…
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Kamenicë të Divjakës. Një mjet tip “Benz” është përplasur me një motorçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur Jonaid Myzyrin, kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e dyshuar se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas burimeve pranë organit të akuzës, Myzyri do të paraqitet ditën e hënë në ambientet e SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, për t’u marrë në pyetje si i pandehur në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të. Hetimet kanë nxjerrë në dritë dyshime se gjatë ushtrimit të funksionit, ai…
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ftoi të rinjtë e të rejat, që përfundojnë maturën, të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë, gjatë një vizite që zhvilloi në ambjentet e këtij institucioni. I shoqëruar nga Rektori i AS-së, Ilirjan Mandro, ministri Hoxha pa nga afër masat e marra për vitin e ri akademik dhe për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të rinj. Gjatë kësaj vizite, ministri Hoxha bëri një ftesë publike për të rinjtë që t’i bashkohen kësaj Akademie tashmë të akredituar në sistemin e lartë universitar, duke theksuar se: “ndodhemi në zemrën e formimit profesional të Policisë së Shtetit, në Akademinë…
Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi, ka reaguar në lidhje me armëpushimin e vendosur mes Izraelit dhe Iranit, bazuar mbi një marrëveshje të SHBA-ve. Në një deklaratë të lëshuar nga Kampi Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, ku strehohen anëtarët e organizatës MEK, ajo thotë se le të jetë vetë populli i Iranitqë të rrëzojnë diktaturën e Ayatollah Ali Khamenei. Maryam Rajavi përsërit thirrjen për një republikë demokratike, jo-bërthamore, me ndarjen e fesë nga shteti, barazinë gjinore dhe autonomi për kombësitë e Iranit. “Propozimi për një armëpushim dhe përfundimin e luftës është një hap…
Pas sulmit kibernetik të ndodhur më 20 qershor ndaj sistemit të Bashkisë së Tiranës, është ndërprerë funksionimi i platformës online e-femijet.tirana.al, përmes së cilës kryheshin aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte publike. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka vendosur të shtyjë afatin e aplikimeve deri më 30 qershor 2025, duke ofruar një zgjidhje fizike për prindërit që nuk arritën të përfundojnë procesin në datat 2–20 qershor. Në një njoftim zyrtar, Bashkia bën me dije se qytetarët mund të paraqiten për aplikim fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, me adresë në Rrugën “Barrikadave”, në…
Media shtetërore iraniane i është përgjigjur akuzave të Izraelit, duke thënë se Irani mohon raportet se ka qëlluar një raketë drejt Izraelit pas fillimit të armëpushimit.
Volodymyr Zelensky thotë se Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda pesë viteve për të vënë në provë aleancën. Në një intervistë për Sky News, presidenti ukrainas u pyet nëse Rusia mund të sulmonte brenda disa muajsh, Zelensky tha se nuk “besonte se Putini është gati”. Zelensky tha gjithashtu se planet për anëtarët e NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035 janë “shumë të ngadalta” – duke shtuar se “Ne besojmë se, duke filluar nga viti 2030, Putini mund të ketë aftësi dukshëm më të mëdha. Sot, Ukraina po e…
Në Kolegjin Zgjedhor këtë të martë po shqyrtohen sot kërkesat ankimore të Partisë Demokratike për shpallje pavlefshmërie të zgjedhjeve në 4 qarqe, Vlorën, Beratin, Dibrën dhe Shkodrën. Ndërsa në orën 14:00 do të nisë edhe seanca sa i përket shpërndarjes së mandateve.