Presidenti i Amerikës, Donald Trump, teksa është duke shkuar në samitin e NATO-s në Hagë, shkruar se si Irani, ashtu edhe Izraeli, donin ta ndalonin luftën në mënyrë të barabartë. “Si Izraeli ashtu edhe Irani donin ta ndalonin Luftën, në mënyrë të barabartë”. Trump duke i dhënë merita vetes, se e kishte për nder që shkatërroi të gjitha objektet dhe kapacitetet bërthamore të Iranit dhe më pas të ndalte luftimet. “Ishte nderi im i madh të shkatërroja të gjitha objektet dhe kapacitetet bërthamore, dhe pastaj, të NDALOJA LUFTËN”,-shkuan Trump.
Author: tirana
Fluturimet në Doha dhe Dubai u ndërprenë të hënën, ndërsa mijëra udhëtarë prisnin në radhë për orë të tëra dhe të bllokuar duke u përballur me vonesa të gjata dhe anulime fluturimesh, pas mbylljes së përkohshme të hapësirës ajrore një ditë më parë. Katari, Bahreini dhe Kuvajti mbyllën hapësirën e tyre ajrore vonë mbrëmë pasi Irani goditi një bazë ushtarake amerikane në kryeqytetin e Katarit, Doha, duke i detyruar linjat ajrore të anulonin ose devijonin qindra fluturime dhe duke i lënë pasagjerët e bllokuar për orë të tëra. Rreth 250 fluturime u anuluan në Aeroportin Ndërkombëtar Hamad, ndërsa 238 të…
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër raportim në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë. Gjatë orëve të fundit janë raportuar 7 vatra zjarri, 5 prej të cilave janë shuar, ndërkohë që dy janë ende aktive. Kështu vijon të jetë aktive vatra e zjarrit, në vendin e quajtur Vumlo në afërsi të fshatit Kudhës dhe ajo në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës. Janë fikur vatrat në fshatin Ndërfan, në zonën e Astirit, në lagjen “Ish-Fidanishtja” bashkia Vlorë, në fshatin Amonicë, në fshatin Shijon.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpërndarë një mesazh që mori nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili e lavdëroi atë për veprimin e tij vendimtar në Iran. ”Urime dhe faleminderit për veprimin tuaj vendimtar në Iran, që ishte vërtet i jashtëzakonshëm dhe diçka që askush tjetër nuk guxoi ta bënte. Na bën të gjithëve më të sigurt”, shkruan Rutte në mesazhin e parë që Trump publikoi. Mesazhet tregojnë se Rutte gjithashtu lavdëroi Trump për sigurimin e një marrëveshjeje historike për shpenzimet e mbrojtjes midis aleatëve të NATO-s. NATO po përgatitet të njoftojë një angazhim të ri që…
Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka bërë një reagim publik lidhur me një sulm kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë, duke e cilësuar atë si një nga më të sofistikuarit e regjistruar deri më tani. Përmes një njoftimi për mediat, Ristani sqaron se ky është sulmi i 15-të i ngjashëm në vetëm gjashtë muaj, duke reflektuar një realitet të ri dhe të vështirë për sigurinë digjitale që institucionet përballin çdo ditë. Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, thekson se po kalohet drejt forcimit të mëtejshëm të infrastrukturës digjitale, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se qeveria po bën një arnim socialist për investimet e huaja. Ajo shkruan në një postim në Facebook, se Shqipëria nuk ka luksin të jetë porta e pasigurisë në rajon. Për të Partia Demokratike do të vazhdojë të kërkojë miratimin e projektligjit që garanton standarde dhe mbrojtje për qytetarët dhe ekonominë. Postimi i plotë Arnimi socialist për investimet e huaja. Prej disa muajsh, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një projektligj të plotë dhe serioz për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja, në përputhje me standardet e OECD, BE-së dhe SHBA-së. Ky projektligj synon:-Të mbrojë…
Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë. Të akuzuarit e SPAK për një nga ngjarjet e bujshme kriminale në vend, vrasjen e Fatbardh Licit, i kanë bërë rekurs vendimeve që i kanë lënë në paraburgim përmes avokatit të tyre, Sokol Tahiraj. Vendimi i tyre vjen pasi Apeli i GJKKO-së i la në burg. Ngjarja ka ndodhur vite më parë në Shkodër dhe është konsideruar si një nga krimet me sfond të fortë hakmarrjeje dhe përplasje mes grupeve kriminale. Të pandehurit kërkojnë rrëzimin e vendimit të Apelit, duke pretenduar për shkelje procedurale dhe mungesë…
Një drenushë me ngjyrë të zezë, e cilësuar si një fenomen tepër i rrallë në natyrë. Ngjarja ka ndodhur në Kopshtin Zoologjik të Tiranës. Kafsha e vogël, vetëm disaditëshe, ka një gëzof të errët, pothuajse të zi, që e dallon dukshëm nga drerët e zakonshëm me ngjyrë kafe apo të kuqërremtë. Shkaku i kësaj veçorie është melanizmi, një variacion i rrallë gjenetik që shkakton prodhim të shtuar të melaninës në lesh. Ky fenomen rezulton në një pamje ku ngjyra natyrale e kafshës zëvendësohet nga nuanca shumë më të errëta, duke e bërë drenushën të duket unike. Kjo lindje e rrallë…
Amerika zgjat edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi zyrtar u bë publik më 24 qershor 2025 dhe do të publikohet në Federal Register, si dhe do t’i transmetohet Kongresit Amerikan. Emergjenca kombëtare u shpall për herë të parë më 26 qershor 2001 nga Presidenti i atëhershëm përmes Urdhrit Ekzekutiv 13219, për të adresuar kërcënimet e jashtëzakonshme ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-ve që rridhnin nga dhuna ekstreme dhe veprimet që pengonin zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Sipas njoftimit të…
Për procesin e rinumërimit të votave, Asllan Dogjani denoncon shkelje të rënda dhe veprim me standarde të dyfishta nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). I ftuar në “News 24”, Dogjani sqaroi përplasjen verbale që pati me anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmajli, duke e akuzuar këtë të fundit për ndikim politik dhe tjetërsim të votës së qytetarëve. Ai tha se qindra vota të vlefshme të PD-së, përfshirë 300 të tilla në favor të tij, janë shpallur të pavlefshme në mënyrë të padrejtë. Për të vendime të tilla janë marrë në mënyrë të njëanshme, duke lënë të kuptohet se procesi po…
Alfred Deliallisi do të jetë trajner i Korabit për sezonin 2025-2026. Klubi dibran ka konfirmuar 32-vjeçarin në stol, pasi i shpëtoi nga mbijetesa në sezonin e fundit. Ai mori drejtimin e Korabit në muajin mars dhe falë rezultateve pozitive, arriti të shmangë mbijetesën, ndërsa tani do të synohet renditja në gjashtë vendet e para. “Deliallisi në drejtim të KF Korabi për 2025-2026! Pas një viti të vështirë ku arritëm objektivin kryesor dhe shpëtuam sezonin me shumë dinjitet, Klubi i Futbollit Korabi është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës me trajnerin tonë, Alfred Deliallisi. Sot, pas një vizite në qytetin…
Barazimi Palmeira-Inter Miami mjaftoi për t’u kualifikuar krah për krah të dyja ekipeve për raundin e 1/8 të Kupës së Botës për Klube. Ndeshja midis brazilianëve dhe amerikanëve në Grupin A përfundoi 2-2, duke i lejuar Verdão-s të merrte vendin e parë dhe ekipi i Messit kualifikohet si i dyti, falë edhe golit të parë të Luis Suarez në turne. Raundi i 1/8 në Kupën e Botës për Klube sjell për Leo Messin një sfidë kundër të shkuarës së tij. Për ditëlindjen e tij të 38-të, argjentinasi do të ketë si dhuratë përballjen me kampionët e Evropës, PSG e drejtuar…