Është gjetur trupi i pajetë i një personi, rreth 60-vjeç në Lezhë. “Rreth orës 10:00, në sipërfaqen e një depoje (pa ujë, aktualisht në ndërtim), në fshatin Zheje, Mamurras, është konstatuar nga punonjësit, trupi i pajetë i shtetasit M. K., rreth 60 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin, i cili është transportuar në IML, për ekzamimin. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi M. K. ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depos. Grupi hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në…
Author: tirana
Spak lexon pretencën në dosjen “Sterilizimi”: Klodian Rjepaj 10 vjet burg/ 6 vjet e 8 muaj në aplikim të gjykimit të shkurtuar Ilir Rrapaj 10 vjet burg/ 6 vjet 8 muaj në aplikim të gjykimit të shkurtuar Marsela Serjanaj 3 vjet 6 muaj / 2 vjet 4 muaj në aplikim të gjykimit të shkurtuar Sajmir Kadiu 3 vjet 6 muaj/ 2 vjet 4 muaj në aplikim të gjykimit të shkurtuar Petref Mersini 3 vjet 6 muaj/ 2 vjet 4 muaj, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar i pezullohet dhe i konvertohet në 4 vite shërbim prove Arben Gjata 1…
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Zvërnec, ku janë duke u djegur shkurre, por dhe duke u rrezikuar dy banesa dhe një kishë që ndodhet anës lagunës se Nartës. Dy zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat ndihmohen dhe nga era.
Një fëmijë rreth 4 vjeç është gjetur sot nga Policia e Elbasanit në qendër të qytetit, i pashoqëruar nga të afërm. Menjëherë pas identifikimit, Policia kërkoi ndihmën e mediave për të njoftuar prindërit e të miturit, i cili deklaroi se prindërit e tij quhen Flamur dhe Vera. Sakaq, fëmija u rikthye shëndoshë e mirë pranë familjes.
Një aksident është regjistruar paraditen e sotme pranë urës te ish-Hotel Dajti në Tiranë, ku një makinë ka përplasur tre fëmijë që lëviznin me monopatinë. Për pasojë, të tre fëmijët janë plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Është përfshirë nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Daullas në Fier. Aty pranë ka pasur një numër të madh gomash, çka ka alarmuar banorët pasi pranë zjarrit ndodhen varrezat e fshatit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe policia. Ndërkohë për shkak të djegies së gomave e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi.
Tiranë/Vijon megaoperacioni policor, antidrogë, i koduar “Blloku 33”. Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim gjatë tij, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në lokalet e natës, në kryeqytet. Shkon 27 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit “Blloku 33”, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapën në Kashar, dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 33 vjeç. Për të…
Gjykata e Larte ka rrezuar për të disatën herë rekursin e bërë nga Jamarbër Malltezi që kundërshton masën e arrestit në shtëpi.
Policia Kufitare e Dibrës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pas një operacioni të zhvilluar në Pikën e Kalimit Kufitar të Bllatës. Shtetasi B.S., banues në Bosnje-Hercegovinë, u arrestua në hyrje të territorit shqiptar, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën. Ai akuzohet nga Gjykata e Heilbronn në Gjermani për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit”, “Mashtrim” dhe “Mashtrim i përsëritur me përfitim financiar”. Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden për realizimin e procedurave të ekstradimit drejt Gjermanisë.
Një studim i ri global paralajmëron për një krizë që po kërcënon shëndetin e fëmijëve në mbarë botën: vaksinimet e rutinës së fëmijërisë kanë ngecur dhe janë kthyer prapa në shumë vende gjatë dy dekadave të fundit. Sipas raportit të publikuar në revistën prestigjioze The Lancet, pandemia e Covid-19 ka luajtur një rol kyç në këtë prapambetje, duke ndërprerë fushatat e vaksinimit dhe duke lënë rreth 16 milionë fëmijë pa asnjë vaksinë deri në vitin 2023. Shumica e tyre ndodhen në Afrikën Subsahariane dhe Azinë Jugore. Ekspertët paralajmërojnë se kombinimi i shkurtimeve buxhetore, keqinformimit mbi vaksinat dhe pasojave të pandemisë…
Ambasada amerikane në Jerusalem ka njoftuar se do të rihapet këtë të mërkurë. Sipas njoftimit të ambasadës, Komanda e Frontit të Brendshëm ka hequr të gjitha kufizimet dhe ambasada do të hapet si zakonisht për shkak të armëpushimit. Urdhrat e strehimit në vend për punonjësit e qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjeve të tyre janë hequr. Megjithatë, punonjësve të qeverisë amerikane dhe anëtarëve të familjeve të tyre u është ndaluar të udhëtojnë jashtë zonës më të madhe të Tel Avivit, Jerusalemit dhe zonave të Beer Shebës deri në njoftim të mëtejshëm.
“FOTO FAMILJARE e darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s”, shkruan Rama.