Author: tirana

Dita e sotme pritet të shënojë një tjetër kulm të valës së të nxehtit që ka përfshirë territorin e Shqipërisë gjatë javës së fundit. Sipas Meteoalb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët gjatë gjithë ditës në të gjithë territorin. Në zonat malore të veriut dhe verilindjes do të shfaqen vranësira të lehta dhe të izoluara gjatë pasdites, por pa reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, sidomos në orët e mesditës, kurse në mëngjes temperaturat do të luhaten nga 18°C në zonat malore deri në 23°C në ato bregdetare. Në mesditë, pritet që termometri të ngjitet në…

Read More

DashiFinanciarisht, Dielli, Jupiteri dhe Hëna sugjerojnë ndërveprime fitimprurëse, duke çuar ndoshta në mundësi të reja fitimi. Në punë, Saturni këshillon kujdes ndaj rivalëve të fshehur; mbajini strategjitë tuaja diskrete. Në aspektin e dashurisë, Venusi rrit karizmën tuaj, duke i bërë takimet romantike të këndshme. DemiPozicioni i Merkurit rrit aftësitë tuaja të komunikimit, duke e bërë këtë një ditë produktive për negociata dhe diskutime. Financiarisht, bashkimi i Diellit, Jupiterit dhe Hënës tregon fitime të mundshme përmes lidhjeve familjare ose investimeve. Në punë, sigurohuni që të keni qartësi për të shmangur keqkuptimet. BinjakëtBashkimi i fuqishëm i Diellit, Jupiterit dhe Hënës shënon një…

Read More

Policia në Tropojë i ka ardhur në ndihmë një shqiptari të Kosovës, i cili kishte mbetur i lënduar teksa eksploronte një zonë malore në Valbonë. ”Rreth orës 16:30, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se në fshatin Kukaj, Valbonë, shtetasi I. H., banues në Kosovë, duke eksploruar zonën ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte dëmtuar këmbën”, njofton policia. Ai është lokalizuar në gjendje të vështirë pas dy orësh kërkimesh. Ai u transportua nga shërbimet e Policisë deri në rrugën e makinave dhe më pas u transportua drejt spitalit me autoambulancë. Tashmë ai ndodhet në Spitalin e…

Read More

Nga Ben Blushi Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë. Me google maps nuk do ta kisha gjetur dot shtëpinë sepse ky aplikacion të le gjithmonë në baltë kur nisesh për punë të mira. Për fat një shofer që jetonte në atë lagje, më coi deri te shtëpia. Valjeti, nipi me tatuazhe i Rexhep Qoses, hapi derën, hoqa këpucët dhe hyra në një dhomë me piktura të thjeshta. Rexhep Qosja ishte më mirë se ç’e prisja. I vëmendshëm, me kujtesë të freskët, elegant, i kursyer, me…

Read More

Zohran Mamdani shkaktoi një tërmet politik në zgjedhjet paraprake të demokratëve për kryetar bashkie në Nju Jork, duke i çuar kërkesat progresive për ndryshim në një qytet që përballet me një krizë përballueshmërie. ”Emri im është Zohran Mamdani dhe po kandidoj për ta bërë qytetin të përballueshëm. Do të ngrij qiranë për miliona qiramarrës, do t’i bëj autobusët të shpejtë dhe falas dhe do të ofroj kujdes universal për fëmijët. Dhe para se të ma kërkoni, do ta paguaj duke i taksuar të pasurit”, tha Mamdani. Ai hyri në fushatë si një i panjohur praktikisht, ishte përpara Cuomos me 43.5%…

Read More

Tre të miturit që po lëviznin me monopatinë dhe u përplasën nga një makinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, kanë nxjerrë në pah sigurinë që kanë këto mjete të transportit. Eksperti i sigurisë, Fation Softa sugjeron marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve të tilla. Duke qenë se një nga të miturit ndodhet në intubim, Softa thekson se nuk do të ishte kjo situatë, nëse i mituri do të kishte patur mjetet mbrojtëse në kokë. ”Rasti ka ndodhur në korsi emergjence. Mjafton të lënë një kartë krediti dhe e merr. Ky konfuzion dhe përdorim masiv përdorim pa kriter…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mori pjesë sot në samitin e NATO-s në Hagë. Ajo që ra në sy ishte veshja e tij. Këtë herë presidenti ukrainas u pa i veshur me rroba më formale. Që prej nisjes së luftës, Zelensky në takimet e tij formale paraqitej i veshur me uniformë luftarake, por këtë herë Zelensky ka lënë mënjanë uniformën, duke veshur një kostum të zi (një xhaketë megjithëse me nuanca ushtarake, pantallona klasik dhe një këmishë elegante, por pa kollare).

Read More

Ish-presidenti Bamir Topi, në një emisioni për “Gjurmë” nga Edlira Prendi, ngre akuza të forta për mënyrën se si po ndërtohet në Tiranë. “Ku është historia e shkruar dhe ku është ai muze që mbart në vetvete historinë e këtij qyteti, që po shfrytëzohet barbarisht?”,-u shpreh Topi. Ai theksoi se historia e asnjë qyteti në botë nuk është shkatërruar në këtë mënyrë si në Tiranë. ”Këtu, edhe nga pikëpamja e zhvillimit funksional të qytetit, por edhe nga ajo estetike, nuk ka harmoni. Edhe kjo tregon se gjithçka, sipas mendimit tim, nuk është bërë mbi bazën e mendimit të specialistëve, por…

Read More

Në një intervistë, Ledri tha që duhet kimi dhe dashuri për t’u lidhur me dikë dhe ndonëse i hodhi poshtë pretendimet se është në një lidhje me Xhensilën, këto foto dëshmojnë të kundërtën. Ledri dhe Xhensila shfaqen më të afërt se kurrë me një grup miqsh (sipas burimeve të Anabel, në Ibiza). Ndonëse Xhensila është përpjekur të mbulojë fytyrën, ka një detaj që e nxjerr zbuluar: Tatuazhi në dorë.

Read More

Papa Leone XIV ka një thirrje për situatën në Lindjen e Meseme, ku kërkon refuzimin e arrogancës dhe hakmarrjes në favor të paqes. Kreu i Kishës Katolike tha se zhvillimet në Iran, Izrael dhe Palestinë po ndiqeshin me shqetësim. “Le të hedhim poshtë arrogancën dhe hakmarrjen, dhe në vend të kësaj të zgjedhim me vendosmëri rrugën e dialogut, diplomacisë dhe paqes”, tha ai sot në Sheshin e Shën Pjetrit. Papa Leone do të banojë në rezidencën verore papnore në Castel Gandolfo, në jug të Romës, nga 6 deri në 20 korrik dhe në mesin e gushtit.Prej andej, ai do të…

Read More

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi në emisionin “Gjurmë” nga Edlira Prendi, e vlerëson debatin parlamentar me notën: zero. Sipas tij, në Kuvend nuk ka më debat politik. Nëse do të bënit një vlerësim për debatin parlamentar aktualisht, cili do të ishte ai? ”Zero! Zero! Unë nuk jam absolutist, por nuk shoh debat. Më thuaj, në rast se konsiderohet debat kur nxjerrin librin e shtëpisë me njëri-tjetrin, çfarë debati është ky?”,-tha ish-Presidenti Topi. Nga ana tjetër, Bamir Topi shpjegoi edhe këndvështrimin e tij për rolin e Presidentit dhe detyrimin kushtetues për të qenë mbi palët. “Unë mendoj që ka vështirësitë e…

Read More

Policia e Shtetit në cilësinë e Presidentes së SEPCA-s për vitin 2025, drejtoi nga qyteti i Beratit punimet e Asamblesë Rajonale të Drejtuesve të Policive të Europës Juglindore. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në cilësinë e Presidentit të SEPCA-s, në fjalën përmbyllëse apeloi që Kosova duhet të jetë pjesë e SEPCA-s. ”Asnjë justifikim dhe asnjë barrierë nuk duhet të pengojë bashkëpunimin në luftën kundër krimeve globale. Kemi një mision fisnik dhe të vështirë, por jo të pamundur: të luftojmë krimin dhe të garantojmë rend e siguri për qytetarët tanë. Bashkëpunimi i hapur dhe i sinqertë ndërmjet policive dhe…

Read More