Presidenti i Amerikës, Donald Trump në një konferencë për shtyp pas samitit të NATO-s në Hagë, tha se homologu Zelensky po zhvillon një betejë të guximshme. Ai tha se do të zhvillojë një bisedë me presidentin rus nëse mund të arrihet një armëpushimin. “Kam folur me Zelenskyn. Në fakt, në kohë të vështira, ndonjëherë nuk mund të kishte qenë më i sjellshëm. Mendoj se ai do të donte të shihte një fund të kësaj lufte. Mendoj se është një kohë e shkëlqyer për ta përfunduar atë. Do të flas me Vladimir Putinin dhe do të shohim nëse mund ta zgjidhim…
Author: tirana
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit energjetik, duke u bazuar në investime të qëndrueshme, reformim të tregut dhe rritje të kapaciteteve prodhuese dhe transportuese. Këto zhvillime sipas saj kanë sjellë jo vetëm siguri energjetike, por edhe përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët përmes uljes së ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike. Gjatë një takimi me krerë të institucioneve të varësisë, Balluku theksoi ndër të tjera se Shqipëria është shndërruar në një vend gjithnjë e më tërheqës për investitorët ndërkombëtarë në sektorin e energjisë së pastër, të…
Presidenti i Amerikës, Donald Trump lavdëroi veten për sukseset në fushën e mbrojtjes dhe për zotimin e ri të vendeve anëtare të NATO-s për të rritur shpenzimet ushtarake. ”Janë mbi 1 trilion dollarë në vit, nga shtete që nuk po paguanin aq sa duhet”, tha Trump në përfundim të Samitit të NATO-s në Hagë. Nga ana tjetër, presidenti hodhi edhe një herë poshtë pretendimet e mediave se impianti bërthamor iranian, i bombarduar nga SHBA, nuk ishte shkatërruar. ”Në raportin fillestar thuhej se dëmet mund të ishin të pakta, ose shumë të rënda, por tashmë kemi informacione shtesë. Ju zgjodhët të…
Vala e fortë e të nxehtit që ka vënë nën ndikimin lindjen e Amerikës, dhe që pritet të ndikojë negativisht në jetën e 160 milionë njerëzve. 37.7 gradë Celsius në New York City, dhe temperatura në zonën e Aeroportit Ndërkombëtar “Kennedy” arriti 38 gradë në mesditë. Pas paralajmërimeve se temperaturat mund të arrijnë 40 gradë në zonën metropolitane të New Yorkut, qytetarët blenë ftohës të rinj ajri ndërsa qytetarët në rrugë u përpoqën të freskohen me spërkatjen e ujit në formë shatërvani.
Pas 37 seancave të dështuara për të votuar drejtimin e Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje sinjalizon se mund ta ndryshojë kandidaten e propozuar, Albulena Haxhiu. “Lëvizja Vetëvendosje e ka dhënë propozimin e saj dhe në këtë drejtim ne nuk po flasim më për emrin, po flasim për Komisionin për votimin e fshehtë. Kushedi, ndoshta Vetëvendosja do ta ketë një qëndrim tjetër. Por, një herë po flasim për Komisionin për votimin e fshehtë. Por, opozita s’po lejon as të shkojë te propozimi i radhës, por që është e rëndësishme që të vazhdojmë”, theksoi Albulena Haxhiu, deputete e LVV. Haxhiu përsëriti qëndrimin…
Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi kërkesën e PD-së për pavlefshmërinë e zgjedhjeve, kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka shpërndarë mandatet për 4 qarqet e para. 24 deputetët e parë në qarqet, Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë tashmë janë një hap më pranë Parlamentit. Në qarqet Lezhë dhe Kukës, Partia Demokratike ka rezultuar fituese ku ka përkatësisht 4 dhe 2 deputetë, ndërkohë në Korçë dhe Gjirokastër fituese rezulton PS, me 6 dhe 3 deputetë. Nga ana tjetër rezultati në qarkun Elbasan nuk është certifikuar ende, pasi çështja është në KAS, ndërsa qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës presin rinumërimin e…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kapur ”mat” policin Fatbardh Kuçana, pjesë e policisë së Tropojës. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Arrestimi është kryer në rrethanar kur polici është gjetur duke drejtuar një automjet tip Volksëagen me rimorkio, në të cilën kishte të ngarkuar një depozitë të mbushur me naftë. Njoftimi i AMP-së: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. K, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin…
Trajneri italian, Andrea Tedesco ka mbyllur aventurën në krye të Kombëtares U-17 të Shqipërisë. Ai ka konfirmuar largimin përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku falënderon Shqipërinë dhe shpreh gatishmërinë për sfidën e radhës. ”Çfarë udhëtimi. Faleminderit Shqipëri. Shoh përpara për eksperiencën e radhës”, shkruan ai në profilin e tij zyrtar. 41-vjeçari mori drejtimin e kuqezinjve të vegjël në korrik të vitit 2024 dhe kulmi i zhgënjimit të tij ishte pjesëmarrja në Euro U-17, ku Shqipëria u eliminua në fazën e grupeve, pas tre humbjeve të thella dhe pa asnjë gol të shënuar. Përpara se të punonte me ekipin kuqezi,…
Anija turistike ”National Geographic Orion” me 108 pasagjerë, kryesisht amerikanë, këtë të mërkurë zbarkoi në portin e Durrësit. Kryeministri Edi Rama ka postuar fotot, ku nënvizon se kemi të bëjmë me një linjë të re turistike për Shqipërinë. ”’National Geographic Orion” akostohet për herë të parë në Portin Durrës me 108 turistë amerikanë. Shqipëria është përfshirë për herë të parë në këtë linjë prestigjioze që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë, duke sjellë vëmendjen ndërkombëtare mbi destinacionet tona historike dhe natyrore”,-shkruan Rama. Çdo nisje e anijes “National Geographic Orion” shoqërohet nga një specialist nënujor, një instruktor fotografie i certifikuar nga “National…
Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, të mbledhur në Samitin që po mbahet në Hagë, shprehën mbështetjen për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% dhe rikthesuan angazhimin e tyre për të mbrojtur nga sulmet njëri-tjetrin. Po ashtu u miratua objektivi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, një përgjigje ndaj kërkesës së Trump dhe frikës së evropianëve se Rusia përbën një kërcënim në rritje për sigurinë e tyre pas pushtimit të Ukrainës. ”Të bashkuar përballë kërcënimeve dhe sfidave të thella të sigurisë, në veçanti kërcënimit afatgjatë që paraqet Rusia për sigurinë euroatlantike…
Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF 2025 mbajti punimet në “Shtëpinë e Futbollit, duke bërë bashkë të gjitha strukturat përfaqësuese të futbollit. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, në këtë Asamble morën pjesë jo vetëm përfaqësuesit e shoqatave anëtare, por nderuan me praninë e tyre edhe përfaqësuesi i FIFA-s, Marco Ferri, përfaqësuesi i UEFA-s, Jozef Kliment si edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. ”Dje, në Komisionin Parlamentar, është propozuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, ndryshimi i ligjit për sportin. Pa mirëkuptimin e asnjë të interesuari për sportin dhe…
Partia e Lirisë denoncon politikat e qeverisë për subvencionimin e fermerëve, ku vendi është mbushur me grurë të importuar nga Serbia. Sipas zv/sekretares Brunilda Haxhiu, sistemet e vaditjes janë të degraduara dhe tregu po dominohet nga monopole dhe mungesë pikash grumbullimi. “Kjo qeveri ka dështuar në menyrë sistematike në zhvillimin e bujqësisë. Subvencionet jepen me vonesa, në mënyrë selektive dhe pa transparencë. Fermerët shqiptarë marrin disa herë më pak ndihmë sesa fermerët në Kosovë, Maqedoni, Serbi apo Greqi. Kostot e inputeve bujqësore janë të papërballueshme”,-tha në deklaratën për shtyp. Deklarata e plotë: Ndërkohë që Shqipëria konsumon grurin e Serbisë, festa…