Nga bregdeti në zonat turistike malore dhe në 36 qendrat shëndetësore verore, urgjenca është në gatishmëri. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ku ka ndarë edhe një video. Sakaq, Rama shkruan se sezoni veror ka sjellë pushues të shumtë vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur bregdetin shqiptar si destinacion, ndaj edhe angazhimi i ekipeve të Urgjencës Kombëtare është në dispozicion 24/7. ”Sezoni veror 2025 ka sjellë pushues të shumtë vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur bregdetin shqiptar si destinacion, ndaj edhe angazhimi i ekipeve të Urgjencës Kombëtare është në dispozicion 24/7, për…
Author: tirana
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi në Kuvend projektligjin “Për të huajt”. Ai nënvizoi se ky projektligji nuk është thjesht një ndërhyrje në ligjin ekzistues “Për të huajt”, por një hap strategjik i ri i Shqipërisë më të drejtë, për sigurt dhe më të përgatitur për të përballuar sfidat e së ardhmes. Hoxha nënvizoi se projektligji është në përmbushje të angazhimit të drejtpërdrejtë të qeverisë shqiptare për të garantuar të drejtat themelore të çdo individi që kërkon të jetojë, punojë dhe integrohet në vendin tonë. Ministri vijoi më tej duke theksuar se projektligji “vjen si pjesë e zbatimit të Strategjisë…
Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin. Futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane, nuk e ka kompletuar kalimin nga skuadra e Leverkusen tek ”Rosonerët”. Xhaka nuk do të nënshkruajë për kuqezinjtë e qytetit të modës. Edhe pse drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka pasur kontakte me përfaqësuesit e lojtarit, operacioni është konsideruar shumë i kushtueshëm. Përveç kërkesave të larta për pagë nga ana e Xhakës, edhe tarifa e transferimit që kërkon Leverkusen është mjaft e lartë, një shifër që Milani nuk është i gatshëm ta përballojë në këtë fazë të merkatos. Për momentin, gjithçka mbetet pezull dhe duket se…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, vijojnë kontrollet përgjatë vijës bregdetare për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje. Këtë të enjte në plazhin e Vilë Bashtovës u sekuestruan 69 komplete me çadra dhe shezlongë, të vendosura në mënyrë të paligjshme nga shtetasi A.A, 52-vjeç, banues në Rrogozhinë. Ai u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe materialet iu referuan Prokurorisë. Njoftimi i policisë Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Lirohet një hapësirë në plazhin e Vilë Bashtovës, që ishte zënë në mënyrë të…
Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë në vitin 2027, dhe analisti Ben Andoni thotë se kjo është një ngjarje me rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe rajonin. Ai theksoi duhet të pritet fillimisht Samiti i vitit 2026, për të parë më qartë se çfarë do të ndodhë. ”Samiti i NATO-s që u mbajt në Hagë ka rëndësi për Evropën. Samiti në Tiranë ka rëndësi të madhe, por duhet të presim Samitin e vitit 2026”. Ai solli si shembull konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, tensionet në Kosovë dhe përmendi rolin e KFOR-it. ”Edhe sllavët në Kosovë kërcënojnë herë pas…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot se ndryshimet në projektligjin “Për sportin” do të krijojnë më shumë larmi, më shumë instrumente ligjorë për të mbështetur sportin dhe sportistët dhe personat me aftësi speciale për të krijuar të drejta dhe mundësi të barabarta për t’u përfaqësuar në çdo aktivitet kombëtar dhe ndërkombëtar me struktura të njohura ligjore. ”E kemi sqaruar në të gjitha komisionet e Kuvendit, dua të theksoj faktin kemi bërë një rrugëtim të gjatë për të hartuar këto ndryshime ligjore, duke u konsultuar me ata që janë aktorë kryesorë në ekosistemin e sportit, duke nisur nga…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të mbetet në burg. Vendimin nga GJKKO ai e quan drejtësi me regji, ndërsa shkruan se akuzat formulohen nga tribunat e Rilindjes. ”Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e “Rilindjes”. Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik. Ndaj ndiqni sot në ora 17:30 argumentet e mia kryesore kundër pretendimeve qesharake të akuzës, nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Tedi Blushi. Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për të zëvendësuar masën e sigurisë dhe lirimin nga paraburgimi, ku qëndron prej tetorit të vitit të kaluar. Në kërkesën e depozituar javën e kaluar në gjykatë nga avokati, Meta e motivonte zëvendësimin e masës me faktin se në 8 muaj SPAK nuk kishte bërë raportimet periodike 2-mujore në gjykatës dhe se ai ishte numri 2 i opozitës në vend. Hetimi ka zbuluar edhe një kartë bankare, të vënë në dispozicion nga një biznesmen, që dyshohet të jetë përdorur…
Kreu i Parisë së Lirisë ilir Meta ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku po merr pjesë në seancë. Sot po mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë. Në seancën e mëparshme, prokuroria paraqiti një material prej 31 faqesh, duke argumentuar se disponon fakte dhe prova që mbështesin qëndrimin e saj për vijimin e masës “arrest me burg”. Por kjo është kundërshtuar nga mbrojtja, e cila e konsideron këtë dokument të papërshtatshëm për të justifikuar qëndrimin e Metës në burg. Që nga…
Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ndodhet në Vlorë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jered Kushner dhe familja e tyre. Ata kanë zgjedhur që në këtë udhëtim të drekojnë në një nga restorantet në qytetin bregdetar, tek i cili kanë postuar edhe një foto. Në sfond perëndimi, dhe ishulli i Sazanit, ku dhëndri i Donald Trump, pritet të investojë një super resort në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë. Me statusin e investitorit strategjik prej janarit, dhëndri i Trump, Jered Kushner, do të ndërtojë një resort me vlerë 1.4 miliardë dollar, edhe me shtetin shqiptar…
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, shprehet se tashmë qytetarët kanë mundësi që me aplikacionin TEA, të prezantohen më bukuritë shqiptare. Një udhërrëfyes digjital 360 gradë i Shqipërisë turistike. “Udhëtimi juaj në Shqipëri nis me TEA-n. Me TEA-n, stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit në çdo portë hyrëse të vendit për t’u prezantuar vizitorëve bukuritë që Shqipëria ka për të ofruar: nga deti në male, nga qytetet historike te plazhet mahnitëse. Shkarko tani aplikacionin TEA – udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike”, thotë Rama.
Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transportie gërmuese. Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren u shuan vatrat e zjarrit të raportuara në disa zona në qarqet: Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë e Berat. Sipas informacionit të dërguar nga…