Author: tirana

“Shtëpia e Europës” u ngrit në kuadër të Samitit VI të komunitetit Politik Europian, që u mbajt në Tiranë më 16 maj në sheshin “Skëndërbej” dhe që mblodhi liderët e vendeve evropiane. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga vizita e turistëve të huaj në “Shtëpinë e Europës” dhe jo vetëm. “Në sheshin “Skënderbej” turistët sot kishin edhe një destinacion më shumë, “Shtëpinë e Europës””, shkruan Rama. E vendosur pas monumentit të Heroit tonë Kombëtar, për turistët ka ngjallur interes struktura, e ngritur enkas për këtë event, e veshur e gjitha me vizatimet e fëmijëve shqiptarë që tregojnë se si e…

Read More

Crystal Palace ka shkruar historinë në futbollin anglez duke fituar për herë të parë FA Cup. Në një finale emocionuese në Wembley, skuadra e drejtuar nga Oliver Glasner mposhti 1-0 Manchester City-n, duke ngritur trofeun e parë në historinë e klubit. Heroi i ndeshjes ishte Eberechi Eze, i cili në minutën e 16-të realizoi një gol spektakolar me një goditje fluturimthi pas asistit të Muñoz. Manchester City që kishte fituar vetëm Community Shield këtë sezon, pati mundësinë ideale për të barazuar rezultatin, por Omar Marmoush humbi një penallti në minutën e 36-të.

Read More

Fituesi i Eurovision 2024, Nemo, do të performojë sonte në finalen e madhe që mbahet në Basel të Zvicrës. Edhe pse Nemo i akuzoi organizatorët e Festivalit të Këngës në Eurovision se nuk i mbështetën mjaftueshëm muzikantët që kundërshtuan pjesëmarrjen e Izraelit, ai do të shfaqet në skenë nesër. Ai mbajti një provë i veshur me një fustan të gjatë të bardhë që i ngjan një fustani nusërie. Në një intervistë me BBC-në, ai deklaroi se fitorja ia ktheu jetën përmbys në një mënyrë pozitive. Disa kuriozitete 0-Të marrësh zero pikë ka qenë frika më e madhe për pjesëmarrësit në…

Read More

255 vota diferencë në qarkun e Lezhës dhe PD arriti që të mbajë fitoren me 4 mandate. Megjithëse kanë mbetur edhe pak vota për tu numëruar, socialistët nuk arrijnë dot t’i marrin mandatin PD-së. Kandidatët demokratë dhe socialistë kanë ndjekur nga afër të gjithë procesin, por ethet e mbylljes së numërimit kanë sjellë tensione mes palëve. Kanë qenë demokratët ata të cilët kanë ngritur zërin, teksa më pas reaguan edhe socialistët. Në sallë ka qenë i pranishëm edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. PD-33,524 vota PS-33,299 vota

Read More

Bregdeti i Durrësit është pushtuar nga pushues vendas dhe të huaj. Për strukturat akomoduese, ky fillim sezoni vjen me pritshmëri të larta. Menaxherë hotelesh dhe resortesh thonë se rezervimet janë premtuese dhe ndikimi i promovimit ndërkombëtar të Shqipërisë po ndihet gjithnjë e më shumë. “Këtë vit kemi filluar të paktën një muaj më herët. Kemi filluar me grupet austriake që kanë vendosur të kalojnë pranverën në Shqipëri. Pasi të mbarojmë me austriakët fillojmë me klientët historik të Shqipërisë, që janë polakët çekët që vijnë çdo vit rregullisht në Shqipëri. Dhe në fund të sezonit, në muajt tetor-nëntor kemi klientët nordikë…

Read More

Numërimi i votave të fundit për qarkun e Lezhës te Parku Olimpik është fitore për opozitën, pasi PD e mbajti mandatin e katërt të Lezhës në grushtin e fundit të zarfave të diasporës së Greqisë, por ajo çka u pa ishte arroganca e demokratëve. Teksa nisën festimet në kampin demokrat, vijoi arroganca e tyre me Flamur Nokën. Ky i fundit i zuri rrugën ministrit të PS-së, Taulant Ballën, kreu politik i Diasporës për PS dhe pasi shkëmbyen fjalë nisi ta shtynte me duar.

Read More

Kandidati më i votuar i PS-së në qarkun e Tiranës dhe në rank kombëtar, Blendi Gonxhja ka komentuar PD për mënyrën si u angazhua në zgjedhjet vendore të 11 majit. Për të opozita ishte e paorganizuar, me praninë minimale në terren dhe mungesë të qartë drejtimi politik. Ai theksoi në “News 24” se në zonat me problematika ku zhvilloi fushatën, nuk u ndje prezenca e PD-së dhe qytetarët nuk kishin një alternativë të besueshme opozitare. Pjesë nga komenti Në zonën ku kam qenë unë, politikanët e PD kanë kaluar 2-3 herë në këmbë, kanë bërë një takim me disa familje…

Read More

Në Parkun Olimpik ka kundërshtime për votën e Diasporës. Jorida Tabaku i ka kërkuar llogari kreut të KQZ-së për votat e Diasporës që janë duke u numëruar për qarkun e Lezhës. Sipas Tabakut në kutitë e fundit dalin rreth 50 fletë votimi më shumë se sa ishin deklaruar si votues nga jashtë. Celibashi i ka komunikuar Tabakut se mund të ishin vota ta pareferuara në sistem dhe që duhet të pritej. Jorida Tabaku: Ju pyetëm që në fillim, kjo shifra këtu është pa numëruar (i tregon me gisht një numër në një letër). Çdo një orë ju kam pyetur a…

Read More

Java e fundit e Bundesligës ka dhuruar emocione deri në sekondat e fundit të javës së fundit. Me Bayernin e shpallur kampion prej disa javësh, vëmendja ishte te lufta për vendin e katërt në klasifikim, që çon në Champions League. Dortmund bëri detyrën duke mundur me shifrat 3-0 Holstein Kiel dhe kapërceu vetëm Freiburgun në renditje. Ky i fundit u mund në shtëpi 1-3 nga Eintracht Frankfurt, i cili blindoi vendin e tretë në renditje dhe pjesëmarrjen në Champions. Sa i përket mbijetesës, Holstein Kiel dhe Bochum ranë një kategori më poshtë.

Read More

Kur kanë kaluar 6 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori thotë se ishte i bindur që në ditët e para se mandatin e vetëm të kësaj force politike e kishte arritur. Në këto zgjedhje, partia e Qorit mori 24 mijë vota dhe siguroi një mandat në qarkun Tiranë. Postimi i plotë Që prej të hënës u kuptua që mandatin e Lëvizjes BASHKË nuk e luante as topi. Gjithsesi, ditë pas dite, orë pas ore e minutë pas minute aktivistët e Lëvizjes BASHKË kanë ndenjur syçelët për të mbrojtur çdo votë. E kemi detyrim ndaj…

Read More

Partia Mundësia në zgjedhjet e 11 majit, arriti të sigurojë dy mandate në qarkun e Tiranës dhe në rank kombëtar kanë marrë mbi 50 mijë vota. Kreu i partisë, Agron Shehaj ka bërë reagimin e tij nga ambientet e numërimit të votës së diasporës, duke e cilësuar rezultatin si një moment të ri për opozitën. ”Puna e vërtetë fillon tani. Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë. Për të gjithë ata që na kanë ndjekur nga larg, që kanë shpresuar, por nuk…

Read More