Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, beson se kjo javë do të jetë vendimtare në krijimin e kushteve për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Ajo e bëri këtë deklaratë të dielën gjatë një takimi trepalësh në Romë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance, sipas Ukrinform, duke cituar shërbimin për shtyp të Komisionit Evropian. Raporti thotë se gjatë bisedimeve, presidentja e Komisionit Evropian ngriti gjithashtu çështjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. “Do të doja të ngrija edhe temën e Ukrainës. Ajo që na bashkon është se duam një paqe të…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e shkruar nga një media e huaj, e cila i bën jehonë qytetit të Gjirokastrës. Në artikull, thuhet se Gjirokastra, një qytet prej guri, njihet për kalanë, rrugët me kalldrëm, si dhe gatimet e shijshme. Sipas Ramës, Gjirokastra nuk është më vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike. “Mirëmëngjes dhe me këtë artikull dedikuar Gjirokastrës, që nuk është më vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike, një udhëtim që të jep ndjesinë sikur po…
Presidenti Donald Trump i uroi ish-Presidentit Joe Biden shërim të shpejtë dhe të suksesshëm, pasi ai u diagnostikua me kancer të prostatës. “Unë dhe Melania jemi të trishtuar të dëgjojmë për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden. I shprehim urimet tona më të ngrohta dhe më të mirat Jill dhe familjes, dhe i urojmë Joe-t shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”, shkroi Trump në Truth Social. Deklarata e shkurtër shënon një shprehje empatie për Bidenin, dikë që Trump e ka kritikuar dhe akuzuar politikisht, edhe pasi ai u tërhoq nga gara e vitit 2024 kundër tij.
Vijon Shqipëria nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në veriore dhe pjesërisht në qendër, duke sjellë momenete me pika shiu. Të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 29°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Sarandë. Era do të fryjë e…
DASHI Ky muaj maj është i vlefshëm për ju. Qielli është veçanërisht i favorshëm për ata që duan të lidhin një marrëveshje ose, mbi të gjitha, të arrijnë në fund të një kursi studimi. Lajm i shkëlqyer edhe për ata që kanë punuar në një projekt për një kohë të gjatë, dhe udhëtimet favorizohen nga të rinjtë. Çiftet që janë martuar prej vitesh do të kenë një mundësi shtesë për të forcuar lidhjen e tyre. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox, nëse jeni duke pritur një telefonatë të rëndësishme ose keni teste dhe provime që vijnë, mos u shqetësoni. Edhe…
Austria ka fituar edicionin e 69-të të Eurovision, duke rrëmbyer kështu kupën në natën finale! JJ me “Wasted Love” u shpall fitues me 79 pikë diferencë karshi Yuval Raphael, e cila përfaqësonte Izraelin me këngën “New Day Will Rise”. Në total, Austria grumbulloi 436 pikë, një përmbledhje e votave të jurisë dhe publikut. Izraeli grumbulloi 357 pikë. Shqipëria u rendit në vendin e tetë. Ajo që ka shumë rëndësi është përfaqësimi shumë i mirë i Shkodrës Elektronike, e cila u vlerësua shumë nga publiku. Eurovision u zhvillua në Basel të Zvicrës, në tematikën “Welcome Home”, pas fitores së Nemo me…
Jozi i ftuar në “Goca dhe Gra”, foli më shumë për shpullën që i dha Gjestit në gjysmë-finalen e “BBVA4”. Ai u shpreh se ishte një shpërthim emocional dhe i pa paramenduar. Këngëtari rrëfeu dhe ndjesinë që përjetoi teksa u shoqërua nga policia, ku tha se nuk donte të shoqërohej me pranga. Egla Ceno: E kisha planifikuar apo ishte moment spontan? Jozefin Marku: Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut, ishte një shpërthim emocionesh, moment aspak i paramenduar. Egla Ceno: Çfarë të shtyu? Jozefin Marku: Ka një limit çdo gjë. Për mua loja mbaroi. Meritoja të dilja thjeshtë si njeri.…
Ka nisur nata finale e “Eurovision 2025”, që mbahet në Basel të Zvicrës. Spektakli u hap nga fituesi i vitit të kaluar, artisti zviceran Nemo, i cili mahniti publikun me një performancë artistike dhe vizualisht mbresëlënëse, duke rikthyer në skenën e Eurovision-it energjinë që e bëri fitues në vitin 2024. Nemo i njohur për stilin e tij unik dhe shpesh eksperimental, u shfaq me një paruke të madhe të bardhë dhe një fustan të gjatë në të bardhë, duke krijuar një atmosferë enigmatike dhe teatrale që menjëherë tërhoqi vëmendjen e publikut në arenën e mbushur plot. Performanca e tij u…
Me mbi 16 mijë vota personale, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti e humbi shansin për t’u bërë pjesë e Kuvendit të ri. Alimehmeti ishte në një “betejë” të fortë brenda llojit me Jorida Tabakun për të vetmin mandat preferencial të demokratëve, garë që në fund u fitua nga deputetja aktuale e PD-së. I vendosur përballë faktit se Partia Socialiste e ruajti numrin e saj të votave, rreth 700.000 në 2021 dhe madje i shtoi asaj dhe rreth 100.000 mijë të tjera, bashkë me Diasporën, Alimehmeti tha se e njëjta gjë ndodhte dhe në regjimin komunist. “Nëse ne pranojmë që i…
Në sallën e Parkut Olimpik janë kandidatët nga PS dhe PD që po monitorojnë votën personale. Gara preferenciale zhvillohet vetëm në qarqet Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Korçë, pasi në të tjerat lëvizjet mbeten të pandryshueshme, duke iu referuar zarfeve të mbetura të Greqisë. Në Korçë Besa Spaho e PS përpiqet ta ruajë mandatin nga Eslemvera Zake. Në Lezhë, Admir Kadeli mendon se mund Marjeta Nelin tek PS. Në Kukës, nga PD mund të lëvizin emrat e Shkëlqim Shehut drejt Isuf Çelës. Gara e fortë edhe brenda PS-së në Tiranë, pasi diferencat mes 4 kandidatëve vetëm për 2 vende në Kuvend,…
Shqipëria ngjitet në skenën e madhe të Eurovision me këngën “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, duke mbyllur natën finale si kënga e 26-të në renditje. Kompozitori Sokol Marsi, thotë se kjo është një ndër përfaqësimet më autentike që Shqipëria ka sjellë ndonjëherë në Eurovision. Duke komentuar këngën “Zjerm”, kompozitori Sokol Marsi tha se ndërthurja e ritmeve elektro-pop dhe motiveve shqiptare janë ndër arsyet që kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe mediave ndërkombëtare. “Shqipëria gjithmonë është përfaqësuar me artistin në Eurovision dhe jo me performancën. Shqipëria ka shumë pjesëmarrje në finale dhe ka pasur një prezencë të mirë në Eurovision. Rasti i…
Rreth 1 mijë gazetarë nga e gjitha Europa mbërritën në Tiranë në 16 Maj, nga ku raportuan për një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike që është zhvilluar në Shqipëri, Komunitetin Politik Europian. Reporterë dhe operatorë nga 47 vende të Europës raportuan në kohë reale zhvillimet e samitit, secili me fokus në temat që prekin vendet nga vinin. Disa prej tyre ndanë me Klan News përvojën e raportimit nga Shqipëria. “Unë ndodhem këtu në Tiranë si korrespondente e Radio France Internationale (RFI), për të ndjekur nga afër lëvizjet e Presidentit francez Emmanuel Macron, por gjithashtu për të monitoruar ecurinë e…