Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, përfaqësuan PS në Kongresin Zgjedhor të Partisë Social – Demokrate gjermane, një prej partive më të mëdha të së majtës europiane. Në takimin me kryetarin e sapozgjedhur të SPD, Lars Klingbeil dhe përfaqësues të lartë të së majtës europiane un konfirmua mbështetja e plotë të Social – Demokratëve në rrugëtimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. “Patëm kënaqësinë të zhvillonim takime me përfaqësues të lartë të socialistëve evropianë, të cilët po ashtu janë mbështetës të rrugës sonë europiane. Partia Socialiste e Shqipërisë vijon…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e ndërhyrjes përgjatë shtratit të lumit Buna, në zonën e Dajlanit në Shkodër. Rama shprehet se në këtë zonë po ndërhyhet për të liruar hapësirat që pengojnë rrjedhën natyrore të lumit. Statusi në Facebook MIRËMËNGJES dhe me fazën e dytë të ndërhyrjes përgjatë shtratit të lumit Buna, në zonën e Dajlanit, Shkodër, ku puna vijon edhe për të liruar hapësirat që pengojnë rrjedhën natyrore të lumit, ju uroj një fundjavë të mbarë.
DashiDitë shumë zakonshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni mjaft mire pranë partnerit tuaj dhe do dashuroheni me të pa dorashka. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për të gjetur princin e tyre te kaltër. Jeta do iu ndryshojë menjëherë. Financat nuk do i mbani dot të ekuilibruara. Do iu pëlqejnë disa objekte të shtrenjta dhe nuk do i rezistoni dot tundimit.DemiHerë do jenë të përkujdesur, të vëmendshëm dhe do ia shprehni ndjenjat partnerit dhe herë do debatoni me të për tema delikate. Dita do jetë e paqëndrueshme, por fatmirësisht do mbyllet pozitivisht. Beqarët nuk do e kenë…
Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10-16 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vijuar inspektimet në plazhet e bregdetit Jon ku në bashkinë Himarë, pas aksioneve për lirimin e plazheve, hapësirat publike pothuajse janë dyfishuar. Kumbaro u ndalua gjatë inspektimit nga një pushues shqiptar, që kishte ardhur bashkë me të fejuarën italiane, vjehrrin dhe vjehrrën për të shijuar plazhet dhe bukuritë e bregdetit shqiptar. I riu u prezantua me emrin Raul dhe gjatë bisedës shprehu kënaqësinë që këtë vit ka më shumë plazhe publike në dispozicion të pushuesve, në dallim nga vitet e kaluara. “Ka më shumë plazhe publike sivjet. Ti mund ta vendosësh peshqirin…
Gruaja më e rrezikshme në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Snachez është sigurisht Wendy Deng, ish-partnerja 56-vjeçare e Rupert Murdoch. Mbi këtë grua është ngritur miti se asgjë nuk mund ta ndalojë, pasi nëse ka diçka në mendje, ajo e realizon. “Si ka guximin Lauren ta ftojë në dasmë”, pyesin shumë në mediat sociale duke marrë parasysh se kush është Wendy Deng. Por në dasmë, Wendy dëshmoi të ishte një e ftuar shembullore, ndërsa dhëndri ishte larg interesit të saj. Ajo është parë duke flirtuar me Tom Brady, atletin profesionist dhe ish-bashkëshortin e Gisele Bundchen. Wendy nuk synonte të…
Rinumërimi i 1207 kutive të votimit në qarkun e Tiranës u mbyll pa prodhuar asnjë surprizë. Rezultati përfundimtar mbeti i pandryshuar, Partia Socialiste konfirmon 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike mbetet me 13, duke përforcuar humbjen e thellë të kësaj të fundit. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se selia blu bëri gabim që përdori strategjinë e të bërit pis të procesit. ”Unë nuk mendoj se ka marrëveshje midis PS dhe PD-së dhe nuk dyshoj për një gjë të tillë dhe për këtë duhet të më besoni. Unë mendoj që më shumë janë te gabimet njerëzore, por taktika, po themi, e…
Një shqiptar i cili intimidonte një vajze me publikimin e fotove intime, është kapur nga policia në Londër për llogari të Interpol Tiranës. Flamur Gega ka dalë përpara gjykatës të ekstradimeve Westminster Magistrate Court të enjten. 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi në 20.12.2020 kërcënoi se do të publikonte e shpërndante foto dhe pamje intime e si pasojë viktima do të kërcënohej e frikësohej.
Amerika i ka paraqitur Bashkimit Evropian një ofertë të re tregtare për të zgjidhur mosmarrëveshjen në vazhdim, konfirmoi sot Komisioni Evropian. “Krahu ekzekutiv i BE-së po shqyrton dokumentin”, tha presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen vonë, pas një samiti të BE-së në Bruksel. “Jemi gati për një marrëveshje. Në të njëjtën kohë, po përgatitemi për arritjen e një marrëveshjeje të kënaqshme”, tha Von der Leyen. As ajo, as presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, nuk komentuan publikisht për përmbajtjen e dokumentit. Është e pamundur që tarifa prej 10% ndaj pothuajse të gjitha importeve të mund të negociohet plotësisht sipas…
Thethi është një tjetër segment rrugor që rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve për të përjetuar bukuritë natyrore të kësaj zone. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga ky segment që është pjesë e lotit të dytë të rrugës së Dukagjinit. ”Breg Lumi-Theth, është një tjetër segment rrugor që rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve për të përjetuar bukuritë natyrore të kësaj zone. Ky segment është pjesë e lotit të dytë të rrugës së Dukagjinit, ku janë kryer punime për zgjerimin e trasesë, nivelimin e terrenit dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse, duke përmirësuar infrastrukturën dhe sigurinë përgjatë këtij aksi…
Kim Kardashian tërhoqi gjithë vëmendjen në Venecia, kjo në dasmën e vitit. Ajo ka ndarë fotografi nga përgatitjet për darkën para dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez. E veshur me një fustan të gjatë Versace prej lëkure gjarpri, që theksonte belin dhe dekoltenë, Kim u shfaq glamuroze dhe e sigurt përkrah motrës Khloe dhe nënës së saj Kris Jenner. Khloe zgjodhi një fustan me prerje të theksuara dhe pamje elegante, ndërsa Kris dukej klasike me një fustan të zi me mëngë prej tyli.
Një bombol gazi ka shpërthyer dhe ngjarja ka ndodhur këtë të pretme në fshatin Ishull Shëngjin. Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur e plagosur një 64 vjeçe, e cila ka pësuar djegie. E lënduara është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën të specializuar mjekësore. ”Në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë u regjistrua një shpërthim zjarri nga një bombol gazi, ku ngeli e plagosur dhe me djegie nga shpërthimi i bombulës së gazit Mara Biba, vjeç- 64. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore”,-njoftoi policia.