Kompania Albpetrol ka reaguar pas një videoje nga CEO-ja i Riverwatch, Ulrich Eichelmann, i cili tregonte ndotjen e lumit Vjosa nga nafta. Albpetrol shprehet se vendburimi i Gorisht-Koculit, nga ku është publikuar edhe videoja, është një vendburim 60-vjeçar, si pasojë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. “Kompania Albpetrol sh.a, në zbatim të detyrave të saj funksionale, gjatë viteve të fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në krye të listës së prioriteteve, si rrjedhojë e strategjive kombëtare dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare, në mbrojtje të pasurive natyrore kombëtare. Në mënyrë të veçantë ky orientim është bërë i domosdoshëm,…
Author: tirana
1.5 mln euro janë shpenzuar në 5 muaj për pagat mujore, dhe afro 730 mijë euro për shpenzime të tjera ekstra që deputetët pretendohet të kenë kryer në funksion të detyrës së tyre. Rimbursimet më të mëdha deputetët i marrin për dieta dhe udhëtime brenda vendit, shuma që variojnë nga 78 deri në 150 mijë lekë të reja çdo muaj. Shpenzimet e karburantit nga 30-40 mijë lekë. Hallet me popullin deputetët mesa duket i qajnë në telefon, pasi secili prej tyre merr çdo muaj rimbursim për shpenzimet telefonike 17 mijë lekë të reja. Të tjerë faturën për telefonin e kanë…
Vizita e Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë për kryebashkiakun Ermal Dredha, është një promovim për rivierën si destinacion turistik. Ai tha se propozimi i çiftit amerikan do ta rikthejë në jetë ishullin e Sazanit, i cili ka qenë një zonë ushtarake që tashmë përdoret shumë pak. Sipas tij ky investim do të përthithë turizmin elitar. “Ivanka Trump dhe Jared Kushner Nuk është hera e parë që vizitojnë shqipërinë kanë qenë edhe më parë një vizitë që na bën mirë, promovon Vlorën si destinacion turistik. Është një propozim që ka ardhur prej një viti. Është në fazë negocimi nuk…
Nis takimi i liderëve partiakë të ftuar nga Kurti. Të pranishëm të gjithë liderët e partive te mëdha politike shqiptare përpos Ramush Haradinajt. AAK në këtë takim përfaqësohet nga nënkryetarja Time Kadrijaj. Në këtë takim nuk po marrin pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe dhe as Nenad Rashiç. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti deklaroi se do të shohë kush do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës dhe se shpreson që pas takimit do të ketë çfarë të deklarojë. “Së pari të shohim kush po vjen e si po ecën dhe pastaj të shohim”, tha Kurti para takimit. Kurti është shoqëruar nga kryetari…
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, pritet të vazhdojë karrierën në Serie A me Torinon. Sipas raportimeve të fundit nga eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, klubi torinez është gati të nënshkruajë me Ismajlin, i cili aktualisht është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Empolin. Pavarësisht se Empoli nuk arriti të mbijetojë në elitën e futbollit italian, Ismajli pati një sezon të spikatur në aspektin individual, duke tërhequr interesin e disa klubeve. Ndër të tjera, Bologna dhe Verona kishin shfaqur interes për të në Serie A, ndërsa nga Turqia ishte Beshiktash që dëshironte shërbimet e tij.
Një demonstratë e ekstremit të djathtë po mbahet në të njëjtin shesh përpara bashkisë së Budapestit, aty ku janë edhe pjesëmarrësit e Paradës së Krenarisë. Aktivistë nga partia ekstremiste hungareze Patria Nostra po protestojnë në të njëjtën rrugë ku pritet të zhvillohet Parada e Krenarisë. Ekstremistët kanë bllokuar Urën Szabadsag me makinat e tyre, një ndalesë në itinerarin e planifikuar të Paradës së Krenarisë, e cila do të fillojë së shpejti nga Bashkia e Budapestit. Protestuesit e Paradës së Krenarisë kanë filluar të mblidhen përpara Bashkisë, ndërsa policia nuk po ndërhyn. “Nëse policia nuk bën asgjë për të parandaluar marshimin…
Këtë të shtunë një palmë u rrëzua papritur në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn”, kjo duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh, por për fat të mirë nuk pati të lënduar. Rruga u bllokua përkohësisht dhe policia po menaxhon qarkullimin, ndërsa pritet largimi i palmës. Ngjarje të ngjashme janë shënuar më herët në të njëjtin bulevard dhe zona të tjera të Durrësit.
Nën kujdesin e veçantë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe me pjesëmarrjen e rreth 70 ministrave nga mbarë globi, u zhvillua në Stamboll Forumi Global i Transportit dhe Ndërlidhjes, një ngjarje me peshë ndërkombëtare që bashkon vende të Europës, Azisë dhe kontinenteve të tjera për të diskutuar të ardhmen e infrastrukturës dhe teknologjisë së transportit. Në këtë forum mori pjesë edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila prezantoi progresin e bërë nga Shqipëria në fushën e transportit rrugor dhe aviacionit civil. Ajo vuri theksin në projektet ambicioze që vendi ka ndërmarrë në sektorin e…
Një banesë është përfshirë nga flakët në mesditën e së shtunës në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Zjarri ka shkrumbuar plotësisht orenditë e shtëpisë së familjes së Qemal Gurit, ndërsa fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të flakëve, asnjë prej familjarëve nuk ndodhej brenda. Një e afërme e familjes tregon se lajmin për zjarrin e kanë marrë nga fqinjët dhe kanë vrapuar menjëherë drejt banesës. Sipas saj, dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. E tronditur, ajo i bën apel institucioneve për ndihmë emergjente, pasi familja ka mbetur pa strehë. Shërbimi zjarrfikës ndërhyri për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të shtunë, për të ndjekur nga afër masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Proda zhvilloi një takim me forcat e policisë të angazhuara në terren, ku dha udhëzime të qarta për rritjen e sigurisë dhe standardeve të shërbimit gjatë muajve të verës. “Ta bëjmë punën me përkushtim. Duhet sjellje etike, askush nuk na e ka borxh të dëgjojë një fjalë të rëndë nga ne. Ne jemi aty për të bërë detyrën”, u shpreh Proda, duke theksuar rolin e policisë…
Një përplasje mes policisë dhe një të riu ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë. Sipas raportimeve, në aksin Lezhë-Milot, i riu nuk i është bindur urdhrit të policisë, për këtë arsye blutë kanë qëlluar në drejtim të mjetit të tij.Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar. I riu është ndaluar më pas nga policisë, teksa po vijon puna për hetimin e plotë të ngjarjes.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr.36 të vitit 2019* regjistroi procedimin pasuror nr.10/2025 dhe paraqiti në Gjykatën e Posaçme, kërkesën për sekuestrimin e disa pasurive që dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.36 të datës 20.05.2025 vendosi sekuestrimin e disa pasurive të lidhura me personat nën hetim, të përfshirë në veprimtari kriminale. Ky vendim është ekzekutuar më datë 21.05.2025. Pas kësaj, Prokuroria e Posaçme vijoi hetimet intensive dhe zbuloi edhe pasuri të tjera të lidhura me subjektet nën hetim.…