Ish-këshlltari i Sigurisë, John Bolton thotë se ka arsye për t’u shqetësuar për ndezje të ndonjë konflikti, bazuar edhe në kontekstin e ngjarjeve historike. Për të shumë çështje kanë mbetur pezull dhe të paqarta. “Ka arsye për tu shqetësuar, ne i dimë të gjitha ngjarjet historike dhe Ballkani është më i qëndrueshëm se 35 vite më parë kur u shpërbë ish-Jugosllavia dhe ish Bashkimi Sovjetik, por shumë çështje janë pezull dhe të paqarta dhe mendoj se duhet të shikoni përpjekjet ruse në Rumani për të prekur zgjedhjet dhe politikën në rajon që është me të vërtetë diçka e rrezikshme”. Sa…
Author: tirana
Palmeirasi vijon rrugëtimin në Kupën e Botës për Klube. Skuadra e drejtuar nga Abel Ferreira triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Botafogos në një derbi tepër të ndezur brazilian, duke siguruar një vend në çerekfinale të turneut. Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme dhe e balancuar, por në fraksionin e dytë Palmeirasi mori kontrollin e lojës, duke vënë në vështirësi të mëdha kundërshtarin. Portieri John Victor mbajti në lojë Botafogon me disa pritje vendimtare, por nuk mundi të ndalë goditjen e Paulinhos në minutën e 99-të, e cila rezultoi fatale. Me këtë fitore, Palmeirasi kalon në fazën…
Agroturizmi në Tepelenë dhe zonat përreth po merr një zhvillim dhe dimension të ri, falë investimeve të ndryshme private dhe ideve inovative që sjellin risi të ndërthurura bukur me traditën. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga Camp Nivica, një investim mes natyrës magjike në fushën e turizmit të qëndrueshëm. “Eksperienca safari në CampNivica”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale. Fshati Nivicë, i cili gjendet rreth 20 km nga qyteti i Tepelenës, duket se po lulëzon dhe po i rikthehet gjallëria e dikurshme prej numrit të madh të vizitorëve që e zgjedhin si destinacion.
16 persona kanë kërkuar ndihmë tek policia Kufitare e Himarës, kjo pasi në zonën midis plazhit të Qeparoit dhe Borshit. Ata ishin duke lundruar me kanoe, por nuk kanë mundur te rikthehen në breg për shkak të detit me dallgë. Punonjësit e policisë kufitare kanë ndërhyrë sërish duke i shoqëruar dhe shpëtuar 16 personat. Mesditën e sotme ka pasur shumë raste që kanë kërkuar ndihmë turistë të ndryshëm që kishin dalë në det me mjete lundruese.
Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që iu përgjigjën ftesës së tij për dialog, në përpjekje për të tejkaluar bllokimin politik që ka pasuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kurti theksoi se përgjegjësia për formimin e qeverisë i takon Vetëvendosjes si partia më e votuar, por theksoi se ndërtimi i institucioneve, përfshirë Kuvendin, është një detyrë që bie mbi të gjitha forcat parlamentare. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka bërë të qartë se nuk është ajo që zgjidh përplasjet politike mes grupeve parlamentare. Gjykata ka kërkuar dialog, bashkëpunim dhe marrëveshje në frymë mirëbesimi dhe ne kemi ndërmarrë hapa…
Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i PD-së. Për të “neni Basha” është i gabuar. Sipas tij askujt nuk duhet t’i mohohet e drejta për zgjedhur dhe e cilëson “nenin Basha”, si antidemokratik. “E kam thënë dhe nuk ka sekret. Ky ka qenë një propozim i hershëm në PD që duhet të ishte pjesë e statutit një rregull i tillë. Kam qenë atëherë kundër dhe jam kundër një dispozite të tillë që e konsideroj antidemokratike në një statut të një partie që vepron mbi bazën e rregullave demokratike për dy arsye; së pari sepse çmoj që…
Në Corona të Kalifornisë, një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale. Ai u la vetëm në një makinë të mbyllur në temperatura ekstreme prej 43 gradë Celsius. Incidenti ndodhi më 17 qershor dhe u regjistrua nga kamerat e trupit të oficerëve të policisë, të cilët ndërhynë menjëherë pas një telefonate urgjente. Ende nuk dihet sa kohë ka qëndruar foshnja vetëm në makinë. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Departamenti i Policisë së Corona-s publikoi pamjet me qëllim ndërgjegjësimin e publikut mbi rreziqet serioze që sjell lënia e fëmijëve në automjete të mbyllura gjatë temperaturave të larta, duke theksuar…
Në Beograd kanë nisur të organizohen dy protesta në ditën kur shënohet ajo që njihet si festë kombëtare e Vidovdanit. Njëra organizohet nga studentët që i kanë bllokuar universitetet në nivel shtetëror prej fundit të vitit 2024 dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ata i bëjnë përgjegjëse institucionet për shembjen e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntorin e vitit të kaluar, që ka rezultuar me vdekjen e 16 personave. Protesta tjetër është duke u organizuar nga ata që deklarojnë se e mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Protesta e studentëve, e titulluar “Shihemi në Ditën…
Përfundon takimi i liderëve politikë në Prishtinë, kjo për të gjetur gjuhën e përbashkët që do të çojë në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, dhe më pas krijimit të qeverisë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajtën takimin si një farsë dhe të pasuksesshëm. Sipas tyre, Kurti me kryeneçësinë e tij po e interpreton ndryshe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë.
Kanionet e Skraparit mbeten një destinacion i preferuar për vizitorët në këto ditë të nxehta. Turistët eksplorojnë natyrën e mahnitshme dhe shijojnë përvojat më unike duke ushtruar rafting në kanionet e Osumit. Kryeministri Edi Rama poston foto nga vizitorë të shumtë që eksplorojnë Kanionet e Osumit. “Nga Skrapari i aventurës”, shkruan kryeministri Rama, në një postim në rrjetin social Facebook. Sapo kalon qytetin e Çorovodës dhe merr sipër rrjedhën e lumit, shfaqet pamja e mrekullueshme e Kanionit të Osumit rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, 70-80 m i thellë, me shpate vertikale, përfund…
Në episodin më të fundit të podcast-it Public Square, Ditmir Bushati mirëpriti Gabrielius Landsbergis, ish-Ministër i Jashtëm i Lituanisë, për të diskutuar mbi sfidat aktuale të sigurisë në Europë dhe luftën për lirinë përballë agresionit rus. Me një perspektivë unike nga Baltiku, Landsbergis ndau përvojën e tij si ministër gjatë shpërthimit të luftës në Ukrainë, duke theksuar rëndësinë e reagimit të përbashkët europian dhe angazhimit të qëndrueshëm për mbrojtjen e vlerave demokratike. Landsbergis theksoi se ambiciet kolonialiste të Vladimir Putinit nuk kanë ndalur dhe se Europa ende nuk është plotësisht e vetëdijshme për rrezikun real që paraqet Rusia, jo vetëm…
Sabajet Shuti është dënuar në Londër me burgim të përjetshëm, nën akuzën e vrasjes së 27-vjeçarit Lumturi Zeqja. 31-vjeçari është pjesë e grupit “Hellbanianz”, i njohur me pseudonimin “Skilla”. Vëllai i Shutit, Emirlion Shuti edhe ai pjesë i Hellbanianz i njohur me pseudonimin “Mili HB”, u shpall fajtor për përleshje në po të njëjtën ngjarje. Ai mori një dënim me 20 muaj burg i konvestuar në shërbim prove. Gjykata dëgjoi se si Sabajet Shuti nisi sulmin mbrëmjen e 16 tetorit 2022 në Church Lane, Leytonstone. Lumturiu po qëndronte jashtë një kafeneje me mikun e tij kur vëllezërit Shuti mbërritën rreth…