Author: tirana

Aksident në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë. Një automjet në lëvizje përplas dy këmbësorë, turistë të huaj, një prej të cilave femër. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së Vlorës që kanë nisur hetimet për ngjarjen. Të dy personat e plagosur kanë marrë fillimisht ndihmen e parë mjekësore në qendrën shëndetësore verore në zonen e plazhit të vjetër ndërsa më pas me auto-ambulancë janë dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës për ndihmë mjekësore por jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Rreth 170,000 vetë ndoqën paradën e “anijeve me vela të mëdha” të shtunën në qytetin port të Kielit në veri të Gjermanisë, sipas organizatorëve. Kjo ishte 20,000 më shumë se viti i kaluar, ndërsa moti ideal i lundrimit u cilësua si arsyeja kryesore për rritjen e numrit të spektatorëve. Mbi 120 anije morën pjesë, përfshirë 59 anije tradicionale me vela, me anijen stërvitore Gorch Fock prej 82 metrash që udhëhoqi flotën. Gorch Fock u kthye në portin e tij pas një lundrimi stërvitor jashtë vendit dhe falë një leje të veçantë, kapiteni Elmar Bornkessel e lundroi me shpejtësi rreth 6.5…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të marrë pjesë nesër në hapjen e një qendre të përkohshme ndalimi për imigrantë në Floridën jugore, të quajtur Alkatrazi i Aligatorëve. Presidenti republikan po kërkon të përshpejtojë ndalimin dhe deportimin e emigrantëve, duke argumentuar se masa është e nevojshme sepse miliona emigrantë kaluan kufirin ilegalisht gjatë presidencës së demokratit, Joe Biden. Trump do të shoqërohet nga Christie Noem, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, e cila vetë i kërkoi presidentit të vizitonte zonën, sipas një zyrtari amerikan që foli në kushte anonimiteti. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Numri…

Read More

Pjesë të mëdha të Evropës vazhdon të jetë e prekur nga një valë e të nxehtit përvëlues, me temperatura në mes të 30-ave deri në 40oC dhe një sërë alarmesh shëndetësore dhe mjedisore të lëshuara në të gjithë kontinentin, veçanërisht në pjesën jugore të tij. Franca, Italia, Portugalia dhe Spanja, në veçanti, kanë parë mot ekstrem gjatë fundjavës dhe ka të ngjarë që ato kushte të vazhdojnë edhe sot. Ja si paraqiten temperaturat në qytetet kryesore europiane: Roma, Madridi dhe Bolonja 36oC , Athina dhe Napoli 35oC, Lisbonë 34oC, Zagreb 33oC, Paris 32oC, Londër 31oC. Ka zona ku temperaturat do…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri, të cilat janë neutralizuar të gjitha, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren. Këto vatra zjarri janë evidentuar në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Lezhës, Shkodrës, Dibrës, Korçës, Tiranës, Kukësit, Durrësit e Beratit. Kryesisht zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pajojë janë djegur rreth 56 hektarë sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte. Në dy raste zjarret janë evidentuar në një biznes dhe në një banesë, ku janë shkaktuar dëme materiale Në bashkinë e Durrësit, një vatër zjarri e rënë në një treg industrial shkaktoi një…

Read More

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e gjyqit për dosjen “Partizani” në GJKKO. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e quajti gjyqin një piramidë mashtrimi, ndërsa shtoi se “drejtësia politike nuk do mund të shpëtojë kurrë Edi Ramën nga fundi që e pret atë dhe pushtetin e tij, të ngritur mbi krimin, drogën dhe mjerimin e shqiptarëve”. Seanca e parë gjyqësore e parashikuar për t’u mbajtur sot në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” është shtyrë për në datën 21 korrik…

Read More

Në Portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e sotëm super-jahti “Opera”, një nga jahtet më të mëdha dhe luksoze në botë, në pronësi të Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore. “Opera”, i ndërtuar në vitin 2022 nga kompania prestigjioze gjermane Lürssen, ka një gjatësi prej rreth 146 metrash dhe vlerësohet në rreth 450 milionë dollarë. Kjo ndalesë në Shqipëri lidhet me furnizimin me karburant, një nga arsyet kryesore pse jahtet turistike e zgjedhin portin e Durrësit si ndalesë të preferuar në rajon. Sipas burimeve portuale, “Opera” do…

Read More

Çelet seanca e parë në themel për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarber Malltezi dhe 3 personave të tjerë të marrë të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Berisha nuk është paraqitur në seancën e parë, të pranishëm vetëm Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja. Prokuroria përfaqësohet nga prokurori Arben Kraja, ndersa Enkelejda Millonai nuk është paraqitur për arsye shëndetësore. Gjatë seancës, Elsa Ulliri i është drejtuar Malltezit: kKeni firmosur një shkresë për fletë thirrje për seancën e sotme, a ka marrë dijeni Berisha? Malltezi është përgjigjur duke thënë se nuk ka informacion…

Read More

Temperaturat e larta kanë përfshirë vendin, duke arritur sot deri në 39°C në zonat urbane dhe bregdetare. Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb, në një prononcim për News 24 tha se vala e të nxehtit do të vijojë deri të mërkurën dhe të enjten. Në fundjavë pritet një rënie e lehtë e temperaturave me 1-2 gradë Celsius. Gjithashtu, mund të ketë rrebeshe të shkurtra në zona të izoluara. Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb: Dita e sotme (e hëna) regjistron temperatura të larta. Temperaturat në qytete si Tirana dhe në bregdet shkojnë nga 35 deri në 38 e 39 gradë celcius. Në…

Read More

Rreth 28 mijë minimaturantë do t’i nënshtrohen kësaj të hëne provimit të tretë dhe të fundit, atë të Gjuhës së huaj. Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30, teksa do të zhvillohet në 340 qendra të monitoruara nga stafe të kualifikuara të institucioneve arsimore. Provimet shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë. Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e…

Read More

Sot dhe nesër (30 qershor dhe 1 korrik) në Shkup, Maqedonia e Veriut do të zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i fokusuar në Planin për Rritje. Në orën 9:30 pritet të mbërrijnë dhe të mirëpriten zyrtarisht liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ora 10:00 shënon fillimin e panelit të parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor. Në këtë panel, fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja e BE-së, Marta Kos. Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor, me një fond prej 6 miliardë eurosh, u miratua nga Komisioni Evropian më 8 nëntor 2023…

Read More