Ermir Dedja u vra dhe ende Policia e Shtetit nuk pa autor për këtë krim. Hetimet për zbardhjen e vrasjes në Durrës po vijojnë intensivisht, por ende nuk është identifikuar asnjë i dyshuar konkret për ekzekutimin. Grupi hetimor është fokusuar në mbledhjen e çdo të dhëne që mund të çojë në gjurmët e autorëve, ndërsa pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e larjes së hesapeve për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pa anashkaluar dhe pista të tjera. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë marrë në pyetje nëna e viktimës, të afërm të tij, si dhe miq,…
Author: tirana
Hyn në fuqi vendimi “Për përcaktimin e procedurave që ndiqen për shfuqizimin e masave administrative të paekzekutuara” për periudhën nga 1 janari 2015 deri më 30 Nëntor 2024. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton procedurat që duhet të ndiqen nga institucionet për realizimin e procesit të shfuqizimit të masave administrative të paekzekutuara, të përcaktuara te ligji nr.127/2024, i miratuar në dhjetor të 2024-s. Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave 3 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ndërkohë në nenin 3 të ligjit 127/2024 përcaktohej si afat miratimi i tij 10 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit. Në…
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, mori pjesë sot në prezantimin zyrtar të librit “Nefes-Jeta ime”, të shkruar nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Balla përmes një postimi në rrjetet sociale, ndau një foto nga aktiviteti, duke shprehur respektin dhe vlerësimin për rolin e Kryegjyshatës në promovimin e vlerave të paqes, dashurisë dhe harmonisë ndërfetare në shoqërinë shqiptare. “Nefes” nuk është vetëm një autobiografi, por është një testament shpirtëror i cili e rendit atë krahas veprave me mesazhe universale dhe pa kohë. Libri gjithashtu hedh dritë mbi historinë e bektashizmit në Shqipëri.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në liqenin e Farkës ku është gjetur pa shenja jete një 24-vjeçar.Dyshohet se viktima është vetëvarur.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme të rastit. Njoftim i Policisë: -Ditën e djeshme, te liqeni i Farkës, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur shtetasi A. M., 24 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme të rastit.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të rënda mbi procesin e votimit nga diaspora. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kompaninë DHL se, me urdhër të qeverisë, ka shkelur kontratën dhe ka bashkëpunuar me aktorë të lidhur me Partinë Socialiste. Ai pretendon se zarfe të votimit janë plotësuar nga patronazhistë dhe persona të lidhur me qeverinë, ndërsa e cilësoi rolin e Postës Shqiptare si “dorën e zezë” në këtë proces, duke e konsideruar tërësinë e zgjedhjeve si një operacion të kriminalizuar. Sali Berisha: DHL me urdhër të…
Kryeprokurori italian ka zbuluar detaje nga megaoperacioni për shkatërrimit e grupit kriminal që vepronte në Shqipëri dhe Itali. “Transporti bëhej me autobus nga porti i Durrësit. Fluksi i parave është kuptuar nga të dhënat e bisedave dhe në fotot e bëra të këtyre bisedave ne celular, që rezultonin veç drogës dhe paratë. Bashkë me pakot edhe letra të shkuara me dorë për të dhënat e ekonomike të grupit. Kjo ishte e rëndësishme”, tha ai.
Ndjekja e parasë përtej kufirit, sekuestrimi i pasurive të paligjshme ishin në fokus të operacionit të SPAK me antimafian italiane në kuadër të të cilët u lëshuan 52 urdhërarreste. Në konferencën e përbashkët në Prokurorinë e Posacme, prokurori italian, vlerësoi bashkëpunimin me SPAK si të suksesshëm. “Falenderimi i shkon të gjithëve, dhe me kontributin e secilit kemi arritur të ndërtojmë një hetim që shkon përtej kufijve. Cdo gjë nga gjyqtarët, forcat e rendit, shkëmbimi informacioneve, DIA, policia e re gjyqësore në SPAK, nëse duke punuar bashkë vendosim angazhimin tonë, mund të arrijmë nivele që më parë ishin të vështira për…
Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se në kuadër të operacionit anti-drogë të koduar ‘Ura’, është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeprokurorin e Barit, Roberto Rossi, Dumani shprehu falenderime për autoritetet italiane, si dhe Eurojust e Europol. “Është arritur t’i jepet goditje një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri. Një falenderim i veçantë për Eurojust dhe Europol”, tha ndër të tjera Dumani.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ankohet në SHBA për humbjen e zgjedhjeve. Përmes kompanisë lobuese, që është paguar 6 milionë dollarë, i është dërguar një shkresë Departamentit amerikan të Drejtësisë. “PD kërkon që SHBA të mos njohëz gjedhjet e 11 majit. Deri tani kemi një certifikim të rezultatit nga KQZ, për qarkun e Kukësit. Me gjasë, kështu do të vijojë edhe për qarqet e tjera. Ky dokument është regjistruar në SHBA më 16 maj, 5 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Është kompania lobuese e paguar 6 milionë dollarë. E njëjta kompani që loboi 3 herë për një vizë për…
Në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, kryhen kontrolle në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un. Policia gjeti në banesën e një 33-vjeçari, dokumente false, elektroshok dhe fishekë arme gjahu. Arrestohet 33-vjeçari dhe sekuestrohen sendet. Si rezultat i kontrolleve të kryera në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, me BKH-në dhe me Prokurorinë e Beratit, në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 33 vjeç. Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe…
Data 9 shtator pritet të jetë dita e mbledhjes së Kuvendit të ri që ka dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë deputetët pritet t’i kthehen jetës parlamentare pas 2 muajsh shkëputje. Javën e ardhshme prite të mbahet një mbledhje e Konferencës së kryetarëve për të miratuar programin e punës së Kuvendit. Kuvendi duhet të vijojë punimet deri më 8 korrik, në Kushtetutë sqarohet se nuk mund të shqyrtojë ligje 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe nisjen e legjislaturës së re, që pritet të jetë 8 shtatori. Deri më 8 shtator zgjat mandati i deputetëve të legjislaturës aktuale.
Bashkimi Evropian ka propozuar një tarifë fikse prej dy eurosh për miliarda pako të vogla të dërguara direkt në shtëpitë e njerëzve, të cilat aktualisht vijnë kryesisht nga Kina. Taksa e re do të thotë që pakot me vlerë më pak se 150 euro (126 paund) nuk do të jenë më pa doganë. Tregjet online, duke përfshirë gjigantët kinezë Temu dhe Shein, pritet të paguajnë tarifën, tha Komisioneri i Tregtisë i BE-së Maros Sefcovic. Vitin e kaluar, 4.6 miliardë pako të tilla hynë në BE, me më shumë se 90% që vinin nga Kina. Një vëllim i tillë kishte krijuar…