Author: tirana

Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë sot një sipërfaqe të madhe me ullinj në fshatin Balëz, pjesë e Njësisë Administrative Bradashesh në bashkinë Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer rreth orës 11:55 paradite dhe është përhapur me shpejtësi, duke marrë përmasa alarmante. Flakët të cilat janë përshkruar si jashtëzakonisht të mëdha, kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë toke të mbjellë me ullinj duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke rrezikuar përhapjen drejt zonave të tjera me bimësi dhe banesa të afërta. Terreni i pjerrët , temperaturat mjaft të larta dhe erërat që fryjnë në këtë periudhë të…

Read More

Një 86-vjeçar ka humbur jetën, pasi ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 qershor, në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet. “Më datë 30.06.2025, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi B. T., 86 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është më afër se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nga Shkupi, ku po merr pjesë në samitin për planin e rritjes, Rama u shpreh se Shqipëria do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj, teksa shtoi se plani i rritjes do të realizohet. “Sot jemi këtu për një tjetër ndalesë të rrugës së përbashkët që lidhet me zbatimin e ri të panit të rritjes, po na afron përditë e më shumë me BE. Jemi krenarë sepse kemi përmbushur të gjitha pikat për zbatim, vazhdojmë me kalendarin. Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, organizoi një aktivitet përkujtimor për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë një vit më parë. Në fjalën e saj, Elena Kadare, bashkëshortja e kolosit të letrave shqipe, ka vlerësuar fjalët e folësve, duke shtuar se jeta e shkrimtari të madh shqiptar, ishte në një linjë me atë të shqiptarëve dhe Shqipërisë. “Kur bëhet fjalë për figurën e Ismail Kadaresë jam e ndjeshme ndaj tonit elitar të folëse dhe vlerësimit për veprën e tij. Ishte një shkrimtar shqiptar që ngriti metaforën e tij letrare në nivelin e frymëmarrjes kombëtare, që përshkroi…

Read More

Të mbledhur në Shkup me komisioneren europiane të zgjerimit, Marta Kos, liderët e Ballkanit Perëndimor diskutojnë me zyrtaren e lartë të bllokut Planin e BE-së për Rritjen në rajon. Në takimin me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, marrin pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, të Bosnjës dhe Hercegovinës, të Kosovës, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Shqipërisë. Në kuadër të takimit mbahen edhe dy panele. I pari do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, kurse i dyti do t’u kushtohet mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes. Evropa nuk mund të…

Read More

Operacioni, në vazhdën e aksioneve të Policisë së Tiranës, kundër shitjes në doza/sasi të lëndëve narkotike. Siguronin lëndë narkotike Kokainë, e cila iu jepej shtetasve të tjerë, për ta ndarë dhe shitur në doza në Tiranë të Re, Kombinat dhe Selitë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Gjatë kontolleve, iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë. Si rezultat i një hetimi tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin “Furnitorët”. Në kuadër të…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Read More

Policia greke ka arrestuar 5 person, mes tyre 4 grekë dhe 1 shqiptar, nën akuzën e trafikut të armëve. Sipas policisë helene organizata aktivizohej në ishullin e Kretës dhe konkretisht në Hania. Policia greke kishte informacion se anëtarët e kësaj organizata trafikonin armë dhe fishekë nga Shqipëria në drejtim të Kretës. Pas hetimeve, autoritetet helene mundën të vërtetojnë aktivitetin e trafikantëve dhe kryen operacionin për kapjen e tyre, Manolis Janulis, Nikolas Lagudhaqis, Jorgos Karcionaqis, Manushos Pisadhaqis dhe shtetasi shqiptar Kostika Braho. Tre shtetasit grekë u ndoqën prej policisë dhe u panë në afërsi të kufirit greko- shqiptar në Kostur teksa…

Read More

Temperaturat e larta dhe vapa, që do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, mund të shkaktojnë sëmundje serioze deri në vdekje. Dhjetëra qytete në të gjithë Evropën Jugorejanë përfshirë nga valët e të nxehtit. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë për rreziqet nga temperatura ekstreme që do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim dhe kanë shtuar gatishmërinë. Në disa qytete në Spanjë termometri i ka kaluar 40°C. Ndërkohë Portugalia, Franca dhe Italia kanë vënë në gatishmëri shërbimet mjekësore për shkak të rrezikut nga goditjet prej nxehtit. Nga ishulli italian i Siçilisë dhe nga Greqia njoftohet edhe për zjarre. Edhe Shqipëria po përjeton…

Read More

Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë më parë, me mbi 4.4 milionë udhëtime të kryera brenda dhe jashtë vendit nga individë mbi 15 vjeç. Pjesa dërrmuese e këtyre udhëtimeve – plot 97,9% – janë kryer për qëllime personale, ndërsa vetëm 2,1% për arsye biznesi. Udhëtimet jashtë vendit janë rritur ndjeshëm me 43,4% krahasuar me vitin 2023, duke reflektuar një rritje të dukshme të kërkesës për turizëm dhe lëvizshmëri ndërkombëtare. Shqipëria vazhdon të mbetet një destinacion i preferuar, sidomos për pushime dhe kohë të lirë, që përbëjnë qëllimin kryesor të udhëtimeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit.…

Read More

Policia Rrugore e Vlorës ka vijuar kontrollet në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë në zonat turistike. Në segmentin Skelë – Lungomare derine Ujë te Ftohtë janë marrë disa masa konkrete ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit. Gjatë kontrolleve janë ndaluar dhe ndëshkuar 15 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtës. Ndërkohë, janë konstatuar 50 mjete të parkuara në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, kryesisht në vendkalime këmbësorësh dhe zona me tabelë ndalimi, për të cilat janë marrë masa administrative. Gjithashtu, janë vendosur 10 masa administrative për mjete me xhama të errësuar, si dhe janë zhvendosur disa automjete me karrotrec…

Read More

Nga kjo e martë e 1 korrikut, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke sjellë një lehtësi të madhe për mijëra qytetarë shqiptarë dhe italianë që kanë punuar në të dy vendet. Individët që plotësojnë kriteret për përfitim pensioni mund të aplikojnë pranë zyrave të sigurimeve shoqërore në të dy vendet, ose online në portalin zyrtar e-Albania. Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri ka bërë të ditur më herët se janë marrë masa për të përballuar një numër të madh aplikimesh, që sipas parashikimeve, pritet të kalojnë mbi…

Read More