Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Por më parë pati një deklaratë për mediat, aty ku edhe ndodhi diçka e pazakontë. Gazetarja nga ”Klan Kosova” për shkak të hapësirës së kufizuar, ishte ulur në gjunjë për të bërë pyetjen, çka ka sjellë edhe një shkëmbim fjalësh me kryeministrin në mënyrë krejtësisht miqësore dhe me humor. Replikat Gazetarja: Për shkak të hapësirës, nuk ka telash. Rama: Ka shumë telash, se gjithë këta çuna që kanë mbetur ty me u ul në gjunjë dhe vetë rrinë në këmbë, duhen marrë dhe duhen…
Author: tirana
Është bërë autopsia mbi trupin e Rivaldo Rusit, 26-vjeçarit shqiptar që humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri nga pronari i një vile në Foria di Centola mbrëmjen e 22 qershorit në Itali. Pronari i shtëpisë duke dëgjuar zhurma, mori pushkën që e mbante me leje dhe zbriti poshtë duke qëlluar. Në atë moment ai qëlloi disa herë dhe 26-vjeçari u vra, një bashkëpunëtor tjetër u plagos rëndë dhe një shqiptar i tretë arriti të arratisej dhe aktualisht është në kërkim. Autopsia e sotme, e urdhëruar nga Prokuroria e Vallo della Lucania, u krye nga mjeku ligjor Francesco Lombardo.…
Nga dita e sotme, 1 korrik 2025, nis zbatimin marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të pensioneve mes dy vendeve për shtetasit shqiptarë dhe italianë, një moment i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar prej vitesh në Itali, por edhe italianët që punojnë në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama shkruan se kjo sjell tashmë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet. ”Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore, duke sjellë një lehtësi të madhe të…
Ivanka Trump, vajza e madhe e presidentit të Amerikës, Donald Trump është kthyer në një ambasadore të Shqipërisë turistike. Ajo ka vizituar së bashku me familjen vendin tonë gjatë muajit qershor. Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka ndarë disa foto, mes të cilave shfaqet së bashku me të birin në jugun e Shqipërisë. Në sfond perëndimi, dhe ishulli i Sazanit, ku dhëndri i Donald Trump, pritet të investojë një super resort në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë. Me statusin e investitorit strategjik prej janarit, dhëndri i Trump, Jered Kushner, do të ndërtojë një resort…
”Baby” është tashmë në Youtube. Bashkëpunimi i shumëpritur nga Egli dhe Sergio po pëlqehet nga ndjekësit, dhe sigurisht që vëmendja është tek çfarë thuhet në këngë. E prodhuar nga SBS Entertainment, “Baby” vjen me një melodi të realizuar nga Ghulo dhe Muma, dy emra të njohur që fshihen pas shumë projekteve të suksesshme. Pamja skenike e artistëve është realizuar nga Sellma dhe Kaci, ndërsa veshjet e veçanta janë krijuar nga stilistja Miranda Dupi, duke i dhënë këngës një pamje moderne dhe tërheqëse.
Gjykata Kushtetuese e Tajlandës ka pezulluar nga detyra kryeministren Paetongtarn Shinawatra, e cila është nën presion në rritje për të dhënë dorëheqjen për shkak të bisedës së saj telefonike me ish-liderin kamboxhian Hun Sen. Audio-mesazhi, në të cilin Paetongtarn e quan atë “xhaxha” dhe kritikon një komandant ushtarak tajlandez, shkaktoi zemërim publik dhe nxiti një peticion për shkarkimin e saj, të cilin gjykata po e shqyrton. Kjo ngjarje mund ta bëjë Paetongtarn politikanen e tretë në klanin e fuqishëm Shinawatra, e cila ka dominuar politikën tajlandeze për dy dekadat e fundit, që humbet pushtetin para se të përfundojë mandatin e…
Mjeku Ilir Alimehmeti i cili ishte pranë marrjes së mandatit si deputet, nuk është i kënaqur as me procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, edhe përse ishte një nga kërkuesit që kjo gjë të realizohej në kuadër të transparencës. Për të KQZ-ja e bëri rinumërimin si donte vetë dhe nuk pranoi të merrte për bazë videot e saj, nga të cilat ai në cilësinë e kandidatit bëri dhe kërkesën për rivlerësim. ”Rinumërimi si u bë nga KQZ dhe si u vendos nga KAS nuk u bë si kërkuam ne. Kërkesa ime u hodh poshtë nga KAS dhe…
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi në pjesëmarrjen e punimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë, dëshmoi mbi ndërhyrjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke e cilësuar Vorën si shembullin më ekstrem të kapjes së procesit zgjedhor nga grupet kriminale. Ajo tregoi se kishte kallëzuar paraprakisht këtë grup në SPAK dhe institucionet përgjegjëse, por në ditën e zgjedhjeve nuk mori asnjë mbrojtje. Ajo vetë dhe stafi i saj, përfshirë vajzën e saj të mitur, u kërcënuan drejtpërdrejt. Deputetja theksoi se ky është vetëm një rast nga shumë të tjerë…
Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Shkup, këtë të martë u takua me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit. Rama ka postuar foto nga takimet e zhvilluara te Çarshia e Vjetër e Shkupit. Kreu i qeverisë mori pjesë sot në Takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian kushtuar Planit të Rritjes për rajonin, që u zhvillua në Shkup, Maqedoni e Veriut, me një agjendë diskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.
Europa është nën ”pushtetin” e flakëve. Franca ka mbyllur më shumë se një mijë shkolla, ndërsa Spanja konfirmoi qershorin si muajin më të nxehtë në histori, teksa një valë ekstreme e të nxehtit ka shkaktuar alarmi në mbarë Evropën. Sipas Shërbimit Europian të ndryshimit të Klimës Kopernikus, Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë, gati dyfish më shumë se mesatarja globale. Në Francë termometri arriti në 41 gradë në disa zona, me 16 departamente që do të jenë në nivelin me të lartë të alarmit dhe 68 në të dytin më të lartë. Rreth 1350 shkolla janë mbyllur pjesërisht…
Gjykata e Posaçme në Tiranë me kërkesë të SPAK, pushoi hetimet për korrupsion në zgjedhje të një dosjeje që ishte kallëzuar nga PD-ja dhe që bënte fjalë për hetimet për krime elektorale që i përkasin zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Çështja për të cilën nuk u gjetën elementë të veprës penale lidhet me një denoncim të demokratëve që kishin dyshime se dhjetëra fermerë në Vlorë ishin rimbursuar me karburant në prag të zgjedhjeve të dy viteve më parë dhe ky në denoncim konsiderohej si korrupsion në zgjedhje. Çështja u verifikua dhe u hetua nga prokuroria lokale që konstatoi se…
Kreu i PD-së, Sali Berisha në mesazhin e tij gjatë asamblesë parlamentare të OSBE, foli për zgjedhjet e 11 Majit. Para përfaqësuesve të organizatës që kanë monitoruar nga afër zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, lideri i opozitës pohoi se Shqipëria është kthyer në narkodiktaturë, ku sipas tij vota u diktua nga krimi. ”Kartelet e drogës në Shqipëri janë direkt të lidhura me qeverinë dhe janë shumë të fuqishme: karteli Troplini/Poja kontrollon portin e Durrësit, portin më të madh të vendit dhe të rajonit. Karteli Çela i Elbasanit kontrollon autostradën e trafikimit të heroinës që vjen nga Lindja. Këto kartele…