Author: tirana

Qeveria shqiptare është përfshirë në një tjetër operacion për evakuimin e shqiptarëve nga Irani. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani jep detaje mbi evakuimin nga Irani të një familjeje shqiptare. “Kemi ruajtur vëmendje maksimale edhe për shtetasit shqiptarë që ndodhen në vende me të cilat nuk kemi marrëdhënie diplomatike, siç është Irani. Pesë ditë më parë kemi bërë të mundur tërheqjen e një familjeje nga Irani, përmes vendeve fqinje që janë vende mike dhe partnere. Kemi arritur që një familje me dy prindër dhe tre fëmijë të mbërrijë dhe të hyjë në territorin e Republikës së Shqipërisë,…

Read More

Bashkia Fier ka reaguar pas lajmit të fortë se në fshatin Sheqishte, babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën, 12-vjeç. Kështu Bashkia ka ofruar ndihmë tẽ menjëhershme në masën 2 milionë lekë të vjetra, akordimin e një bonusi qeraje ku nëna e 7 fëmijëve të zgjedhë banesën dhe qeranë do e paguajë bashkia, si dhe mundësi punësimi në një nga ndërmarrjet e bashkisë. Nëna e vajzës figuron banore e Fierit në gjendjen civile, ndërsa prej disa kohësh banonte në një banesë në ruajtje.

Read More

Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, njoftoi të martën se ka vendosur ta bojkotojë Kuvendin serb në shenjë proteste ndaj, siç i përshkroi ai, krizës politike dhe institucionale në vend, mungesës së vullnetit politik për t’i respektuar të drejtat e njeriut dhe të pakicave, posaçërisht të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në një njoftim në Facebook, Kamberi renditi një sërë arsyesh për të cilat tha se ka vendosur që “në këto rrethana, nuk do të marr pjesë në punimet e ardhshme të Parlamentit të Serbisë”. “Shoqëria e vërtetë proevropiane mund të ndërtohet vetëm duke garantuar…

Read More

Deputeti britanik Nigel Farage, thotë se 1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg. Pasi deputeti njoftoi se kishte pranuar ftesën për të vizituar Shqipërinë, kryeministri Edi Rama i kërkoi që të caktonin datën, ndërsa i tha se nuk mund t’i përdorë shqiptarët si mish për propagandën lidhur me Brexit. Duke folur për këto replika, avokati shqiptar në Britani Naim Hasani i cilësoi deklaratat e Farage si politike. Për të Farage njihet si një politikan me pikëpamje të ashpra dhe se si ka mbetur gjë tjetër për të përdorur përveç retorikës së ashpër ndaj emigrantëve. Sipas tij, numri i…

Read More

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, shprehet krenare për ecurinë e procesit të anëtarësimit në familjen europiane. Për të vlerësimi i Komisioneres Marta Kos për hapjen e tri grupkapitujeve në vetëm 6 muaj dhe mbi të gjitha mundësia për t’i hapur të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti, është një motivim më shumë për punën e qeverisë. ”Krenar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në familjen europiane. Vlerësimi i Komisioneres Marta Kos për hapjen e tri grupkapitujeve në vetëm 6 muaj dhe mbi të gjitha mundësia për t’i hapur të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti është një motivim më shumë në rrugën që kemi…

Read More

Me dhjetëra besimtarë ortodoksë në katedralen ”Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër i dhanë lamtumirën e fundit. Metropoliti Imzot Dhimitri, i cili ndërroi jetë tre ditë më parë në ambientet e spitalit të Janinës pas një komplikacioni shëndetësor. Të pranishëm në ceremoninë e rastit ishte kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale, Joan Pelushi, klerikë të shumtë, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe diplomatët më të lartë të Ambasadës Greke në Tiranë. Mitropoliti Imzot Dhimitri do të prehet në kishën e Shën Parashqevisë, në zonën e Dropullit.

Read More

Deputeti i zgjedhur i PS-së, Agron Malaj u paraqit këtë të martë në Gjykatën e Posaçme. Ai ka kallëzuar për shpifje Xhelal Mziun në GJKKO. Padia erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve të 11 Majit, se automjeti që përdorej nga Malaj ka shpërndarë para në këmbim të votave. Më 10 maj, një ditë para zgjedhjeve u shënua një incident, ku simpatizantët e PD-së ndaluan një automjet duke pretenduar se personat që ishin në të, po shpërndanin para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste. Sikurse koha e tregoi, gjithçka rezultoi…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nën monitorimin e anëtarëve të KAS nisi këtë të martë rinumërimin e votave për qarkun e Fierit. Në total janë 587 kuti votimi për t’u numëruar. Sipas të dhënave të reflektuara në faqen online të KQZ në 283 kuti të numëruara deri më tani Partisë Demokratike i janë shtuar 76 vota ndërsa PS i janë hequr 19. Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet inicuese e kërkesës për rinumërimin e qarkut Fier, i janë shtuar 10 vota. Social Demokratëve të Tom Doshit i janë hequr 3 vota ndërsa dy vota i janë hequr Partisë Aleanca. Për votën preferenciale deri…

Read More

Në seancën gjyqësore për vrasjen e Santiago Malkos, ka dëshmuar Muhamet Duka, babai i të akuzuarit Leonard Duka. I thirrur nga mbrojtja, ai ka deklaruar se nuk ka njohje personale me viktimën apo të përfshirët në ngjarje dhe se nuk ka pasur dijeni për ndonjë konflikt mes djemve të tij dhe personave të përmendur. Ai theksoi se është marrë me biznesin e vet dhe nuk është përfshirë në jetën shoqërore apo aktivitetet e të birit. Avokatja: A e njihni shtetasin Santiago Malko? Duka: Nuk e njoh dhe nuk kam pasur asnjë konflikt. Mesa di unë, as djemtë e mi nuk…

Read More

Ministri i Shtetit, Taulant Balla njëherësh dhe drejtues politik i PS-së për Diasporën ka bërë një thirrje publike për angazhimin e diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik të vendit, veçanërisht në zonat malore. Balla shkruan se ka mirëpritur sot në zyrën e tij Kujtim Hasanin, një sipërmarrës të suksesshëm në Londër, i cili ka shprehur interes për të investuar në vendlindje. “Ishte kënaqësi të mirëpres sot Kujtim Hasanin, një sipërmarrës i suksesshëm në Londër, me dëshirën për të investuar në Shqipëri”,-shkruan ministri. Në fokus të takimit ishte Paketa e Maleve, një nismë e qeverisë që synon rigjallërimin e zonave malore përmes…

Read More

Rritja e menjëhershme e temperaturave ka shtuar përhapjen e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, të cilat sipas Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë neutralizuar të gjitha, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren. Këto vatra zjarri janë evidentuar konkretisht në Vlorë, Fier, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Rrogozhinë, Durrësi, Kuçovë, Lezhë, Kurbin dhe Has. Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë qyetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve sidomos gjatë këtyre ditëve që temperaturat kanë arritur vlerën deri në 40 gradë Celcius. Njoftimi…

Read More

Një aksident u regjistrua ditën e sotme në rrugën Transballkanike, ku një automjet i llojit “Golf” goditi një këmbësore të moshuar rreth 65 vjeçe, e cila po kalonte në vijat e bardha. Pas goditjes, Golf-i u përplas me një tjetër automjet të tipit “Audi”. Këmbësorja ra në tokë me plagë në trup dhe gjymtyrë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën ne spitalin e Vlorës. Policia në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Read More