Author: tirana

Në Gjykatën e Fierit është paraqitur sot (2 korrik), 36-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur vetëm 12-vjeçe. Para trupit gjykues, babai i 7 fëmijëve tha se ka kryer marrëdhënie me të bijën vetëm një herë në makinë teksa po ktheheshin nga Tirana. Një ditë më parë gjatë marrjes në pyetje e mitura ka dëshmuar se babai ka kryer marrëdhenie seksuale me forcë, në mënyrë sistematike që nga mosha 5-vjeçare, duke përmendur dhe një episod në Gjermani ku kishin emigruar para një viti. Ndërkohë nëna e të miturës teksa kërkon dënimin maksimal për…

Read More

Zaptuan hapësirat publike, procedohen 5 persona në Vlorë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vijon kontrollet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme. Pesë persona janë proceduar penalisht për zaptim dhe ushtrim të aktiviteteve tregtare pa regjistrim. Rastet janë konstatuar në lagjet “11 Janari”, “Uji i Ftohtë” dhe “10 Korriku”. Policia apelon qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112. Njoftimi i policisë: DVP Vlorë Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme. Procedohen penalisht nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, 5 shtetas, për zaptim të hapësirës publike dhe…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale një video me momente nga Parada e Shqiptarëve e zhvilluar një vit më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke e cilësuar këtë event si një simbol të bashkimit kombëtar dhe shpirtit shqiptar. Në postimin e tij, Veliaj thekson se Tirana nuk është vetëm një destinacion turistik, por vendi ku shqiptarët nga të gjitha trojet mblidhen për të festuar së bashku. Ai nënvizon se ky aktivitet i kthyer tashmë në traditë do të vijojë edhe këtë nëntor. “Tirana sot nuk është vetëm një qendër që tërheq…

Read More

Një 48-vjeçar është marrë me forcë dhe është dhunuar nga katër persona në Durrës. Bëhet fjalë për një kameraman të identifikuar si Denis Simaku, i cili është dhunuar nga Anderson Kodra, 27 vjeç, Klerjan Kodra, 31 vjeç, Jaho Kodra 35 vjeç dhe Samuel Puja, 27 vjeç. Policia thotë se autorët janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti. Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjence të shkaktuar nga disa zjarre të fuqishme që përfshinë disa zona periferike të qytetit. Kulmi i situatës arriti kur në fushën e grumbullimit të mbetjeve, të njohur si Landfilli i Inceneratorit të Elbasanit zjarri shpërtheu rreth orës 17:10 dhe ende pas më shumë se 10 orësh përpjekjesh, vatra vijon ende të jetë aktive në thellësinë e masës së mbetjeve, ndërsa re të mëdha tymi toksik vijojnë të dalin mbi qytet. Në vetëm pak orë, Elbasani u përball me katër vatra zjarri, ku përveç landfillit, flakët përfshinë dhe një kodër me ullishte…

Read More

Ndërsa Evropa përvëlohet nga vapa e verës, pjesë të Italisë dhe Francës janë në gjendje alarmi maksimal. Edhe Spanja dhe Portugalia po përjetojnë temperatura rekord. Këtë qershor, shumë pjesë të Evropës u përballën me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë për muajin e verës. Shkencëtarët thonë se këto kushte ekstreme janë shkaktuar nga një model i njohur moti i përkeqësuar nga ngrohja globale. Në disa vende janë mbyllur edhe shkollat ​​dhe atraksionet turistike, sepse temperaturat janë bërë vdekjeprurëse. Valët e të nxehtit do të ndodhin më shpesh Botës do t’i duhet të jetojë me valë të nxehti, tha Organizata…

Read More

Në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre, rreth 52 për qind, morën pagesa të pjesshme në vitin 2024 sipas të dhënave zyrtare më 2024. Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023. Rritja e personave me pagesa të pjesshme tregon se gjithnjë e më shumë ata që dalin në pension aktualisht nuk përmbushin kriteret për shkak të emigrimit, informalitetit apo ndërprerjes së periudhave të sigurimit. Të dhënat tregojnë se numri total i pensioneve të pleqërisë arriti në 607,567 në vitin 2024 me rritje vjetore 2.9%, ndërsa numri i pensioneve të pjesshme…

Read More

Një barkë u përmbys në Gjirin e Suezit të martën, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur rreth 20 të tjerë, thanë autoritetet egjiptiane në orët e para të mëngjesit. Barka, Adam Marine 12, u përmbys në rajonin Jabal el-Zayt në Egjiptin verilindor, rreth 250 kilometra nga hyrja e Kanalit të Suezit, tha Ministria e Energjitikës dhe Burimeve Minerale në Facebook. Ministria e Shëndetësisë tha se ishte njoftuar për aksidentin nga Offshore Shukeir Oil Company Co. (OSOCO), por nuk shpjegoi arsyet e aksidentit. “Katër persona të plagosur u transportuan me helikopter dhe 18 të tjerë u dërguan me…

Read More

Të mërkurën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë të qetë dhe me mot të kthjellët pothuajse në të gjithë territorin. Sipas parashikimeve meteorologjike, kthjellimet do të jenë dominuese, ndërsa në orët e mesditës nuk përjashtohen kalime të pakta të vranësirave, kryesisht në zonat malore të jugut. Era do të fryjë me drejtim veriperëndimor në verilindje, me një shpejtësi mesatare prej 5 metra në sekondë. Në lugina dhe zona bregdetare, era herë pas here mund të arrijë shpejtësi deri në 7-8 m/s. Edhe kushtet në det do të jenë të qeta, me valëzim…

Read More

DASHI Ka më pak tension edhe nëse më e mira do të vijë pas të premtes. Në dashuri duhet të kuptoni se çfarë dëshironi vërtet nga partneri juaj dhe cilat janë nevojat tuaja të vërteta. Sa i përket punës, nëse keni projekte në mendje, duhet të mendoni me kujdes para se t’i vini në praktikë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 2 korrik 2025), betejat e dashurisë janë të mundshme, por ka kaq shumë aspekte pozitive saqë tani do të keni mundësinë ta drejtoni jetën tuaj dashurore në drejtimin që dëshironi. Punë? Në këtë periudhë, çdo gjë mund…

Read More