Author: tirana

Ina Majko është emëruar në detyrën e zv/ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Majko ishte po ashtu kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit, por kryeministri Edi Rama premtoi se nëse ajo nuk do të arrinte të zgjidhej në Parlament, do të ishte pjesë e qeverisë. Për t’i hapur vendin Majkos, është marrë po ashtu vendimi për shkarkimin nga pozicioni i zv/ministrit të Shëndetësisë për Niko Hykën.

Read More

Policia e Tiranës ka ndjekur një automjet në rrugën “Myslym Shyri”, që dyshonte se kishte armë brenda. Ndjekja përfundoi te rruga “Andon Zako Çajupi” në “Bllok”, ku automjeti Audi Q8 ka ndaluar pasi ka goditur 4 automjete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Policia pasi ka arritur ta ndalojë makinën, një person është kapur dhe është sekuestruar një armë zjarri. E gjithë skena e ndjekjes është parë nga qytetarët dhe ka krijuar panik për shkak se mjeti në ndjekje ka kryer manovra për t’i shpëtuar policisë.

Read More

Alketa Doci u largua nga Shqipëria menjëherë pas rënies së diktaturës komuniste dhe në fillim iu bashkua një ekipi në Francë. Në “Gjurmë” nga Edlira Prendi, Alketa Doci rrëfen sfidat e para të një 21-vjeçare në një vend të huaj. “Unë isha vetëm 21 vjeç, isha në kulmin e formës time dhe kisha kërkesa për të luajtur jashtë. Pranova njërën prej tyre që ishte ajo në Francë, në një vend të mrekullueshëm, afër Kanës, në jug të Francës. Kam qenë gjithmonë luftarake, kam qenë gjithmonë me dëshirë për të luajtur dhe për të fituar. Nuk është se ka qenë gjithmonë…

Read More

Kreu i nismës ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka shkuar në Elbasan, aty ku nga afër ka denoncuar situatën pas zjarrit që ka rënë në landfillin e mbetjeve në këtë qytet. Ai thotë se janë paguar 26 milionë euro për ndotje dhe jo për mjedis të pastër. Për të tymi që ngrihet nga fusha e mbetjeve po ndot mjedisin, por edhe produktet bujqësore. ”Sot jemi në Elbasan dhe kjo këtu është pasaporta europiane e Shqipërisë sot inceneratori i Elbasanit për të cilin janë paguar 26 milionë euro, që do të duhej që të garantonte cilësinë e mjedisit në qarkun e Elbasanit,…

Read More

Deputeti i PS-së, Erion Braçe kërkon ndërprerjen e punës në ambientet e hapura. Ai i bën thirrje qeverisë ku për të puna duhet ndaluar në sektorin e ndërtimit gjatë orëve të pikut të temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve. ”Mbroni punëtorët! Ndërpritni punën në ambient të hapur në orët e pikut të temperaturave të larta”,-shkruan Braçe në statusin e tij. Po ashtu deputeti tregon se ka vëzhguar situatën në Tiranë, ku në orën 13:00 temperaturat arrijnë në 35 gradë Celsius në termometra, ndërsa sipas ndjesisë reale ato janë 37 gradë, madje mund të shkojnë deri në…

Read More

Këtë të mërkurë Policia e Fierit ka ndërmarrë një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën e nxjerrjes së naftës në Marinëz. Në pranga ka rënë drejtori aktual i kompanisë, shtetas kinez, si dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Operacioni policor është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Forcat e rendit, të shoqëruara nga një furgon i Tatimeve, janë parë të hyjnë në ambientet e kompanisë gjatë mesditës së sotme. Veprimet hetimore vijojnë të jenë aktive, ndërkohë që ende nuk janë dhënë detaje mbi akuzat ndaj të arrestuarve.

Read More

”Pas më shumë se 30 vitesh, kanë rifilluar gërmimet arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës”. Lajmin e ndan kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan që synimi është zbardhja e fazave të hershme të ndërtimit. Kalaja e Gjirokastrës është atraksioni kryesor i qytetit të gurtë falë vlerave historike dhe arkitektonike. ”Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër janë në ditën e tretë të punimeve, të cilat do të vijojnë gjatë gjithë korrikut. Synimi është zbardhja e fazave të hershme të ndërtimit, me zbulimet e para që përfshijnë gjurmë të një kulle nga antikiteti i vonë…

Read More

Në këtë valë të nxehti që ka përfshirë vendin, një gjest human dhe sensibilizues është bërë nga policia bashkiake e qytetit të Shkodrës. Efektivë të policisë bashkiake në Shkodër u kanë qendruar pranë banorëve të qytetit duke u shpërndarë ujë për t’u bërë ballë temperaturave ekstreme. Kreu i bashkisë së Shkodrës Benet beci ndau pamje teksa efektivë të policisë bashkiake u shpërndajnë ujë qytetarëve. “Mirënjohje për shembullin që përcjellin”, shkruan Beci në një postim në rrjetet sociale. Prej ditësh vendi është përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura shumë të larta.

Read More

Banka e Shqipërisë ul në 2.5 normën bazë të interesit për lekun nga 2.75 për qind që ishte. Për herë të fundit norma bazë e interesit kishte ndryshuar në 8 nëntor 2024 kur u ul në 2.75 për qind. Ulja e normës bazë reflektohet së pari te yield-et e bonove të thesarit të qeverisë shqiptare. Bonot e thesarit dhe veçanërisht ato 12-mujore përdoren si tregues referues për kreditë me norma të ndryshueshme interesi. Ulja e normës bazë dhe e yield-eve reflektohet kështu automatikisht në interesat e kredive ekzistuese, përveçse në interesat që bankat ofrojnë për kreditë e reja. Banka e…

Read More

Pas përfundimit të rinumërimit të votave në qarkun e Fierit, ka një humbje për PS-së. Kandidatja shumë virale e PS-së Zegjine Çaushi ka humbur mandatin që e fitoi në zgjedhjet e 11 Majit. Maldrita Bardho i merr mandatin Zegjine Çaushit, diferencë me 10 vota. Rinumërimi i votave u krye pas kërkesës për verifikim të hollësishëm dhe ka rezultuar vendimtar për fatin e mandatit mes dy kandidateve. Me humbjen e mandatit, nuk do të arrijmë të shikojmë përballjen në Kuvend mes Çaushit dhe Gazment Bardhit. Dy kandidatët kanë sulmuar njëri-tjetrin në distancë që prej nisjes së fushatës. Kërkesa për rinumërimin e…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi. Spiropali i përsëriti Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë. ”Vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë për të uruar nga afër Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanin. Kthjelltësia hyjnore dhe urtësia e Fortlumturise së Tij, Joan, na frymëzojnë për të fuqizuar përmasën shpirtërore në punët e detyrat tona…

Read More

Policia e Elbasanit reagon për zjarrin e rënë në landfillin e mbetjeve urbane në periferi. Mësohet se kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, rrethanave dhe përgjegjësve nëse është zjarrvënie e qëllimshme. Hetimeve i është bashkuar edhe Prokuroria e Rrethit. “Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë rast”, thuhet në njoftim. Shërbimet e Policisë, së bashku me…

Read More