Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës. Burime pranë bashkisë bëjnë me dije se kreu i qeverisë do të zhvillojë një mbledhje me të gjithë stafin e institucionit, ku është kërkuar edhe prania e deputetëve dhe ish-deputetëve të qarkut Vlorë. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë problematikat e qytetit dhe sfidat e qeverisjes vendore. Pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë kryeministrin Rama teksa hyn në ambientet e Bashkisë së Vlorës i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, dhe kryetari i bashkisë, Ermal Dredha. Kjo vizitë vjen pak…

Read More

Kryeministri Edi Rama i ka dedikuar mëngjesin e sotëm një postim ministres së parë të konfirmuar në kabinetin qeveritar për mandatin e 4-t. Bëhet fjalë për Ina Majkon, kandidate për deputete na qarkun e Vlorës nën siglën e Partisë Socialiste, ndërsa ditën e djeshme është emëruar zëvëndësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ina Majko është bërë pjesë e strukturave të Partisë Socialiste pas përzgjedhjes nga komuniteti Rom, e para përfaqësuese e ardhur nga ky komunitet në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e Shqipërisë. Ajo garoi për karrigen e deputetes në parlamentaret e 11 Majit në qarkun e Vlorës, por…

Read More

Kuvendi zhvillon sot seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë. Në rend të ditës është miratimi i raportit vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) për vitin 2024. Në këtë raport thuhet se, Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian vazhdon të mbetet organi më lartë këshillimor kombëtar për diskutimin e çështjeve të integrimit evropian, por dhe njëkohësisht një platformë mbarëkombëtare dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë grupet e interesit. Sa i përket vitit 2025, KKIE do të përqendrojë veprimtarinë në disa drejtime kryesore si nxitja e bashkëpunimit midis forcave politike, institucioneve shtetërore dhe të pavarura, shoqërisë civile dhe grupeve të tjera…

Read More

Numri i qyteteve ku priten temperatura rekord vazhdon të rritet. Nëse sot, të enjten, 3 korrik, nuk priten ndryshime krahasuar me të mërkurën, me alarm të kuq në 18 qytete, të premten, 4 korrik, do të ketë 20 qytete me alarm kuq në Itali. Këto janë Ankona, Bolonja, Bolzano, Brescia, Campobasso, Firence, Frosinone, Xhenova, Latina, Milano, Palermo, Perugia, Rieti, Roma, Torino, Trieste, Verona dhe Viterbo, të cilave do t’u shtohen Pescara dhe Venecia, sot dhe nesër me ngjyrë portokalli. Bari, Catania, Cagliari, Civitavecchia, Messina, Napoli dhe Reggio Calabria mbeten me ngjyrë të verdhë.

Read More

Vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit duke sjellë edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 40°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit dhe Beratit. Era…

Read More

DASHI Gjatë këtyre 24 orëve mos u ngurroni: nëse duhet të thoni diçka, bëjeni. Çdo vendim do të ketë një pasojë dhe ndoshta edhe një heqje dorë, por nyjet po kthehen në shtëpi për të fjetur. Hëna dhe Jupiteri do t’ju ndihmojnë në këtë kuptim! DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 3 korrik 2025), ju e urreni ndërhyrjen e njerëzve përreth jush. Mërkuri në disonancë flet për paratë që dalin dhe për shqyrtimin e llogarive, ndërsa Venusi në shenjë shfrytëzon dashurinë dhe do t’ju ndihmojë të jetoni një ndjenjë në një mënyrë të përmbushur. BINJAKËT Hëna nervoze ju…

Read More

Një pjesë e qeverisë zhvilloi këtë të mërkuë një takim në Cërrik me fermerë e sipërmarrës për të dëgjuar problemet e idetë e tyre. Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku teksa ka ndarë foto nga aktiviteti, tha se duhet një bashkëpunim për ti dhënë ritëm zhvillimit. ”Tryezë dialogu me fermerë e sipërmarrës, për të dëgjuar shqetësimet dhe ndarë mendime mbi sektorin bujqësor, si një zë i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Bashkëpunim mes të gjithë aktorëve për t’i dhënë një ritëm edhe më të shpejtë zhvillimit të sektorit”,-shkruan Balluku.

Read More

Kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse pas diskutimeve të ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural mes fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi për një urë të re komunikimi në funskion të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë 2030 në BE, kërkoi që të nxirret urdhri i pezullimit të veprimtarisë së AKU-së, pasi më shumë bën dëm se rregullon. ”Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdojë të veprojë sepse më shumë se sa mirë bën dëm. Duhet pezulluar, duhet ngritur një komision i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha…

Read More

Ish-kandidati i PD-së, Shemsi Prençi thotë se në 11 Maj qeveria Rama kreu një masakër zgjedhore, e cila sipas tij ishte parapërgatitur më herët. Ai shprehet se është dakord me të gjitha denoncimet që ka bërë kryedemokrati Sali Berisha për masakrën zgjedhore. Prençi shton gjithashtu se edhe vetë kryeministri nuk e donte një fitore të tillë, pasi super-pushteti krijon kriza, të cilat do të dalin në pah me kalimin e kohës. ”Sot Rama po bën analizën paszgjedhore disa kilometra poshtë inceneratorit, apo landfillit, atje ku qindra zjarrëfikës po luftojnë me flakët. Ata mbartin përgjegjësitë që nuk iu takojnë që duhet…

Read More

Në këto ditë të nxehta vere, kujdesi për shëndetin nuk mungon as në bregdet. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se “në Ksamil dhe Borsh, ekipet tona mjekësore janë çdo ditë përgjatë vijës bregdetare për të ofruar ndihmën e parë dhe këshillat e nevojshme për çdo pushues”. “Tendat shëndetësore verore janë të pajisura dhe funksionale 24/7, për të siguruar pushime të qeta, të sigurta dhe pa shqetësime shëndetësore”, theksoi Koçiu në një postim në rrjetet sociale. Në vetëm një muaj pas hapjes 12 410 qytetarë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura përgjatë bregdetit…

Read More

Alketa Doçi, një prej volejbollisteve që bënë histori me ekipin e “Dinamos” në vitet 80, rrëfen në “Gjurmë” si volejbolli u bë pjesë e jetës së saj. Për gazetaren Edlira Prendi, Alketa Doçi tregon ajo fillimisht u fokusua tek arti, derisa zbuloi volejbollin. “Unë vij nga një familje tropojane, ku arti dhe sporti ishin çdo ditë. Nga familja e mamit ishin më shumë të muzikës; regjisor daja, tezja këngëtare, këndonin shumë bukur në festa familjare. Dhe nga familja e babit, babi ka qenë kërcim së larti. Mami preferonte artin, pra unë shkova në balet, në piano, në violinë, në kor;…

Read More

Fero ndodhet përballë tri akuzave të rënda penale të ngritura nga Prokuroria Themelore e Gjilanit: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje serioze ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli. Sipas aktakuzës të siguruar nga Paparaci, gjatë periudhës qershor-tetor 2024, Fero dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj Arbenitës, përmes ofendimeve të përsëritura dhe komunikimeve kërcënuese, përfshirë takimet me të për çështjen e fëmijës së përbashkët në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan. Në dosjen hetimore thuhet se artisti e ka përballur ish-bashkëshorten me një varg fyerjesh dhe veprimesh që kanë tejkaluar kufijtë e komunikimit, duke i shkaktuar…

Read More